web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Entuziasmohet Salianji/ "Policët po inkurajojnë protestuesit"

16 Shkurt 2019, 09:37, Aktualitet CNA

Deputeti demokrat Ervin Salianji pretendon se policia po bashkohet me protestuesit.

Ndërsa kolegë të tij njoftojnë se Policia po ndalon autobuzët me protestues, Salianji thotë të kundërtën.

Në rrjetet sociale, Salianji shkruan se Policia po bashkohet me qytetarët.

Sipas tij, thirrjeve të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, policia po i përgjigjet me mosveprim.

?Policia po bashkohet me qytetarët! Thirrjeve politikë të Ministrit dhe KM policia po i përgjigjet me mosveprim dhe me ndihmë ndaj protestuesve! Ende pa filluar, protesta i dha efektet e para! Policët që janë nxjerrë në rrugë për të kontrolluar protestuesit po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta, vetë efektivet duan ti bashkohen protestës së qytetarëve!? shkruan Salianji në rrjetet sociale./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga