web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Projekti i “Unazës së Re”/ Braçe: Presidenti si drejtues punimesh

4 Shkurt 2019, 21:27, Aktualitet CNA

Zëvendëskryeministri Erion Braçe  i ftuar në emisionin ?Open? në Top Channel,  ka folur për qëndrimet e presidenti Ilir Meta lidhur me anulimin e projektit të ?Unazës së Madhe?.

Braçe shprehet se e sheh të tepërt rolin që ka marrë përsipër Presidenti.

?Është e tepërt. Është politike dhe partiake. E shoh të tepërt rolin e Presidentit si një drejtues punimesh të një vepre publike. Më duket i tepërt ky rol i ri. Ajo është një vepër publike që mund të kontrollohet për volumin e punimeve dhe vlerën e saj. Prokuroria po heton për tenderat,?- tha Braçe duke shtuar se punimet në Unazën e Madhe janë shumë të rëndësishme dhe duhet të fillojnë sa më parë.

Ndër të tjera Erion Braçe është shprehur se ndërhyrja e Ilir Metës është e padobishme./CNA.al





Lajmet e fundit nga