Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka marrë pjesë ditën e sotme në eventin e institutit Hudson, në Washingon, ku janë diskutuar sfidat në NATO.
Në fjalën e tij, Basha është shprehur se terrorizmi dhe korrupsioni janë një kërcënim për demokracinë, ndërsa NATO është një mekanizëm me rëndësi për paqen dhe stabilitetin, ndërsa ka kërkuar edhe përkushtimin e vendeve anëtare që i shërben stabilitetit dhe paqes.
?Terrorizmi, korrupsioni, kërcënim për demokracinë. NATO është një mekanizëm me rëndësi për paqen dhe stabilitetin. Përkushtimi i vendeve është i nevojshëm dhe i shërben stabilitetit dhe paqes. Duhet të kemi një qëndrim unik në NATO dhe të përpiqemi që aleancën ta bëjmë më të fortë?- ka thanë Basha.
Në këtë takim të pranishëm kanë qenë gjithashtu anëtarë të Kongresit amerikan si dhe Senatorë.
Fjala e Kryetarit Basha në konferencën e organizuar nga Instituti Hudson në Washington DC
Unë vij nga një vend i vogël, nga një rajon që në të kaluarën ka qenë më shumë në luftë sesa në paqe dhe formon një rajon që konsiderohet si vija ndarëse midis Perëndimit dhe Lindjes.
Nga këndvështrimi ynë, por jam i sigurt se edhe nga ai i vendeve të tjera, çdo diskutim rreth bashkëpunimit transatlantik duhet të përballet së pari me disa fakte të rëndësishme.
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kërcënimet nuk janë zhdukur por thjesht kanë ndryshuar.
Së pari, ka ende kërcënime ushtarake në dyert e NATO-s. Kjo u dëshmua nga agresioni rus kundër Gjeorgjisë, aneksimi i Krimesë dhe lufta në Ukrainë, si dhe luftëra të tjera të tilla.
Në veçanti, vendet më lindore pjesë të NATO-s janë nën një kërcënim të përhershëm ushtarak, veçanërisht vendet e vogla, si Republikat Baltike, por nuk do të përjashtoja vendet e Ballkanit.
Këto vende kanë një nevojë thelbësore dhe kritike për mbrojtjen e NATO-s.
Së dyti, janë llojet e reja të kërcënime: terrorizmi, sidomos ekstremizmi i dhunshëm; sulmet kibernetike; korrupsioni, krimi i organizuar, rrjetet kriminale transnacionale dhe pastrimi i parave; por gjithashtu fushatat propagandistike dhe dezinformuese. Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë sistemet tona, shoqëritë tona, vlerat tona përmes ndërhyrjeve jo-ushtarake. Sepse ne në rradhë të parë jemi një aleancë vlerash, jemi një aleancë politike ? ushtarake dhe jo një aleance ushtarake ? politike. Ato dobësojnë dhe shkatërrojnë shoqëritë tona duke minuar demokracinë, sundimin e ligjit, besimin social dhe vlerat shoqërore.
NATO mund të luajë një rol themelor në mbrojtjen nga këto kërcënime. E ngre këtu edhe si pyetje: A mendoni se NATO mund të luajë një rol thelbësor për raujtjen e vlerave ndaj këtyre kërcënimeve, dhe nëse jo, kush mund ta bëjë?
Unë besoj se NATO është një kontribues kryesor për mbështetjen e demokracisë dhe institucioneve themelore perëndimore si: të drejtat dhe liritë e njeriut, zgjedhjet demokratike dhe tregjet e lira.
Së treti, ekziston nevoja për të balancuar fuqinë në rritje dhe ndërhyrjen ekonomike nga fuqitë jo-perëndimore, të cilat po luftojnë për dominimin ekonomik dhe politik në Evropë në veçanti në rajone si Ballkani.
Ballkani është sot, me sa duket, një skenë kryesore ku po ndodh rivaliteti midis Lindjes dhe Perëndimit; nga njëra anë kemi vendet perëndimore dhe nga ana tjetër kemi Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera, duke përfshirë, Lindjen e Mesme që rivalizojnë për ndikim politik, fetar dhe kulturor por edhe për depërtim ekonomik.
NATO mund të shërbejë si një fuqi balancuese për të garantuar paqen, stabilitetin dhe demokracinë në këtë rajon.
Në Ballkan, NATO ka një avantazh të qartë për të adresuar kërcënimet që në burim. Shqipëria është anëtare e NATO-s, Mali i Zi është anëtar i NATO-s, Maqedonia do të bëhet anëtare së shpejti, Kosova qartë dëshiron të bashkohet nëse i jepet mundësia. Kjo e vendos NATO-n në një pozicion unik dhe i jep të gjitha levat dhe mjetet për të adresuar të gjitha kërcënimet që vijnë nga ky rajon në burim, në veçanti konfliktet etnike, ekstremizmi fetar, rrjetet e krimit të organizuar, kapjen e shtetit.
Kur Margaret Theçer u zotua për forcimin e NATO-s pas përfundimit të luftës së ftohtë, tha një shprehje: “Ju nuk e anulloni sigurimin e shtëpisë tuaj vetëm se ka pasur më pak vjedhje në rrugën tuaj gjatë 12 muajve të fundit!”.
NATO është e domosdoshme për të njëjtat arsye që ishte më parë, edhe pse natyra dhe burimi i kërcënimeve ka ndryshuar.
