Sot në një dalje të papritur për mediet, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, njeriu i shumë akuzuar i të paktën vitit të fundit, nga e gjithë kasta politike shqiptare, ka dalë publikisht dhe ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit, ku nga i akuzuar u kthye në akuzues, nga i sulmuar u kthye në sulmues.
Sot Saimir Tahiri, i cili është në fakt edhe produkt politik nga produktet më kryesore të Edi Ramës, në daljen e tij televizive, përveç asaj që thotë opozita se ka dosje ndaj kryeministri dhe e shantazhon atë, mbajti një qëndrim të drejtpërdrejtë. Ai sulmoi ministrin më të fortë të Edi Ramës, Fatmir Xhafajn, i cili duket të jetë një nga rivalët e tij më kryesor. Tahiri ishte i qartë, ai tha për Xhafajn: ?Ta dini për statistikë: Hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, ti mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër.
Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As ministri i brendshëm se ka përmendur kurrë. As kryeministri jo. Nuk e di pse.?
Përtej Ministrit të Brendshëm, Tahiri duket se është në një lojë tjetër politike. Ai nuk ka frikë përballë Fatmir Xhafajt apo Edi Ramës, dhe duket sot të jetë problemi kryesor i qeverisë. E nëse për shumë muaj dukej si sikleti i Edi Ramës, sot është vërtet problemi më i madh i tij, kjo për disa arsye.
Së pari ndoshta jo vetëm për faktet që thotë opozita se ka disa dosje, por për faktin se ai ka qenë 4 vjet Ministër i Brendshëm. Ai si një Ministër i Brendshëm në Shqipëri, di çdo fije çfarë lëviz në këtë vend. Ai është akuzuar shumë për drogën, ndërsa sot akuzoi të tjerët.
Më tej, për Tahirin mund të thuhet se është problem për qeverinë, pasi tani pa mandat deputeti dhe jashtë Parlamenti, edhe i përjashtuar ndoshta nga Partia Socialiste, ai pritet të jetë goditja më e madhe për qeverinë e Ramës. Përtej fjalëve apo sulmeve dhe akuzave të opozitës, do të jenë edhe qëndrimet e Saimir Tahirit, i cili sot bëri publikisht një hap të fortë. Me një kamxhik në dorë goditi Ministrin e Brendshëm, i cili prej shumë kohësh në opinionin mediatik dhe politik, njihet si “armiku” i Saimir Tahirit, që kur Tahiri ishte Ministër i Brendshëm.
Tani pas kaq kohësh dhe pas kaq shumë heshtje, ish-Ministri i Brendshëm, që dosjet e punës së tij ia ka dorëzuar Fatmir Xhafajt, sot filloi përplasjen me një nga shtyllat më të forta të qeverisë, Fatmir Xhafajn, i cili së bashku me Erion Veliaj, u akuzuan fort në fjalën e Tahirit. Është kjo dyshe që njihet në fakt si grupi që së bashku me personazhe të tjerë, pjesë të strukturave të Partisë Socialiste, të cilët mund të kenë instrumentalizuar dhe ashtu siç tha ish-ministri i Brendshëm, të kenë çuar materiale dhe raporte te opozita, për të sulmuar dhe goditur një nga njerëzit më besnikë të Edi Ramës, personin më jetëgjatë në postimin e Ministrit të Brendshëm dhe sot ai ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Por kjo dorëheqje kthehet në riskun më të madh që ka sot qeveria. Edi Rama sot nuk ka shumë frikë Lulzim Bashën, pasi atë e ka mik dhe ortak. Duket që nuk ka frikë shumë edhe Ilir Metën, përtej Monika Kryemadhit. Problemi i qeverisë dhe frika më e madhe tani është Saimir Tahiri dhe beteja e tij jo vetëm me Kryeministrin, por me ministrat e kabinetit Rama dhe dosjet e tyre. /CNA.al
Burimet brenda Prokurorisë së Shtetit kanë konfirmuar se, pa...
Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ish-ministri i Br...
Nga Skënder MinxhoziSaimir Tahiri ka bërë gjënë e duhur. Von...
Saimir Tahiri disa javë më parë në emisionin “Opinion” dekla...
Pas gjetjes së trupit të pajetë të njërit prej policëve të ...
Në vazhdën e reagimeve pas dorëheqjes së ish-ministrit të Br...
Kur kanë kaluar gjashtë ditë nga zhdukja e dy policëve të Ko...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë gjatë qeverisë “Berisha”...
Nëse Saimir Tahiri paska qenë një peshk i vogël, siç po thuh...
Nga AGRON GJEKMARKAJSaimir Tahiri la mandatin e deputetit me...
Avokati Spartak ngjela, i ftuar në emisionin “45 Minuta” në ...
Autoritetet greke kanë arritur të shkatërrojnë një grup nark...
Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë “Rama 1”, Saimir Tahiri,...
Pas dorëheqjes së Saimir Tahirit nga mandati i deputetit, is...
Në adresë të redaksisë së CNA.al, ka mbërritur një denoncim ...
3 maj 2018, Romë – Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s mb...
Italia duket se do të ketë një problem dhe lidhet me emërimi...
Dritan Gradica dhe Julian Deblini janë sipas mediave spanjol...
Autoritetet shqiptare kanë nisur një hetim pasuror ndaj 24-v...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...