Çmimet e ushqimeve të qëndrueshme gjatë muajit prill
3 maj 2018, Romë – Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s mb...
Në adresë të redaksisë së CNA.al, ka mbërritur një denoncim lidhur me një kërkesë të Ministrisë së Arsimit, e cila u kërkon shkollave emrin e njërit prej prindërve, numrin e tij personal të kartës së identitetit, numrin e celularit dhe adresën e e-mailit.
Sipas denoncuesit në fjalë,nuk dihen ende arsyet se përse po kërkohen këto të dhëna personale, ndërsa ka prej atyre shkollave, të cilat kërkojnë fotokopjen e kartës së identitetit të të dy prindërve.
Në fakt kjo kërkesë bie në kundërshti të plotë me ligjet e vendit.
Ja çfarë thotë “Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale”:
“LIGJ
Nr.9887, datë 10.3.2008
PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Neni 1
Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për mbrojtjen dhe përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale.
Neni 2
Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale bëhet duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.
Neni 3
1. ?Të dhëna personale? është çdo informacion për një person fizik, i cili është i identifikuar ose i identifikueshëm. Elementet, me të cilat realizohet identifikimi i një personi, drejtpërdrejt apo tërthorazi, janë numrat e identitetit ose faktorë të tjerë të veçantë fizikë, psikologjikë, ekonomikë, socialë, kulturorë etj.
Neni 6
Kriteret ligjore për përpunimin
1. Të dhënat personale përpunohen vetëm:
a) nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin;
b) për hartimin dhe përmbushjen e kontratave, në të cilat subjekti i të dhënave personale është palë;
c) për të mbrojtur interesat jetikë të subjektit të të dhënave;
ç) për përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit;
d) për kryerjen e një detyre ligjore me interes publik ose ushtrimin e një kompetence të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat;
dh) për ndjekjen e interesave legjitimë të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat, përveç kur këta interesa mbizotërojnë mbi interesat për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të subjektit të të dhënave.
2. Përpunimi i të dhënave personale, të përcaktuara në kuadër të veprimtarive të parandalimit dhe ndjekjes penale, për kryerjen e një vepre penale kundër rendit publik dhe të veprave të tjera në fushën e të drejtës penale, si dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, kryhet nga autoritetet zyrtare të përcaktuara në ligj.
Neni 7
2. Përpunimi i të dhënave sensitive bëhet vetëm nëse:
a) subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin, që mund të revokohet në çdo çast dhe e bën të paligjshëm përpunimin e mëtejshëm të të dhënave;
b) është në interesin jetik të subjektit të të dhënave ose të një personi tjetër dhe subjekti i të dhënave është fizikisht ose mendërisht i paaftë për të dhënë pëlqimin e vet;”
Por pavarësisht çfarë thotë ligji, ministrja Lindita Nikolla, për interes të OJF-ve të saj, po kërkon diçka të kundraligjshme.
Në denoncimin në fjalë thuhet se prindërit: “Duhet të japin të dhëna të plota mbajtësve të të dhënave: për qëllimin e përdorimit, autorizimin e përpunuesit, të dhënat për përpunuesin dhe të kërkojnë autorizim të qartë.”
Ministrja Nikolla po bën rolin e një call-centeri, për mbledhjen e të dhënave personale të qytetarëve, në kundërshtim me ligjin.
Prindërit nuk janë thirrur në mbledhje, e as nuk janë shpjeguar se për çfarë do të përdoren të dhënat e tyre personale, dhe kush do t’i përdorë ato, por po mblidhen në bazë të një urdhëri me sms, si të ishte një vendim gjyqi partizan. /CNA.al
3 maj 2018, Romë – Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s mb...
Italia duket se do të ketë një problem dhe lidhet me emërimi...
Dritan Gradica dhe Julian Deblini janë sipas mediave spanjol...
Autoritetet shqiptare kanë nisur një hetim pasuror ndaj 24-v...
Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të ish-ministrit të B...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një 35-vjeçar ka n...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga hetimet që kanë nisur ndaj ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për...
Në kuadër të inspektimeve për menaxhimin e integruar të mbet...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, i cili vinte n...
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, në një deklaratë pë...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një prononcim për med...
Ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një d...
Kryetari i komisionit për çështjen ‘Tahiri’ Edi Paloka ka re...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prononcim për media...
Profili “politik” i çunit të Fahriut është i mangët, pa përf...
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama iu përgjigj ‘flakë për flakë’...
Kryeministri Edi Rama mori fjalën në Kuvend pasi deputetët e...
CNA.al (CityNewsAlbania) prej disa ditësh ka filluar të zbar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...