Qeveri kalimtare PD-PS/ Patozi: Kjo është një deja vu e dy viteve më parë
I pyetur rreth vendimit të Këshillit Kombëtar për krijimin e...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka thënë se zgjedhjet e kryesisë dhe sekretarëve të PD-së janë të pavlera.
Në një intervistë për vizion plus, Patozi shprehu keqardhje dhe shtoi se aty nuk ka asnjë risi, pasi është një produkt i njohur prej gjashtë vitesh.
?Jo, unë mendoj që zgjedhjet në PD janë një ngjarje pa vlerë, zgjedhjet e fundit. Dhe shpreh keqardhjen për këtë sepse nuk ishte kjo ajo që pritej nga Partia Demokratike dhe nga opozita në përgjithësi. Unë jam befasuar nga guximi që kanë disa personazhe për ta trajtuar si një fenomen, si një ekip të ri; ndërkohë që ai është një produkt krejtësisht arkaik dhe i vjetër, tashmë i njohur prej 6 vitesh, nuk ka ndonjë risi aty. Por unë nuk dua të merrem shumë me emrat e personave sesa me procesin. Nuk ka pasur proces real dhe normal në Partinë Demokratike dhe çdo produkt që nuk del nga një proces i tillë është i pavlefshëm. Që do të thotë kanë qenë zgjedhje në epruvetë në njëfarë mënyre, të bëra të gjitha në një zyrë, në një lokal apo shtëpi, ç?rëndësi ka; dhe aty nuk po kuptohet akoma që Partinë Demokratike mund të shëndoshë vetëm një proces normal zgjedhor. Sepse një njeri që pretendon të ndryshojë qytetin, nuk mund ta bëjë këtë pa ndryshuar shtëpinë e vet? do ta fillojë nga shtëpia e vet që të ndryshojë edhe qytetin.?-tha ai.
Ndërsa, i pyetur për krizën Presidencë-Kryeministri, Patozi e cilësoi atë si një fenomen të shëmtuar, që sipas tij s?duhet të kishte ndodhur.
?Eshtë një fenomen i shëmtuar që nuk duhet të kishte ndodhur. Të paktën këto dy personalitetet më të rëndësishme të vendit duhet t?ia kursenin këtë Shqipërisë dhe publikut shqiptar që ka problem shumë më të rënda se sa një përleshje gjelash Kryeministër-President.?- u shpreh ish-nënkryetari i PD-së.
Ai shtoi ndër të tjera se të dy, si kryeministri Edi Rama, si presidenti Ilir Meta kanë arritur fitore si ato të ?Pirros?, pasi sipas Patozit të dy e konsiderojnë veten fitues.
?Mendoj që të dy nga mënyra se si u zgjidh kanë arritur një fitore të Pirros; sepse njëri pretendon që i ka thyer hundët Kryeministrit kurse Kryeministri që e ka nxjerrë në kokë të vet sepse ka bërë sërish ministër atë që donte. Dhe është një gjë e shëmtuar që besoj do të zgjidhet një ditë nga gjykata kushtetuese kur ajo të konstituohet. Eshtë një precedent që turpëron jo vetëm njerëzit që merren me politikë, por besoj çdo qytetar. Eshtë një betejë e dukshme, evidente për territor që bëjnë dy rivalë politikë por që nuk kanë pse përfshijnë këtu edhe elementë të tjerë që kanë të bëjnë me politikën rajonale apo me çështjen e kufijve të Kosovës e kështu me radhë. Pra është një gjë për t?u harruar dhe unë them që ky precedent duhet të ndërpritet menjëherë, besoj nga Gjykata Kushtetuese, sepse në rast se kjo histori do të vazhdojë, atëhere liderët politikë do të kenë frikë edhe kur fitojnë zgjedhjet se nuk dihet çfarë ndodh a mund të bëhesh Kryeministër apo mund të mos bëhesh apo mund të kesh qeverinë që do apo jo.?-theksoi Astrit Patozi./CNA.al
I pyetur rreth vendimit të Këshillit Kombëtar për krijimin e...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka kome...
Instituti i Studimeve Politike është duke bërë një monitorim...
Ish-nënkryetari i i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka ko...
113 kg heroinë u sekuestrua nga policia e Kosovës orët e par...
Hipoteka e Tiranës ka zhvilluar sot analizën vjetore, ku kry...
Nesër pegadogët e Universitetit të Tiranës pritet të zhvillo...
Ajo që po ndodh në universitete është një festë e vërtetë de...
Ashtu si çdo të enjte, ekranet televizive kryesore në vend, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia në një deklarat...
Drejtori i kompanisë amerikane SHELL, Rohan D’Souza ka reagu...
Akumulimi i tepërt i substancave të ndryshme në muret arteri...
Janë publikuar të tjera detaje për lidhjet e pretenduara të ...
Është e pashmangshme të mendoni se mos jeni duke vuajtur nga...
Duke konsumuar rrush ju mund të shmangni infarktin, goditjen...
Ndërsa i ka kthyer përgjigje pyetjes së një qytetari në lidh...
Ëmbëlsuesit artificialËmbëlsuesit artificial ju mashtrojnë n...
Rrjedhja e ujit në sy.Të vegjlit nuk e kanë konceptin e mbyl...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...