Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Të hënën devijohet sërish kalimi
Të Hënën në orën 06:00 të mëngjesit, riparimi i asfaltit në ...
Vin Salani i Neimit të Labinotit, megjithëse kishte biseduar gjerë e gjatë me G.D. para se ajo të shkonte në emisionin e Rudina Magjistarit u shtang nga madhështia e kësaj gruaje!
Ai një gjysëm ore përpara u mbyll në shtëpi, uli perdet, fiku dritën, ndezi televizorin dhe u përqëndrua para ekranit duke kujtuar gjithë jetën e tij, udhëtimin e parë nga Lozhani në Tiranë, takimin e parë me Henri Çilin dhe pastaj çastin e madhërishëm kur para tij u shfaq ajo!
Minutat rrëzoheshin tepër ngadalë. Tridhjetë ishin të gjorët por, zgjaten sa tridhjetë shekuj! Ai dhe G.D. kanë pasur një vit tejet interesant, kanë udhëtuar shpesh nga parajsa në ferr e anasjelltas, trazuar emocionesh të ngrohta si furrë e të ftohta si kallkan siberie!
Ai e di nga njohja e thellë antropologjike që ka për popullin e tij, se shqiptarët kanë zët dhe nuk durojnë dot suksesin e tjetrit. G.D. dhe Ai apo Ai dhe G.D. si askush tjetër i kanë dhënë fytyrën e tyre opozitës shqiptare! Ata spikasin gjithmonë, me fjalë, gjeste, qëndrime aq sa së fundmi kanë shkaktuar xhelozinë e Lulit!
Emisioni filloi. G.D. u shfaq. Mbi ballin e Salanit, bulëza djerse si përrua vërshuan. Në shpirtin e tij si zgafellë misteresh, shkëmbinj emocionesh si ortek rrotulloheshin. G.D. foli.
Ai heshte , nuk pipëtinte. Një mizë që i prishi atë përqëndrim u shtyp sa hap e mbyll sytë. G.D u rrëfye. Analizoi botën dhe veten nga këndvështrimi i saj. Me publikun ndau dhimbjet dhe gëzimet, pasionet e llavta dhe zhgënjimet e acarta!
Në sytë e Rudinës dhe Salanit lexohej përshtypja dhe surpriza. Ajo rrëfeu lëndimet dhe dashuritë. Ata që i gërryejne xhanin janë një, dhjetë ose njëqind, por ata që e duan janë qindra, mijëra dhe për ata e gjen forcën, krenarinë, verbin plot thellime, shikimin e ëmbël me aromë mjaltë, ecjen gufuese dhe fjalimet plot ekstazë e surealizëm.
Salani e shihte dhe mendonte. Në sytë e saj shtrihet globi. Nga shikimi i saj thyhen armiqtë. Vetë Edi Rama, ai gojëkeq i pashoq që gjuha iu thaftë, s?ka guxuar ende të gjejë një përcaktues për G.D-në. Ajo flet e ai mban shënime. Ajo sulmon e ai fshihet. Ajo argumenton e ai tërhiqet.
Kushedi ç?mendon Sali Berisha, kur e sheh atë gjetje të veten e cila i jep PD-së grint e madhështi. PD kjo parti s?mirëzinjësh. Pas kësaj interviste edhe ajo që e mban veten si më të bukurën le të fshihet. G.D. është rruga e vërteta dhe jeta, bukuria, gëzimi dhe shëlbimi. Mendonte dhe lotët i binin mbi gjoksin pa qime.
Salani qau përsëri. Intervista e G.D. i kishte dhënë material filozofik për një shekull. Eh, ajo qerrateshë plot nur e zulme, disa shikime të koduara ja hodhi kamerës, xhami i së cilës desh u thye.
Ai përseri qau. Ishte ditë ngashërimesh. G.D. u kthye, gratë në PD e gjetkë, të fshihen. Salani qau përsëri. Lot gëzimi e lumturie ishin ato. Sapo G.D. doli ai e mori në tel. Oh çfarë bisede. Do na e rrëfejë një ditë tjetër. Salani qau gjatë më pas./ Satirë politike–CNA.al
Të Hënën në orën 06:00 të mëngjesit, riparimi i asfaltit në ...
Në Babrru, është ndërtuar kampi, ku qëndrojnë ayilantët, të ...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala në një intervistë bërë b...
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një dalje...
Një tjetër aksident është regjistuar në aksin Elbasan-Peqin,...
Nënkryetari i Partlamentit, si dhe deputeti i Partisë Demokr...
Në kuadër të turit të llogaridhënies publike, kryeministri R...
Një ditë më parë deputetja demokrate Grida Duma, gjatë një i...
Në Shqipëri, besnikëria në drejtësi “blihet” me punësime në...
Një banesë është tentuar të vidhet në Korçë mbrëmjen e sotme...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi ...
Historia e një shqiptari, me emrin Elidon Habilaj, nga Vlora...
Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin në ven...
Prej muajsh artistët janë në një konflikt të hapur me qeveri...
Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që ditën e mbarë për qyte...
Profesor Agron Gjekmarkaj, në një opinion të botuar në gazet...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucioni i dytë p...
Sipas mediave italiane, arsyeja që shqiptari e ka bërë këtë ...
Dy persona janë vënë në pranga në pikën e kalimit kufitar Ka...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbuluar se shumë proku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...