Drogë në burgun e Veliajt
Këtë të enjte, në një nga qelitë e burgut të Durrësit, ësh...
Këtë të enjte, në një nga qelitë e burgut të Durrësit, ësh...
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka reaguar në lidhje me mundësinë e krjimit të kampeve të refugjatëve në Shqipëri. Sipas tij, Shqipëria nuk është e gatshme të presë 600 mijë azilantë. Ai ka akuzuar mediat se po përhapin panik në një popull si Shqipëria, që është shembull në atë që ofron për të huajt.
Nga ana tjetër, Majko ka sqaruar se Rusia dhe Irani po përdorin refugjatët sirianë si bombë njerëzore. Ndërkohë shton se kjo që po ndodh është fyerje për kombin shqiptar dhe askush nuk mund ta përdor vendin tonë për eksperimente.
Sipas Majkos, nëse hapja e negociatave do të vijë në këmbim pritjes së refugjatëve, atëherë më mirë të mos bëhet. Ai e mbyll postimin, duke thënë se nuk bëhemi më europianë, duke pranuar diçka që BE e refuzon. CNA.al
Postimi i plotë
600 MIJE?PYETJE
Lajmet se në Shqipëri do të hapen kampe për 600 mijë refugjatë sirianë janë përtej cdo gadishmërie e imagjinate për një prej kombeve më të vjetër të Europës sic janë shqiptarët.
Mediat mund të japin lajme por jo të nxisin panik në një popull që është një shembull në atë cfarë ofron për të huajt.
Në se dikush, nuk di të merret me diktatorin e Sirisë, padyshim që nuk kupton se ky individ dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani, po përdorin refugjatët sirianë si ?bombë njerëzore?. Qëllimi është për të shkatërruar strukturën europiane si ngrehinën kryesore ndërkombëtare e cila mbart vlerat që ata nuk i kanë. Eshtë një krim cinik dhe antinjerëzor që si teknologji ka filluar me Luftën e Jugosllavisë. Arma synon panikun. Qëllimi është që të ngjalli pasionin e ADN-së për “ruajtjen e territorit” i cili nuk është njerëzor. Krijimi i “antinjeriut” vjen si ftesë nga kjo aleancë e pashpallur lindore e cila po troket në Europën me politikanë që masin cdo gjë me vota?
Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Kështu shkruhet në rregullat e lashta të trajtimit të të huajve që trokasin në derën e shtëpisë së shqiptarit.
Shqiptarët janë populli më miqësor me të huajt dhe që i mbron ata me vullnet e pa kërkesë nga të tjerët.
Askush, dhe për asnjë arsye nuk mund të fyejë kombin shqiptar duke luajtur me këtë ndjenjë kaq pozitive karshi të huajve.
Shqipëria është një rast i rrallë në një botë refuzuese për të huajt. Cdo familje shqiptare ka migrantë jashtë vendit, në Perëndim, dhe kjo është një arsye më shumë për të qenë dashamirës me ata që janë larguar nga vendi i tyre për arsye të mbijetesës.
Si njohës modest i krizave të tilla humanitare e vlerësoj të pavend përhapjen e lajmeve të tilla të cilat mund të shkaktojnë panik në vendin më miqësor me të huajt sic është Shqipëria. Ajo nuk është një “epruvetë” ku interesat politike dhe paaftësitë menaxhuese të të tjerëve të gjejnë justifikim me “eksperimente” të tilla.
Grumbullimimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë.
Shqipëria ka gatishmëri për të huajt por askush nuk mund të bëjë “humor” nisur nga nevojat e saj. Në se ka ndonjë politikan europian i cili diskuton ?ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo ?ftesë” më mirë të mos vijë? Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane.
Jam i bindur, që Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë.
Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin? janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.
Shqipëria do të ishte e gatëshme të ndajë peshën e cdo krize me familjen e vet europiane por shqiptarët nuk janë njerëz naivë. Ata dyshimin e tyre do ta fillonin me pyetje të thjeshta? “Pse dicka që nuk është e mirë për Europën është e mirë për Shqipërinë?? Dhe më ironikja vjen më pas ?Në se na kërkoni dicka që nuk e bëni vet, a na bën kjo më europianë apo e kundërta??? Janë 600 mijë pyetje për një të vërtetë. Natyrisht!
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Mbledhja e sotme komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Fin...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje popullore ...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u takua sot me Nënkryetarin...
Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me lajmet që qark...
Bashkimi Europian pritet të hapë negociatat e anëtarësimit m...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar ...
Rreziku për deputetin socialist, Pulin Stërkaj, tashmë ka ka...
Krerët e komuniteteve fetare ishin të pranishëm ditën e sotm...
Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja demokrate Albana...
Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar sot në Durrës më...
Kryeministri Rama si një mjeshtër i propagandës politike, i ...
Pak ditë para vendimit për hapjen ose jo në negociatave mes ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar nderi në ta...
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist zhvilloi një takim m...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me taki...
Çështja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta në op...
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar sot në Pallatin e Kongrese...
Organizohet në Mostar të Bosnje-Hercegovinës Ministeriali i ...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordin...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...