Deklarata e ish-deputetit/ Në përgjimet e Prokurorisë, politikanë të nivelit të lartë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar n...
Presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij politikë nuk e fshehën gëzimin dje pasi raporti i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller nuk zbuloi prova për bashkëpunim të fshehtë mes fushatës së Presidentit Trump dhe Rusisë. Por gjithashtu dukej qartë irritimi i presidentit ndaj këtij hetimi dhe atyre që e mbështetën procesin.
Gjatë takimit me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Presidenti Trump shprehu irritimin që ndjen lidhur me procesin hetimor që sapo u mbyll:
?Po ju them, e dua shumë këtë vend. E dua aq sa ç?mund të dua diçka të shtrenjtë, familjen, Zotin. Por ajo që bënë, me këto trillime, ishte diçka e tmerrshme. Nuk mund ta lejojmë që kjo t?i ndodhë një presidenti tjetër?.
Megjithë mërinë që shfaqi, pritet që Presidenti Trump të shtrytëzojë ditët në vazhdim edhe për të shprehur ndjenjën e triumfit pasi procesi hetimor, i drejtuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, nuk zbuloi prova të ndonjë bashkëpunimi të fshehtë mes Rusisë dhe fushatës presidenciale të vetë zotit Trump.
Por Prokurori Mueller nuk dha një konkluzion të qartë mbi dyshimet se presidenti ka penguar drejtësinë.
Prokurori i Përgjithshëm William Barr arriti në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbështetur atë akuzë, por ai gjithashtu përmendi përfundimin e zotit Mueller se procesi nuk e nxjerr të pafajshëm Presidentin Trump lidhur me dyshimet për pengim të drejtësisë.
Aleatët e presidentit, ndër to zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u hodhën në sulm duke vënë në shenjestër median.
?Nuk mjaftoi që raportuan dhe përhapën gënjeshtra keqdashëse dhe të dëmshme, por ata shpresonin se do t?i jepnin fund mandatit të presidentit të Shteteve të Bashkuara?.
Një tjetër përkrahës i zjarrtë i presidentit, Senatori republikan Lindsey Graham tha se tani është koha për ta lënë pas këtë proces:
?Ka njerëz që kurrë nuk do ta pranojnë raportin e Prokurorit Mueller, apo fjalët e mia ose të Prokurorit të Përgjithshëm Barr. Por zoti Mueller zhvilloi një hetim të detajuar të fushatës Trump, marrë nga çdo standard i arsyeshëm?.
Demokratët e opozitës duan të dinë më tepër për dyshimet për pengim të drejtësisë. Ata kanë kërkuar publikimin e plotë të raportit. Ligjvënësi Jerrold Nadler kryeson Komisionin për Gjyqësorin në Dhomën e Përfaqësuesve:
?Përfundimet e tij ngrenë më shumë pyetje se sa gjejnë përgjigje, duke pasur parasysh faktin se Prokurori Mueller zbuloi prova që, siç shprehet ai vetë, nuk e nxjerrin të pafajshëm presidentin?.
Vendimi i zotit Mueller për të mos shprehur opinion lidhur me dyshimet për pengim të drejtësisë është një akt domethënës, thotë ish-prokurori federal Preet Bharara.
?Nuk ishte e lehtë të nxirrej një konkluzion. Prokurori Mueller vendosi të mos jepte një opinion lidhur me nevojën për të ngritur apo jo akuza. Kjo bëhet vetëm kur ka prova të mjaftueshme për pengim të drejtësisë?.
Dyshimet për pengim të drejtësisë mund të jenë një temë që i shtohet fushatës presidenciale të 2020. Disa pretendentë po e ngrenë që tani:
?Dua të shoh raportin e plotë, pasi askush, as ky president, nuk është mbi ligjin,? tha kandidati për president Bernie Sanders.
Presidenti Trump ndërkohë përballet me hetime të tjera në Kongres dhe në Nju Jork. Por përmbyllja e hetimeve të Prokurorit të Posaçëm Mueller pa dyshim që i ka siguruar atij pikë politike dhe e ka bërë mundësinë e një procesi për shkarkim nga detyra edhe më të largët thotë analisti Larry Sabato:
?Është kollaj të flasësh për proces për shkarkimin e presidentit. Por është shumë e vështirë të arrish ta hapësh procesin dhe të sigurosh shpalljen e presidentit fajtor?.
Me këtë kapital të ri politik pas mbylljes së hetimeve të prokurorit të posaçëm, Presidenti Trump do të angazhohet tani me energji të reja në fushatë në përgatitje për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar n...
Veronika Muka, një qytetare nga Gjirokastra, denoncon në “S...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini, e ftuar në emisionin “Drit...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç.Si...
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka qenë ftuar në emisionin ...
Banorët e Astirit kanë zhvilluar protestë edhe ditën e sotme...
Ndërsa 3 muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore, ish President...
Gazeta amerikane “Mother Jones”, i ka kushtuar një artikull ...
Ish presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, tha në emisionin...
Numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit...
Në monologun e emisionit të tij, Nano u shpreh se duhet të h...
“Fiks Fare” denoncoi politizimin e sindikatave në Shqipëri. ...
Ka një sulm të vazhdueshëm ndaj Prokurorisë, menjëherë pas f...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca b...
Përtej zhurmës për papërgjegjshmërinë ligjore të Lulzim Bash...
Çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë ...
Policia e Tiranës ka shoqëruar 7 banorë të protestës së “Ast...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Greqi....
Në rrethana tragjike një shqiptar nga Kosova ditën e djeshme...
Parlamenti europian ka votuar ditën e sotme për ndryshimin e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...