Protesta/ Studentët bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, teksa janë du...
Nga Klodian Tomorri
* Ideja e arsimit të lartë falas është joshëse, jo vetëm politikisht por edhe për publikun e gjerë. Njerëzve u pëlqen të kenë gjëra falas, por në fakt siç Milton Friedman e ka thënë dikur; nuk ekziston një gjë e tillë si dreka falas. Ajo që ndodh është zhvendosja e kostove diku tjetër.
Arsimi i lartë publik në Shqipëri është sakaq i subvencionuar rëndë. Sipas të dhënave zyrtare, për vitin 2019 buxheti total i Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë llogaritet në 11.3 miliardë lekë ose 90 milionë euro. Nga këto 35 milionë euro financohen përmes të ardhurave nga vetë universitetet, ndërsa 55 milionë euro të tjera janë subvencion i drejtëpërdrejtë nga taksat e qytetarëve. E thënë ndryshe, 60 për qind e kostove të universiteteve publike paguhen nga taksapaguesit dhe nëse përkthehet në shifra absolute, kjo do të thotë se çdo familje në Shqipëri paguan 60 euro në vit, që studentët shqiptarë të përfitojnë arsim publik të përballueshëm.
Por shumë grupe interesi, e madje edhe parti politike mendojnë se edhe ky subvencionim kaq i rëndë nuk mjafton. Në vend të kësaj ata kërkojnë arsim falas, që në rastin konkret nënkupton bërjen zero të tarifave dhe kalimin e të gjitha kostove tek taksapaguesit. Avokatët e arsimit të lartë falas thonë se kjo do të rriste aksesin e të varfërve në shkollim duke sjellë përfitime për të gjithë shoqërinë. Por në të vërtetë, arsimi i lartë falas bën të kundërtën. Ai ndëshkon të varfrit në favor të të pasurve.
Llogaria është e thjeshtë. Për një student nga rrethet kostoja minimale e ndjekjes së një universiteti për katër vite, përfshirë akomodimin dhe gjithë shpenzimet e tjera, llogaritet në 12 mijë euro. Nga këto tarifat zënë vetëm 1 mijë euro, ose rreth 8 për qind. Edhe sikur tarifat të bëhen zero, sërish një student që vjen nga një familje e varfër nuk do të kishte mundësi të financonte arsimimin dhe në vend të shkollës do detyrohej të punonte, ashtu siç ndodh edhe tani. Pra heqja e tarifave jo vetëm që nuk do të rriste aksesin e të varfërve në shërbimin arsimor, por përkundrazi do ngrinte në këmbë një skemë perverse, ku qeveria takson të varfrin që punon për të financuar falas arsimin e të pasurit që shkon shkollë. Kjo është arsyeja e parë se pse arsimi i lartë falas është një politikë e mbrapshtë, por jo e vetmja.
Në finale, arsimi i lartë është investim personal. Studentët shkojnë në shkollë sepse duke u pajisur me dije janë më të aftë në tregun e punës dhe rrjedhimisht fitojnë më shumë të ardhura. A duhet që investimi privat i një individi të financohet nga taksapaguesit, aq më keq nga të varfrit? Përgjigja është e qartë që jo.
Studentët kanë sot mijëra arsye për të protestuar. Ata kanë të drejtë të kërkojnë arsim më cilësor sepse sot qeveria po u shet një mall të skaduar. Kanë gjithë të drejtën të ngrenë zërin kundër korrupsionit dhe emërimeve shpesh nepotike të pedagogëve dhe drejtuesve nëpër shkollat publike, të kenë bibloteka më të mëdha, laboratorë shkencorë dhe sigurisht kushte më të mira akomodimi. Dhe këto duhet të jenë kërkesat e një proteste të drejtë dhe me moral. Ajo e arsimit falas, më së paku është e gabuar, por mbi të gjitha është një zhvatje e maskuar, ku të pasurit fusin duart në xhepat e të varfërve. Dhe kjo është hipokrizi.
Në një shoqëri të drejtë arsimi duhet të subvencionohet vetëm për ata që nuk kanë mundësi, shtresën më të varfër të popullisë. Dhe vetëm mbi bazën e meritokracisë, pra për studentët më ekselentë. Gjithë të tjerët duhet të paguajnë. Sepse edhe ata që kërkojnë arsim falas e dinë shumë mirë se në këtë botë nuk ka asgjë falas, por sërish joshen nga hipokrizia.
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, teksa janë du...
Universitetet? Reformim të vërtetë !Universitetet publike dh...
Protestës kundër tarifave shtesë për provimet e mbartura i j...
Studentët e Univesitetit të Tiranës të vendosur para ambient...
Ditën e sotme, protestës së studentëve të Universitetit të E...
Prej tre ditësh studentët e universiteteve publike po protes...
Studentët kanë pushtuar rrugët e Tiranës kundër rritjes së t...
Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar disa ditë më parë se do ketë...
Ndërkohë që shifrat e vrasjeve dhe kriminaliteti në vend ësh...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar nj...
Pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, ka r...
Lulzim Berisha është paraqitur në sallën e Gjykatës së Krime...
Një shtëpi është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së sotm...
Me thirrjet “s’ka më heshtje, s’ka pritje”, studentët janë p...
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një person, pasi në a...
Studentët e Fakulteteve të Tiranë kanë rinisur sërish protes...
Pas dokumentarit, i cili tregon jetën dhe veprimtarinë e ish...
Shërbëtori informon Omin se një oficer ligjor dhe asistentja...
Xhenetin e mbyllin në qeli. Xhenet proteston arrestimin e sa...
Ditën e sotme, studentët e fakulteteve të ndryshme të Univer...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...