web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këngëtari i famshëm ndalon koncertin/ Skena përfshihet nga flakët!

12 Korrik 2018, 20:30, Aktualitet CNA

Një gjë është e sigurtë: Kur Bruno Mars performon vendi do të ndizet i gjithi ose simbolikisht, ose me të vërtetë!

Në fakt, gjatë koncertit të tij në Glasgow, Britani e Madhe, skena e Brunos është përfshirë nga një incident aspak i këndshëm, ku nga efektet piroteknike skena ka marrë flakë.

Menjëherë në ekranet e shoë-t janë shfaqur mesazhet në raste alarmi, ku janë lajmëruar të gjithë se koncerti po ndalon dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë.

Ka mjaftuar 8 minuta që stafi i turneut të fikë flakët dhe të rinisë koncerti.

Sapo është ngjitur në skenë, Bruno ka nisur të këndojë një version acapella duke thënë: ?We burned the stage down in Glasgow/ Ne e dogjëm në Glasgow!?.

Na vjen mirë që i gjithë incidenti ka përfunduar me kaq dhe të gjithë më pas, kanë shijuar koncertit e një prej artistëve më të mirë modern.

 

#BrunoMars confirms the stage went on fire here at Glasgow Green due to a pyrotechnic which forced a temporary pause in the show. He then sings ?we burned the stage down in Glasgow?. @BrunoMars pic.twitter.com/a8V6CqlOQz

? Connor Gillies (@ConnorGillies) July 10, 2018





Lajmet e fundit nga