Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Në Shqipëri, besnikëria në drejtësi ?blihet? me punësime në institucionet shtetërore.
Shpesh kemi dëgjuar emra të caktuar prokurorësh dhe gjyqtarësh që lakohen se i përkasin dhe punojnë në favor të një force të caktuar politike. Logjikisht i bie që edhe prokurorët e gjyqtarët të kenë një forcë politike të preferuar, pasi janë qytetarë dhe votues të këtij vendi, por kjo nuk duhet zbatuar në punën që ata kryejnë.
Por, kjo logjikë në një pjesë jo të vogël të rasteve bie. Kemi gjyqtarë dhe prokurorë që familjarët e tyre pa përjashtim i kanë të punësuar në institucionet shtetërore. A thua se ekspertët më të mirë janë vetëm ata që iu përkasin familjeve të kësaj kategorie.
Rrjedhimisht kuptohet se në këto kushte sa i pavarur mund të jetë një gjyqtar apo prokuror.
Sipas formularit të deklarimit të pasurive, të marrë nga CNA.al pranë ILDKPKI-së, rezulton se kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda Artan Bajrami, i ka ?duart? e sigurta në institucionet e shtetit.
Bashkëshortja i punon specialist në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vajza i punon specialiste në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ndërsa djali punon si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan.
Nuk paragjykojmë aftësinë e familjarëve të kryeprokurorit, por kjo situatë automatikisht vë në pikëpyetje pavarësinë e tij në lidhje me detyrën që ai bën.
Pasuria e deklaruar nga kryeprokurori Artan Bajrami
Kursime familjare nga pagat cash, në shumën 600.000 lekë.
Paga neto gjatë vitit 2017 në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në shumën 1.735.457 lekë.
Pagesa nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 34.000 lekë dhe 42.500 lekë.
Paga neto e bashkëshortes, gjatë vitit 2017 në detyrën e specialistes në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në shumën 757.328 lekë.
Paga neto e të bijës gjatë vitit 2017, në detyrën e specialistes në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, shumën 710.241 lekë.
Paga neto e të birit për vitin 2017 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, në shumën 584.273 lekë.
Shlyer kredi, gjatë vitit 2017, në shumën 284.400 lekë, ndërsa e pashlyer shuma 1.855.223.8 lekë.
Kontratë kredie konsumatore, në emër të djalit, me datë 28.06.2017 për shumën 120.400 lekë. Detyrimi i shlyer është në shumën 65.994 lekë, ndërsa pashlyer në shumën 62 793 lekë .
Overdraft me datë 13.01.2017 për shumën 157.000 lekë. Detyrimi i shlyer në shumën 82.000 lekë, ndërsa pashlyer në vlerën 79.805,90 lekë./CNA.al













Një banesë është tentuar të vidhet në Korçë mbrëmjen e sotme...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi ...
Historia e një shqiptari, me emrin Elidon Habilaj, nga Vlora...
Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin në ven...
Prej muajsh artistët janë në një konflikt të hapur me qeveri...
Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që ditën e mbarë për qyte...
Profesor Agron Gjekmarkaj, në një opinion të botuar në gazet...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucioni i dytë p...
Sipas mediave italiane, arsyeja që shqiptari e ka bërë këtë ...
Dy persona janë vënë në pranga në pikën e kalimit kufitar Ka...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbuluar se shumë proku...
Një 20-vjeçare shqiptare është dhunuar deri sa ka gjetur vde...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 16 ...
Mbi 100 deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar ka...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Jeta sentimentale e çifteve do jete shume e qete sot. Do fli...
Anëtari i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Ku...
Me mijëra euro i kanë nëpër banka të ndryshme, deputetët e z...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj, me anë të n...
Punonjësit e sektorit publik në Kosovë kanë kërcënuar me gre...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...