web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi në Varshavë/ Cakaj përgëzon Kosovën

13 Prill 2019, 06:18, Aktualitet CNA

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë  në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Fondit të Ballkanit Perëndimor. Ky takim u organizua në Varshavë nga Presidenca e rradhës e Kosovës.

Në fjalën e tij, Ministri Cakaj përgëzoi autoritetet e Kosovës për punën dhe angazhimin gjatë Presidencës së Fondit.

Cakaj vlerësoi gjithashtu se pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në këtë organizatë është dëshmi e kontributit të vazhdueshëm të saj në rajon. Bashkëpunimi rajonal është një përbërës i rëndësishëm për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha Cakaj.

Më tej, Ministri Cakaj theksoi se Shqipëria, si vend pritës i Fondit të Ballkanit Perëndimor por edhe i Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal për të Rinjtë, është e angazhuar që këto dy organizma të rëndësishëm të kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërlidhjen midis shoqërive civile, rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe njerëzore, forcimin e sigurisë dhe rritjen e stabilitetit në gjithë rajonin.

Takimi miratoi edhe projektet rajonale në kuadër të Thirrjes së Dytë të Fondit të Ballkanit Perëndimor. Për Shqipërinë, si për çdo vend anëtar të Fondit, u shpallën katër projekte fituese.

Gjatë Konferencës u theksua se tashmë Fondi i Ballkanit Perëndimor po konsolidohet gjithnjë e më tepër si një mekanizëm i rëndësishëm dhe me impakt në rritje në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e urave të reja të besimit mes shoqërivë dhe vendeve të rajonit.

Cakaj falenderoi vendet e Grupit të Vishegradit për mbështetjen që kanë dhanë në drejtim të ngritjes dhe funksionimit të Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe ripërsëriti kërkesën për vijimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Në vazhdim, ai përsëriti thirrjen për mbështetje finaciare për Fondin nga partnerët evropianë, donatorët e ndryshëm, dhe veçanërisht nga Bashkimi Evropian.?





Lajmet e fundit nga