Për ta mbajtur atë të fortë, duhet angazhim serioz. Dhe angazhimi më efektiv është kontributi financiar i nevojshëm për të përmirësuar infrastrukturën, teknologjinë, armatimin dhe personelin; për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve të aleancës; dhe si rezultat në fuqinë e saj në përmbushje të misionit.
Arritja e objektivit 2% të GDP-së është e nevojshme dhe riangazhimi dje nga udhëheqësit e NATO-s për këtë objektiv është me të vërtetë një lajm i mirë.
Për shumë vende të mëdha kjo është një sasi e madhe parash për të paguar, dhe disa prej tyre me të vërtet besojnë se NATO nuk është prioriteti për të përdorur këto para.
Veçanërisht, një përdorim alternativ i tyre ka qenë përdorimi në kontribute të tjera ndërkombëtare, në veçanti ndihma për zhvillim. Për shembull, Gjermania dhe Italia kanë investuar miliarda euro për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë në tre dekadat e fundit. Ata kurrë nuk kanë ndalur së na mbështeturi për një ditë të vetme. Ndihma e tyre është një kontribut i vërtetë për paqen dhe prosperitetin.
Nuk ka dyshim për këtë.
Por kjo nuk mund të jetë një zëvendësim për atë që NATO sjell në Shqipëri dhe vende të tjera në Ballkan. Aleanca sjell garanci për sigurinë dhe për stabilitetin; sjell siguri për investime; sjell siguri për angazhimet politike.
Nëse historia na ka mësuar diçka rreth Ballkanit është se siguria dhe rendi janë gjithmonë të brishta dhe të përkohshme. Për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan, NATO mbetet mekanizmi kryesor.
Çdo boshllëk i krijuar nga mungesa e vëmendjes dhe mungesa e përfshirjes apo angazhimit të vendeve të Ballkanit nga NATO, do të mbushet nga forca jo aq miqësore dhe liderë jo aq demokratikë, që nuk kërkojnë stabilitet, që nuk kërkojnë vlera demokratike, të cilët nuk kërkojnë paqe në vende të tjera. Forca të tilla mund të jenë aktorë shtetërorë, organizata kriminale ose rrjete terroriste.
Së fundmi, çdo para që mendohet se po kursehet duke mos investuar më shumë në NATO, duke dobësuar fuqinë balancuese të NATO-s, do të çojë në destabilizim dhe probleme, rregullimi i të cilave do të kushtojë më shumë sesa kursimet e mos investuara në NATO më herët.
Pra, s?mund të kursehet një qindarkë sot për të humbur 100 fish më shumë nesër.
Kur djemtë e mëdhenj debatojnë, djemtë e vegjël janë të frikësuar. Një gjë është shumë e rëndësishme nga perspektiva e vendeve të vogla si i imi: lidhjet e forta dhe qëndrimet e unifikuara të aleatëve amerikanë dhe evropianë janë një domosdoshmëri. NATO do të minonte fuqinë e saj, të perceptuar dhe reale, nëse ka ndarje, nëse ka përplasje dhe nuk ka qëndrime të unifikuara për çështjet më të rëndësishme.
Ju e ngritët çështjen se si po komentoen këto diskutime të NATO-s në Teheran apo në kryeqytete të tjera të cilët po analizojnë se ç?po ndodh në familjen tonë, ndaj kjo nuk i shërben qëllimit tonë dhe në veçanti nevojës për tu unifikuar në çështjet më të rëndësishme.
Nëse kjo nuk tingëllon si një problem për vendet dhe fuqitë e mëdha, atëhere është me të vërtetë kritike për vendet e vogla, si Shqipëria, Mali i Zi dhe shtetet Baltike. Riangazhimi për të njëjtat qëndrime të unifikuara është po aq i rëndësish`m sa financimi për forcën e NATO-s.
Ajo që shpresojmë është se debatet brenda NATO-s do të çojnë në ndryshime të rëndësishme që do të sjellin aleatët më pranë dhe do ta forcojnë NATO-n. /CNA.al
Një gjë është e sigurtë: Kur Bruno Mars performon vendi do t...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në studion...
Në datën 15 korrik, pra të dielën, do të mbahet finalja e Ku...
Në vitin 2016, aktori i famshëm hollyëoodian, Dwayne “The Ro...
Instagram nuk është vetëm një vend për fotot tuaja të mëngje...
Futbollisti shqiptar Valon Behrami i ka dhënë fund beqarisë....
Jemi në sezon plazhi dhe pjesa më e madhe prej nesh ka probl...
Në Tetor, Instagram shtoi një tipar votimi për historitë e t...
Pas dy vitesh të dashuruar dyshja e njohur e ekranit turk dh...
Imagjinoni të kishit qenë kamarieri I kësaj tryeze të ‘çmend...
Policia e Korçës ka ndaluar 15 iranianë dhe sirianë.Këta të ...
Gazetari Basir Çollaku ka sulmuar Komisionin e Vetingut duke...
Aeroporti i Kukësit do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni t...
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia bashkiake e Shkod...
Një person ka humbur jetën duke udhëtuar me motorçikletë.Ngj...
Samiti i 29-të i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve...
Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apel...
Top Channel i ka borxh një kompanie private një shifër pr...
Është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda ish-zëvendës dre...
Edhe një herë, për të fundit herë…RTSH informon publikun në ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...