web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i Kryemadhit/ Nesër e gjithë Tirana do të jetë në protestë

15 Shkurt 2019, 17:46, Aktualitet CNA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Tiranës.

Sipas saj frika e protestës së nesërme ka bërë që kryeministri Edi Rama të bllokojë rrugë dhe të kërcënojë shoferët e autobusëve.

?Frika e protestës së nesërme i ka bërë të bllokojnë rrugë të kërcënojnë shoferë. Por nuk kanë bërë llogaritë që e gjithë Tirana do të jetë në Bulevard sepse ata nuk kanë nevojë për fugona e autobusë. Nesër qytetarët e Tiranës do të jenë të gjithë në protestë. Nesër do të protestojnë qytetarët unë nuk protestoj si politikane por si qytetare si nënë?,-tha ndër të tjera Kryemadhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga