Studentët lënë me “gisht në gojë” Lulin
Prej dy ditësh, studentët e universiteteve publike në Tiranë...
Prej tre ditësh studentët e universiteteve publike kanë filluar një protestë, duke kërkuar plotësimin e katër kërkesave, të cilat janë:
Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4, për tarifat shtesë për provimet e mbarutura.
Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5.
Ndërkohë në një reagim publik, Ministria e Arsimit u tërhoq për pikën e parë. Më pas në një tjetër reagim u tha se do të ngrihet një grup pune edhe për të dytën.
Pra, për herë të parë në këto pesë vite të Rilindjes, studentët kanë vënë me shpatulla pas muri qeverinë e Edi Ramës, e kanë kapur gafil dhe i kanë treguar dhëmbët, duke treguar se ata janë porta që mund ta shpartallojnë për 24 orë.
Një protestë që ka tronditur qeverinë e Edi Ramës, e ka vënë në pikëpyetje të madhe dhe pritet largimi i ministres Nikolla, e cila nga dje dhe sot ka pasur qëndrime të kundërta, një reagim të vonuar, gjë që ka sjellë kosto të madhe politike.
Përballë saj qëndron opozita. LSI-ja nga njëra anë e cila del me shpatë në dorë në mbështetje të protestës, por në fakt është po aq përgjegjëse sa Edi Rama dhe Lindita Nikolla për atë ligj dhe për kostot që kanë studentët. Ligji për arsimin e lartë është miratuar edhe me votat e LSI-së në vitin 2014, kur partia e Monikës, që në atë kohë drejtohej nga bashkëshorti i saj Ilir Meta, ishte në koalicion me Edi Ramën.
Por, po të kthehemi pak në kohë, edhe PD-ja bëri një lojë të dyfishtë. Në atë kohë, PD-ja zyrtare heshti për ligjin e arsimit të lartë, përjashtuar ndonjë zë ndryshe.
Lulzim Basha tha se do ta çonte në Gjykatë Kushtetuese ligjin për arsimin e lartë për ta hedhur poshtë dhe u tha se afati i fundit ishte data 6 dhjetor, por kjo nuk ndodhi kurrë, ndërsa sot bën moral për protestën.
Kjo është hipokrizia e opozitës dhe e qeverisë bashkë. Të gjitha palët janë të zhytur në llum kundër studentëve. Qeveria që përgatiti ligjin, LSI-ja që bashkë me të e votoi dhe opozita që heshti dhe nuk e çoi kurrë në Gjykatën Kushtetuese për ta anulluar.
Prandaj, opozita duhet të qëndrojë larg, sepse vetëm studentët mund ta rrëzojnë qeverinë. Dhe ashtu siç tha dje profesor Fuga në një shkrim të tij, që? studentët kanë të drejtë dhe pike?, vërtetë studentët kanë të drejtë dhe pikë, dhe opozita duhet të qëndrojë larg dhe pikë.
Nëse afrohet opozita, Lulzim Basha do të shërbejë si zjarrfikës i protestës kundër Ramës, ashtu sikurse e ka treguar edhe më parë. Prandaj opozita duhet të qëndrojë larg protestës.
Luli premtoi se do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese, por nuk e bëri kurrë dhe më pas doli dhe gënjeshtër sepse Basha ka futur në PD njerëz të UET-it, përjashtuar disa koka që në atë kohë dolën kundër. Fakti që nuk e çoi në Gjykatën Kushtete e vërteton se Luli ishte totalisht pro ligjit për Arsimin e Lartë.
Pra, të gjithë janë bashkëfajtorë dhe morali i opozitës në lidhje me këtë çështje është veçse hipokrizi. Ata duhet vetëm të qëndrojnë larg dhe ti lënë studentët të protestojnë në të drejtën e tyre dhe në kauzën e tyre./CNA.al
Meta dhe Kryemadhi ?thikë? pas shpine studentëve/ Si votuan ligjin për arsimin e lartë
Prej dy ditësh, studentët e universiteteve publike në Tiranë...
Studentët e Universiteteve publike në Shqipëri kanë hyrë sot...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte sot i pranishëm n...
Deputeti i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj, ...
Një grua 56 vjeçe nga qyteti i Fierit rezulton e zhdukur pr...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ridoli në një konferen...
Të gjithë ish-presidentët ende të gjallë të Shteteve të Bas...
Prej tre ditësh studentët e universiteteve publike ka fillua...
Në një dokumetar mbi Familjen Mbretërore flitet për arsyen p...
Një makinë është shkrumbuar mbrëmjen e djeshme në Mirditë. M...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në lid...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi ditën e sotme...
Rreth 18 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar ditën e sotme ...
Turizmi elitar shqiptar do të ketë tashmë një hotelin e parë...
Policia ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash...
Për protestën që po zhvillohet prej tre ditësh nga studentët...
Dje në Top Channel, rreth një muaj pasi Fatmir Xhafaj u larg...
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka komentuar prote...
Protesta e studentëve ka zmbrapsur qeverinë duke shfuqizuar ...
Pas tre ditësh protesta nga studentët për heqjen e tarifave ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...