web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veting edhe pas dorëheqjes?/ KPA e ndarë në qëndrime për rastin “Llalla”

14 Korrik 2018, 11:31, Aktualitet CNA

Vendimi i zbardhur i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ndalimin e procesit të vetingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla zbulon se ende nuk ka një mendim të unifikuar rreth mënyrës se si do të gjykohen rastet e ngjashme të anëtarëve të sistemit të drejtësisë që japin dorëheqjen kur procesi i vetingut ka filluar.

Shumica e trupës  gjykuese, përkatësisht relatori i çështjes Luan Daci dhe gjyqtarët Ina Rama e Ardian Hajdari u shprehën se vendimi i KPK-së, për të ndërprerë vetingun ishte i drejtë dhe se KPA duhej vetëm ta korrigjonte atë, duke shtuar në vendim ndalimin 15-vjeçar të kthimit në sistem të Llallës, shkruan BIRN.

Ndërkohë pakica e përfaqësuar nga  Albana Shtylla dhe Sokol Çomo kërkoi prishjen e vendimit, duke argumentuar se referimi në nenin 56 të ligjit 84/2016 ishte i gabuar pasi efektet e këtij neni kishin mbaruar tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe për këtë dorëheqja e bazuar mbi këtë ligj nuk kishte bazë ligjore. Ata kërkuan që procesi i vetingut për ish-kryeprokurorin të rihapej.

Dorëheqja e Llallës

Çështja lindi menjëherë pasi Llallës i mbaroi mandati si kryeprokuror në dhjetor 2017 dhe u zëvendësua në detyrë nga Arta Marku. Vendimi i zbardhur i KPA-së tregon se fillimisht ish-kryeprokurori i ka kërkuar Komisionit të ndërpresë rivlerësimin për të për shkak se ai nuk ishte më Prokuror i Përgjithshëm.  Në vendim del se Llalla i shkroi KPK-së në Janar duke pretenduar se ai ?nuk konsiderohet më subjekt rivlerësimi, aq më tepër subjekt prioritar për t?iu nënshtruar rivlerësimit sipas ligjit?.

Por KPK e njoftoi ish-kryeprokurorin, ndaj të cilit më vonë filloi edhe një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, se procesi i rivlerësimit nuk ndërpritej prej mbarimit ?të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ai gëzonte statusin e magjistratit dhe të drejtën e emërimit në nivel apeli?.

Kryetarja e KPK-së i shkroi Llallës se procesi mund të ndërpritej vetëm nëse ai jepte dorëheqjen nga ky status dhe po ashtu të hiqte dorë nga e drejta e rikthimit në sistem. Pas kësaj, në shkurt Llalla dha dorëheqjen pranë institucionit të presidentit të Republikës duke u bazuar në nenin 56 të ligjit për rivlerësimin e gjykatësve e prokurorëve dhe nenit përkatës në Kushtetutë. Menjëherë pasi u njoftua për këtë KPK vendosi të ndërpresë rivlerësimin për Llallën.

Por kjo ndërprerje u apelua nga Komisioneri Publik, i cili arsyetoi se kishte mangësi në vendimin e KPK dhe se dorëheqja- siç ishte bërë linte hapësirë për ?keqinterpretime?. Llalla i cili nuk u paraqit në seancat e zhvilluara në KPA, këmbënguli përmes avokatit të tij se dorëheqja ishte e vlefshme dhe se përmbushte kriteret ligjore.

Vendimi i shumicës

Tre nga pesë anëtarët e trupës gjykuese të KPA në fund të shqyrtimit të rastit i dhanë pjesërisht të drejtë Komisionerit Publik. Ata gjykuan se vendimi i KPK-së duhej korrigjuar dhe në të duhej të ishte bërë e qartë që Llalla nuk kishte të drejtë të rikthehej në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Kështu ata vendosën të shtonin në dispozitiv: ?Ndalimin e emërimit të z.Adriatik Llalla gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë prej 15 vitesh.?

KPA po ashtu në arsyetim u shpreh se KPK duhej ta përdorte këtë në vendime të mëvonshme. ?Duhet të përfshihet edhe parashikimi i paragrafit 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, i cili sanksionon ndalimin për emërim, i cili duhet të aplikohet në rastin kur subjektet e rivlerësimit dorëhiqen nga detyra dhe procesi i rivlerësimit ndaj tyre ndërpritet?, arsyetuan tre gjykatësit në mendimin e shumicës.

Ata thanë se ?një vendimarrje e pajisur me këto elemente, heq çdo mundësi për keqinterpretime apo abuzime me të drejtën?. Arsyetimi lë të kuptohet se dorëheqja, të cilën Kushtetuta nuk e kufizon në kohë, është në përputhje me qëllimin e procesit të vetingut, pra largimin nga sistemi të personave që nuk mund ta kalojnë këtë proces.

Përcaktimi i këtij kufizimi në vendim sipas tre gjykatësve ?garanton mbrojtjen e interesit të publikut të sanksionuar në Kushtetutë, për të mos lejuar kthimin e kësaj kategorie subjektesh në sistemin e drejtësisë për periudhën e përcaktuar në Aneksin e Kushtetutës?.

Nga ana tjetër, shumica rrëzoi kërkesën e Komisionerit për prishje të vendimit. Duke u bazuar kryesisht në faktin se KPA kishte të drejtë të ndryshonte vendimet e KPK-së dhe t?i korrigjonte ato, shumica u shpreh se vendimi nuk do të rikthehej për shqyrtim.

Qëndrimi i pakicës

Dy gjykatës të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit argumentuan se vendimi duhej të ishte prishur dhe procesi i vetingut për Llallën të rihapej. Ata shkruan në mendimin e pakicës se ai (vendimi i KPK) ishte marrë duke zbatuar gabim ligjin dhe në keqinterpretim të Kushtetutës.

Ata thanë se dorëheqja e Llallës te institucioni i Presidentit të Republikës ishte bazuar në një dispozitë, e cila kishte humbur fuqinë ligjore dhe si e tillë, nuk ka arritur të prodhojë efektet e pritshme juridike për të mundësuar ndërprejen e procesit të rivlerësimit?.

Po ashtu, pakica argumentoi se në rastin konkret KPK duhej të kishte kryer seancën dëgjimore dhe respektuar të drejtën e subjektit për ?t?u dëgjuar?.





Lajmet e fundit nga