“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga AGRON GJEKMARKAJ
Saimir Tahiri la mandatin e deputetit me nje fjalim me shume apolitik se te gjate paçka se edhe i gjate ishte boll. Per faktin se ishte apolitik brenda tij strehoheshin edhe disa te verteta te cilat thuhen me vonese nga ana e tij dhe nen trysni, e cila sa vjen e shtohet kryesisht nga faktori nderkombetar. Do te konsiderohej nje akt moral, dorezimi i mandatit dhe fjala e se enjtes nese do te kryheshin ne kohen e duhur, kur nga Italia mberriti dosja e Skandalit. Nuk e beri. U mbrojt politikisht dhe hyri ne nje skeme komunikimi mafioz.
Sot me ?koken? e Saimir Tahirit behet politike gjithandej. Nuk mund te themi me siguri sa, si, kur eshte i perfshire ne çeshtje per te cilat perflitet pa u gjykuar dhe pa u marre nje vendim per te. Por nuk ka femije ne Shqiperi qe nuk e di se persa kohe ai ishte minister i Brendshem ne u shnderruam ne Republike te Kanabisit, nuk ka njeri ne faqe te dheut te besoje se policia dhe shteti ishin jashte kesaj historie.
Ka mberritur deri ne ditet tona jehu qe mbreti Ahmet Zogu kaq i urryer nga socialistet me 300 xhandare e kontrollonte gjithë territorin e jo me sot kur ?Mbreti? aktual ka 12 mije police, ushtri, radare qe fiken e ndizen, sherbime sekrete te vendit e te huaja, aleate te Natos, spiune vullnetare, media etj etj. Saimir Tahiri ne mes te tjerash kishte nje fjali kyçe ?me kane keshilluar te them se Edi Rama ishte ne krye te kesaj pune por nuk e bera? por kjo s?do te thote se ne ditet qe vijojne nuk do ta beje. Nuk ka mbetur person me ze publik, ambasade, opozita, pa ja thene kete problem qe kur u rrezuan avionet.
Kryeministri nuk reagoi. Ai humbi nje rast te arte per te perputhur fjalet me aktet. E humbi kete shans. Do ti kishte kursyer andralla pa fund vendit, vetes pse jo edhe Tahirit qe pushteti pa kufi e rrasi ne ngasje dhe arrogance pa kufi. Kanabisi, koncensionet, korrupsioni, mungesa e investimeve dhe zbrazja demografike jane pese problemet e medha te qeverise Rama. Kanabisi ishte me i dukshem, i prekshem, e dinin te gjithe dhe mos pranimi i ketij fakti u konsiderua si dhenie statusi politik per fenomenin.
Mund te ndodhin magji dhe mrekulli por zor se Saimir Tahiri mbetet i pa faj ne kete histori. Mund te ndodhe shpelarje e trurit, mund te behet cfare do lloj propagande, akuze, spostim vemendjeje por edhe Kryeministri e ka te veshtire te mbetet duar jashte ne kete histori sepse do te thyhej cdo sistem logjik, cdo etike politike dhe publike. Nje proces i tille kanabizimi i vendit nuk mund te lidhet vec me Saimir Tahirin.
Edi Rama i cili ka kerkuar falje disa here per gjera te ndryshme kesaj teme i eshte rrotulluar pa i hyre ne thelb. Ai e di qe falja ne kete rast nuk mjafton as pranohet sepse kur duhej nderhyrja e ne morem si dhurate arrogancen. Përgjegjësia politike bie mbi ate kryekeputet. Shpesh akuzohet opozita pse e politizon kete ceshtje. Ne fakt opozita meriton te akuzohet per paaftesi per te rrezuar qeverine pikerisht per kete ceshtje. Tahiri nuk e dorezoi mandatin nga presioni i shoqerise shqiptare ne shenje respekti per te sic thuhej sot ne ligjeraten e tij.
Perkundrazi me shpresen se cudia tre dite zgjat ai nuk pyeti per te. Nje gje te tille nuk ia kerkoi as Kryeministri e as partia e tij. Tani kur ne cdo takim zyrtar a jo me te huajt shtrohet ky problem nuk mbetej rruge tjeter. Dorezimi i mandatit ngjan si kompromisi i radhes i cili ne thelb ia le ate vullnetit te lire te personit kur keshtu nuk eshte. Tani gjithcka eshte ne duart e sistemit te drejtesise, nje sistem ky ne anarki te plote.
