web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"I kanë duart me gjak"/ Deputetja socialiste sulmon Opozitën

16 Shkurt 2019, 09:26, Aktualitet CNA

Deputetja Blerina Gjylameti ka sulmuar Opozitën, pak para fillimit të protestës.

?Ata nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin?, thotë Gjylameti për partitë opozitare.

Sipas saj. dallimi sot bëhet më i madh mes nesh dhe atyre, mes qytetërimit dhe mesjetës?, shkruan deputetja socialiste në rrjetet sociale.

“Sjellja e qytetëruar është ajo që i përket Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Imazhi ynë nuk është rrëmuja dhe dhuna.

Shqiptarët kanë kohë që i kanë larë duart nga gënjeshtra e shëmtuar, ku pushteti i përdorte si marioneta për t?i dhënë karrige politikanëve shterp.

Protesta është legjitime dhe e lirë, po kurrë nuk mund të jetë arsye besimi për t?i dhënë kapital Bashës me shenjat e gjakut të 21 Janarit në duar dhe xhepat e çpuar me vjedhjet miliona eurosh”, ka shkruar Gjylameti.

Sipas saj, ata janë alternativa e dhunimit të institucioneve, ithtarë të prishjes së pronës publike, plangprishës të integrimit të Shqipërisë dhe armiq të betuar të drejtësisë.

“Ata nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin. Ndaj sot qytetarët do ta ndajnë njëherë e mirë, se kush janë dhunuesit dhe shtetarët.

16 Shkurti atyre është copa e tortës që me babëzi presin ta marrim nëpërmjet shkatërrimit, 16 Shkurti ynë është qytetaria dhe besimi se çdo sfidë i përket zgjedhjes së shqiptarëve.

Sot shqiptarët për të disatën herë do besojnë, se vota e tyre është fuqia që dhuna kurrë nuk për ta zëvendësuar.

Dallimi sot bëhet më i madh mes nesh dhe atyre, mes qytetërimit dhe mesjetë”, shkruan Gjylameti./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga