web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Bomba" e Ambasadorit /Guardia di Financa do ndihmojë në hetmin e parave të pista

12 Prill 2019, 21:00, Aktualitet CNA

Ambsadori italian në Tiranë Alberto Cutillo ka thënë në intervistën e tij në “Repolitix”se, së shpejti, një zyrtar i GDF në ambasadë do të ndihmojë autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjeve të kapitalit të dyshimtë, kundër riciklimit.

Diplomati Italian ka thënë se shpreson që të paktën në nivel ekpsertize të ketë edhe një transferim në strukturat e reja shqiptare dhe sipas tij kur të krjohet SPAK-u do të jepet një kontribut sa më i mirë.

“Ne presim që të kemi shpejt një zyrtar të GdF në Ambasadë për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjeve të kapitalit të dyshimtë, kundër riciklimit. Shpresojmë që të paktën në nivel ekspertize të kemi edhe një transferim në strukturat e reja shqiptare. Do të shohim kur SPAK-u të krijohet si mund të japim një kontribut sa më të mirë”,- tha ambasadori Cutillo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga