web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ke blerë TV dhe gazeta, po do japësh llogari”/ Mesazhi i fortë i Bashës për Ramën

24 Gusht 2018, 18:50, Aktualitet CNA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur, se kryeministri Edi  Rama ka kapur drejtësinë, por jo popullin.

?Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës?,- ka shkruar Basha më tej.

Në përfundim Basha ka dhënë paralajmërimin, se kokat e krimit e korrupsionit do të japin llogari shumë shpejt.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt./ CNA.al





Lajmet e fundit nga