“Sistemi është bllokuar”/ Akademiku Fuga: Protesta tregon se qeveria e ka humbur legjitimitetin
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Deklarata e kryeministrit Rama për ?Anadolu Agency?, se qeveria po ndjek me vëmendje institucionet arsimore të Gylenit, ngjall opinione të kundërta në Tiranë. Hajro Limaj, drejtues i Institutit të Politikave të Sigurisë Shqiptare, thotë se ky survejim është i panevojshëm, ndërsa Ermir Gjinishi, ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman, e vlerëson këtë organizatë si kërcënim për vendin.
Herë pas here, Shqipëria është përfshirë në një debat lidhur me prezencën e organizatës gyleniste.
Debati nxitet nga kërkesa e vazhdueshme e qeverisë turke ndaj Shqipërisë që të shkrijë institucionet e saj arsimore dhe të dëbojë individët e lidhur me klerikun Gylen.
Fusha me të cilën vepron lëvizja ?Gylen? në Shqipëri është arsimi, kolegjet dhe universitetet turke.
Vetë kryeministri Edi Rama, i pyetur nga agjencia turke ?Anadolu Agency?, konfirmoi vëmendjen e qeverisë shqiptare ndaj këtyre institucioneve. Për drejtorin e Institutit të Politikave të Sigurisë Shqiptare, Hajro Limaj, ky survejim i qeverisë ndaj këtyre institucioneve është i panevojshëm, pasi këto kolegje janë konform rregullave dhe ligjit të arsimit shqiptar.
?I vetmi investim që është bërë nga shteti dhe biznesi turk më i mirë në Shqipëri.
Për këto institucione arsimore nuk e bën Shqipëria vlerësimin, por e bën bota.
Këto shkolla nuk i ka hapur Gyleni me kokën e tij vetëm, por këto shkolla i ka hapur me mbështetjen e shtetit turk.
Ndaj duke e ditur që këta pasqyrojnë vlera të tilla dhe kanë influencë, edhe pse shkollat nuk merren fare me partitë politike, ai do t?i godasë se kanë lidhje me Gylenin.
Shkollat në Shqipëri janë hapur me mbështetjen e shtetit turk dhe të gjitha të miratuara në Këshillin e Ministrave të Shqipërisë me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe kjo ministri i vlerësoi si shkollat më të mira?, deklaroi Hajro Limaj, i Institutit të Politikave të Sigurisë Shqiptare.
Në anën tjetër, Ermir Gjinishi, i njohur si një kritik i ashpër i lëvizjes gyleniste, shprehet se kontrolli që qeveria iu bën këtyre institucioneve është mëse i nevojshëm, pasi gylenistët sipas tij shfrytëzojnë vendet me demokraci të brishtë për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal.
?Të tilla organizime paralele, të tilla struktura që përdorin hapësirat ligjore për të kapur shtetin për të inflirtuar shtetin.
Një shtet me defektet e njohura siç është Shqipëria me demokraci të brishtë, me institucione që nuk janë në nivelin e duhur, janë të thuash parajsa e këtyre lëvizjeve.
Prezenca gyleniste është e vërtetuar në Shqipëri dhe i takon shtetit dhe strukturave të shtetit t?i vërejnë, t?i mbikëqyrin dhe të shohin a janë a s?janë të vërteta shqetësimet e shtetit turk, se funksionojmë me ligjet e shtetit tonë?, tha Gjinishi.
Gjinishi shkon më tej kur thotë se kjo lëvizje, jo vetëm është prezente në vendin tonë në arsim, porse aktiviteti i saj ka marrë një shtrirje të gjerë edhe në jetën socio-ekonomike.
Për Gjinishin, prezenca e gylenistëve në Shqipëri përkthehet në cenim të sigurisë kombëtare.
?Një pjesë e madhe e këtyre njerëzve të Gylenit në Shqipëri kanë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri.
Shumë shpejt do dalin fakte në llogaritë e këtyre njerëzve, shtetas turq, që kanë punuar në organizimet e Gylenit në Shqipëri, por jo vetëm shtetasit turq, mund të dalin të dhëna rrënqethëse siç janë transferime të shumave marramendëse dhe ky është objekt kërkimi dhe hulumtimi i Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe krimit të oganizuar. Eksponentë të Gylenit janë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge në Shqipëri, madje dhe në atë që është bërë shumë zhurmë në Parlamentin shqiptar: trafikun nëpërmjet atyre avionëve të vegjël që quheshin mushkonja, do t?i gjeni shumë shpejt faktet.
Kemi të bëjmë me një aktivitet, i cili merret me pastrim parash, evazion fiskal dhe trafik ndërkombëtar droge dhe ky është problem shumë i madh?, tha Ermir Gjinishi.
Ndryshe nga Kosova, e cila ka zbatuar disa kërkesa të Turqisë për ekstradimin e gylenistëve, qeveria shqiptare është treguar e matur.
Megjithatë, Turqia vazhdon të nxisë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, si Kosova, Bosnja dhe Maqedonia, që të veprojnë ndaj gylenistëve.(TemA TV-Tituli është i CNA.al)
Ditën e hënë, më 18 qershor, Alpha Bank Albania në bashkëpun...
Korrupsioni kryeministror shqiptar Berisha-Rama duhet të eli...
Një shtetas 24 vjeçar, banues në kryeqytet është vënë në pra...
Pasditen e sotme, Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se dep...
Gazetari serb nga Bela Cërkva, Stefan Cvetkoviq, në një konf...
Prej muajsh Teatri Kombëtar është kthyer në qendër të vëmen...
Pas ekzekutimit të 60-vjeçarit Mehdi Kavaja me një plumb në ...
Marrëveshja midis qeverive të Greqisë dhe Maqedonisë për ndr...
Debati mbi teatrin, i ngjan një tenxhereje ku zien qumështi....
“DB Wash International” dhe “Artic Group” janë dy kompanitë ...
Çelja e sezonit turistik është shoqëruar me një sërë pakënaq...
Pas debateve në Komisionin e Medias për prishjen e Teatrit ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federic...
Deputeti i PS-së, Paulin Stërkaj gjendet i shtruar në ambien...
Policia Kapshticës ka vënë në dy shtetas nën akuzën e trafik...
“Raiffeisen” është e para bankë europiane që ka hyrë në ven...
Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj ndodhet në gjen...
Pas debateve në Komisionin e Medias për prishjen e Teatrit ...
Sipas statistikave të fundit të bëra nga një organizatë me s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në, në rrugën ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...