Hapja e negociatave/ Ngjela zbulon dy "kokat" që kërkon BE
Avokati Spartak Ngjela vijon akuzat e forta në drejtim të kl...
Dhuna në Polici nuk ka të ndaluar. Rastet kur qytetarë dhunohen në ambjentet e Policisë, sa vijnë dhe shtohen.
Policët janë tërbuar dhe në vend që të respektojnë ligjin, e shkelin atë me të dyja këmbët.
Ata e konsiderojnë institucionin e Policisë si ambjentin e tyre privat dhe në këtë mënyrë nuk kursejnë dhunën ndaj qytetarëve. Brenda dy javësh dy persona kanë humbur jetën nga dhuna e ushtruar në Polici.
Por, edhe pas këtyre ngjarjeve tragjike, punonjësit e Policisë, nuk heqin dorë nga dhuna.
Ndonëse janë në detyrë për t?u kujdesur për rendin dhe ligjin, ata janë të parë që abuzojnë me këto elemente.
Sikur të mos mjaftonin këto skandale, kemi një Ministër të Brendshëm që me veprimet tij tregon se e arsyeton dhunën.
Vdekjet e qytetarëve në ambjentet e policisë, justifikohen zyrtarisht me deklarata të tipit, se kanë nisur hetime disiplinore për policët dhunues.
Ministri Fatmir Xhafaj, bën sikur është i shqetësuar për korrupsionin, drogën dhe krimin e organizuar, duke bredhur konferencë më konferencë, ndërkohë që policia është tërbuar dhe ka dalë nga binarët.
Në një shtet normal, ku respektoheshin ligjet, sot policët dhunues duhej të ishin në burg dhe ministri Xhafaj duhej të kishte ikur nga detyra.
Edhe sa qytetarë të tjerë duhet të vdesin, për të pastruar llumin që ka pushtuar Policinë?
Edhe sa ?koka? qytetarësh kërkon të ?hajë? Fatmir Xhafaj, që të tregojë njëherë të vetme se ka fytyrë dhe të largohet përgjithmonë nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme?
Me një Ministër të Brendshëm që ?lan duart? me gjakun e qytetarëve që po humbasin jetën koridoreve të Policisë, nuk mund të ketë shpresë për drejtësi.
Rastet e dhunës në Polici
Në muajin shkurt të këtij viti, një aksident jo i rrezikshëm me makinë, por i shkaktuar ndaj njërit prej titullarëve të policisë rajonale të Korçës, i ka kushtuar dhunë fizike një qytetari.
Tomi Misha, 33 vjeç, nga Korça, përfundoi i rrahur në spitalin civil të qytetit, pas shoqërimit në komisariat, ku, gjatë kohës që u mbajt i izoluar, u godit prej uniformave blu.
Me 8 maj 2018, një 34 vjeçar, denoncoi se është dhunuar deri gjendje të fikti brend
a komisariatit të Policisë së Korçës ku ishte shoqëruar si i dyshuar për vjedhje.
Mariglen Muka tha se pasi e ofenduan e bënë për spital pasi ai nuk pranoi akuzat.
Ai denoncoi se shenjat në trup dhe fytyrë ja ka shkaktuar një efektiv policie brenda komisariatit.
?Më shau, më goditi, kam rënë pa ndjenja poshtë. Më goditi me grushta dhe me shqelma nga koka, brenda në zyrën e komisariatit?, ka thënë Muka për mediat.
Me 17 maj 2018 Enea Ftoi, u gjet i pajetë në mjediset e paraburgimit të komisariatit të policisë së Korçës.
Fillimisht ngjarja u raportua si vdekje e natyrshme nga ana policisë, e cila në njoftimin e saj shkruante se në trupin e Enea Ftoit nuk ishin konstatuar shenja dhune.
Por, pasi familjarët panë trupin e 27-vjeçarit dhe vërejtën shenjat e dhunës, lëshuan akuza të ashpra ndaj policisë, duke e bërë përgjegjëse për vrasjen e të riut.
Me 28 maj, Ardian Kallami, i cili sapo ishte kthyer nga komisariati i Policisë u gjet i vetëvrarë pas banesës së tij në Shkodër.
Familjarët denoncuan publikisht policinë, duke e bërë fajtore atë, për vdekjen e të afërmit të tyre. Sipas tyre, policia e kishte detyruar Ardianin nëpërmjet dhunës të pranonte një krim që nuk e kishte kryer. Vëllai i të ndjerit, Zef Kallami, tha për mediat se policia e kishte dhunuar fizikisht 47-vjeçarin e madje e kishte detyruar atë të nënshkruante një dokument sikur e kishte kryer ai vjedhjen.
Ndërsa sot, është raportuar se komisariatin e Pogradecit, një 28 vjeçar është dhunuar në mënyrë barbare nga punonjësit e policisë.
Ai ka përfunduar në polici, pasi ka goditur aksidentalisht automjetin e njërit prej policëve.
28 vjeçari Ilir Bego ka deklaruar se është dhunuar gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në komisariat.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes dhe mësohet se shkak është bërë një gjobë e marrë para dy vitesh./CNA.al
Avokati Spartak Ngjela vijon akuzat e forta në drejtim të kl...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka filluar procesin e ko...
Në komisariatin e Pogradecit, një 28 vjeçar është dhunuar në...
Lulzim Basha, prej korrikut të vitit 2013, ka marrë drejtimi...
Grupi Balfin, investime të mëdha, vende të reja pune dhe kon...
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka “shpërthyer”, në r...
Mikel Shallari, është autori i vetëm i arrestuar për ekzekut...
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka deklaron se drejtësia është n...
Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e 29-vjeçarit mbr...
Më 17 maj të këtij viti, 27-vjeçari Enea Ftoj ndërroi jetë n...
Drejtoria e Policisë së qarkut të Korçës është përfshirë nga...
Nga Enkel DEMI*Nuk jam i mendimit që largimi ose jo i Blendi...
Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën për unifikimin e pikav...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ndotjen që po i b...
Prokuroria e Krimeve të Rënda, është institucioni i cili si ...
Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është mbajtur seanca...
Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, shfaqet si mbështetës i li...
Dy partitë më të mëdha të opozitës janë kapluar nga makthi s...
Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka postuar në faqen e...
Në vijim të punës për goditjen e grupeve të trafikimit të lë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...