web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbante në krahë vajzën 18 muajshe/ Ekzekutohet avokati

14 Korrik 2018, 13:55, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil duke tronditur opinionin publik. Një avokat 46-vjeçar është qëlluar për vdekje me 5 plumba, ndërkohë që në krah mbante vajzën e tij vetëm 18 muajshe.
André Ambrósio Ribeiro Pessoa, 46 vjeç, me profesion avokat, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba të enjten vonë në Caruaru të Brazilit.
Momenti i vrasjes së André Ambrósio Ribeiro Pessoa është kapur nga kamerat e sigurisë. Video tregon viktimën që shkonte në shtëpinë e ish-gruas për të lënë fëmijën por sapo del nga makina me vajzën e tij dhe dadon, vrasësi i afrohet, duke mbajtur një armë.
Personi i armatosur shihet duke urdhëruar avokatin që ta dorëzojë fëmijën tek dadoja raporton Faxweb.
Duke dorëzuar me qetësi fëmijën, burri u gjunjëzua para vdekjes së tij. Teksa dadoja u largua me vajzën në krah, pesë plumba u qëlluan drejt kokës së burri, duke e vrarë menjëherë. Motivi i vrasjes ende nuk është bërë i qartë dhe vrasësi ende nuk është identifikuar.





Lajmet e fundit nga