web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ben Blushi dhe Topi i tij, si "vrasës" me pagesë për Rilindjen

6 Dhjetor 2018, 10:18, Aktualitet CNA

Dje në Top Channel, rreth një muaj pasi Fatmir Xhafaj u largua nga drejtimi i ministrisë së Brendshme, në një kronikë të paralajmëruar, duke përdorur ?Topin? e tij, Ben Blushi u kthye në një “vrasës me pagesë” për Rilindjen.

Prej më shumë se një viti në krye të Top Channel nuk kishte pasur asnjë kronikë, asnjë të vërtetë për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, përkundrazi, shikohej edhe një mbështetje nga Top Channel, për shkak edhe të lidhjeve të tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.

Po pasi Fatmir Xhafaj la detyrën e ministrit të Brendshëm dhe Edi Rama e hodhi në koshin e plehrave, dikush duhej ta sulmonte.

Xhafaj ruante profilin e një njeriu të fortë, që kishte ikur nga ministria e Brendshme, perceptuar edhe nga mediat pranë qeverisë se po ikte në kulmin e tij të suksesit dhe se lëvizja e tij ishte e gabuar.

Por kjo nuk i pëlqen Rilindjes, Ramës apo edhe vetë Ben Blushit, që përdoret si ?vrasës me pagesë? për karrierën politike, kur ky duhej të zhdukej nga qarkullimi.

Dje me një kronikë që nuk kishte asgjë të re, por ishte një përsëritje e të gjitha akuzave të thëna nga media dhe opozita, Ben Blushi në emër të Rilindjes, ?vrau? në opinionin  publik Fatmir Xhafajn, për t?i zhdukur çdo fije respekti që i kishte ngelur diku.

Dje Ben Blushi renditi disa fakte, që herë pas here i thoshte si ekskluzive dhe të pathëna ndonjeherë, kur në fakt të gjitha ishin të ditura dhe dhjetëra herë të denoncuara.

Rasti i pallatit të Fatmir Xhafajt në Pogradec nuk ishte një rast i ri, atë e dinë shumë mirë pogradecarët. Për të është folur dhjetëra herë dhe është denoncuar nga opozita në jo pak konferenca shtypi, shkrime apo materiale të publikuara.

Që Fatmir Xhafaj ishte një ministër i dështuar i qeverisë ?Nano?, që e tradhëtoi atë dhe që pati shumë përplasje, kjo është një histori jo vetëm e ditur, por e stërthënë.

E për vëllain e tij Alban Qazimin për të cilin Ben Blushi pretendonte se është një kronikë e dhënë për herë të parë, kjo nuk është e vërtetë.  Janë shkruar me dhjetëra materiale, sesi Etilda Gjonaj dhe Përmbarimi Shtëtëror dhe të tjera institucione ishin vënë në shërbim të kësaj kompanie, e cila po fitonte miliarda.

Të gjitha janë thënë e stërthënë. Edhe fotoja me ish-diktarorin Enver Hoxha kishte dalë. Dhe që Fatmir Xhafaj ishte një ministër i dështuar i qeverisë së Rilindjes, edhe kjo është thënë në dhjetëra shkrime.

Por, këto Ben Blushi nuk i thoshtë gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm, por pasi Rama e largoi nga detyra. Dhe dje, bëri rolin e ?vrasësit me pagesë? për ta ?ekzekutuar? politikisht Fatmir Xhafën, duke bërë një përmbledhje të të gjitha kronikave, lajmeve të vjetra apo ngjarjeve historike të Fatmir Xhafajt, të cilave iu vuri një sfond muzikor, i montoi dhe urdhëroi që të përdoreshin për të mos i lënë më asnjë lloj mundësie Fatmir Xhafajt që të ngrinte kokën.

Gjithësesi kjo është një luftë e neveritshme brenda Rilindjes, ku ka milituar Ben Blushi, i cili tashmë nga një armik i pakundërshtueshëm është kthyer në partizanin e saj.

Faktet e dhëna janë të vërteta dhe askush nuk i diskuton, por ajo që është imorale, lidhet vetëm me një detaj.

Top Channel nuk e sulmoi asnjë sekontë dhe as nuk foli për Fatmir Xhafajn, kur ky ishte ministër i Brendshëm. Për më tepër, as vetë Ben Blushi nuk tha asnjë fjalë kur ai drejtonte Reformën në Drejtësi. Nuk i përmendi kurrë nga Parlamenti këto akuza. Ashtu sikundër dje për herë të parë dolën në Top Channel, ndërkohë që kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm,  Top Channel nuk guxoi të thoshte një fjalë.

Prandaj, me plot gojë dhe pa asnjë diskutim mund të themi se pëdorimi si ?vrasës me pagesë? i Ben Blushit për të shkatërruar figura politike është stili i ri i Rilindjes dhe i Edi Ramës, që tashmë e ka marionetën e tij në krye të Top Channel./ CNA.al

Shkarkimet dhe emërimet në Ministrinë e Drejtësisë?/A do ta mbrojë Fatmir Xhafaj në Prokurori, ministren Etilda Gjonaj?

Emërime klanore në Ministrinë e Drejtësisë/ Ja, kush është emëruar me urdhër të Fatmir Xhafajt

Ministrja kushtëzon Deutsche Welle/ Gjonaj se ?lëshon? Xhafajn

Pse Xhafaj duhet të japë dorëheqjen sot

Me çfarë e kërcënon Xhafaj, kryeministrin Rama?

SUPERBIG-ministri që drejton dy ministri dhe një institucion të pavarur

Xhafaj iku, por drejton dy institucione  

Foto/ Kur Fatmir Xhafaj shëtiste me Hekuran Isain

Fatmir Xhafaj ?dëshmori? pa lavdi i Edi Ramës

Fatmir Xhafaj nga enverist në rilindas i Edi Ramës/ Pse duhet Vetting për ministrin e Brendshëm?

Fatmir Xhafaj, komunisti që nuk jep dorëheqje

Xhafaj, si dështim i Ramës, ndërkombëtarëve dhe kazanit/ Kadri Hazbiu i kohëve moderne

Rrëfehet e persekutuara e komunizmit: Fatmir Xhafa na torturonte dhe na kërkonte florinjtë

Vëllai i Fatmir Xhafajt si Elvis Roshi  

Pas derës së Xhafajt apo pas Twitterit të Ramës

Shifrat alarmante të vrasjeve/ Si mashtron Xhafaj





Lajmet e fundit nga