Saimir Tahiri ? koke turku? nuk i sherben per asgje Shqiperise vecse mbush bulcinjet e ndyre te politikes shqiptare me buken e perditshme. Ndersa nje hetim dhe gjykim i vertete qe nxjerr te gjitha pergjegjësite e tij, te vartesve dhe te eprorëve po qe do ishte emancipues per te gjithe. Kjo ne Shqiperi zor se ndodh kur edhe Vettingu pilotohet si ndeshkim apo tolerim.
Ne Bibel eshte nje moment kur Maria Magdalena e zene ne faj rrethohet nga turma e cila sipas tradites duhet ta gjuaje me gure derisa te jape shpirt. Pyesin Jezusin dhe ai u pergjigjet kush eshte i pafaj le te gjuaj gurin e pare. Ne fakt askush nuk pat guxim te hidhte gurin e tij. Nuk jemi nen shtetin e Bibles por te se drejtes per me teper ne Shqiperi, por ajo qe ben pershtypje pa relativizuar aspak skandalin Tahiri eshte sesi kohorta me hajdute me batakcinj, dylme e fytyresholle te cdo kategorie marrin anën e virtytit kunder vesit.
Te pakten te kishin miradine me heshte. E verteta eshte e vertete edhe kur e thote Saimir Tahiri i cili me gjase ka genjyer jo pak keta muaj. Do te ishte naivitet te mendonim se po na pengon Saimir Tahiri integrimin ne Europe. Ai eshte pika qe derdhi goten po vec kaq, pa ja hequr per asnje çast njollen 28 mije km katror te kanabisit qe e ndjek nga pas. Saimir Tahiri nuk eshte vetem ne kete pengese. Mjafton per te verejtur Shqiperine nga avioni dhe menjehere do te shohim shemtine urbane veper e korrupsionit.
Shqiperia e lire u be nje Shqiperi e korruptuar. Korrupsioni ka filluar ne pallatin e Kryeministrise dhe shtrihet tash 28 vjet ne menyre kapilare nga Vermoshi ne Konispol. Cdo zaptim i prones publike, cdo shtepi kulture e kinema te privatizuara, cdo pallat nga periferia ne qender ka nga pas nje histori te shemtuar. Duke filluar nga viti 1992 mjafton te hulumtosh kurben e jetes te cdo kryetari komune bashkie te cdo ministri te majte e te djathte, te shikosh shtepite, dyqanet, shkollimin e femijeve, te shikosh vilat e tyre ne mal te robit, ne gji te lalsit, ne kodrat perreth Tiranes, ne Voskopoje e Dardhe, Velipoje e Vlore per te kuptuar se cfare i kane punuar ketij vendi shumica e tyre, nje frote e ndyre rriqnash.
Integrimi ne Europe eshte penguar dite pas dite, vite pas viti, vjedhje pas vjedhjeje, shkelje pas shkelje te ligjit. Politikanet shqiptare i ka zene halli si ata te mazhorances ai ata te opozites me procesin e integrimit. Ne fakt nuk e duan por se thone dot. Kesisoj e pengojne me menyrat e tyre te cilat kane fytyren, buzëqeshjen dhe leksikun e tyre si vule e firme. Si mund te prodhojne demokraci tre partite shqiptare te cilat funksionojne si prone private ku statusi i idiotit vlen me shume se ai i cdo intelektuali?
Teorikisht demokracia prej tyre duhet te buroje. Europa se di kete? Mendojne matrapazet surratqerepe qe na qeverisin prej dekadash vetem se veshin nje kostum firmato dhe kundra te shtrenjta se jane partneret e Europes. Injorante dhe hajdute me e keqja rrace keta jane thjeshte esat pashat e rinj qe duan nje pashallek per vete e femijet e tyre.
Por krusma e banalitetit si ne kete Parlament ngado qe te shohesh si nga pushteti ashtu nga opozita s?ka qene kurre e tille. Nje gare e madhe per te genjyer per tu shtirur..nje gare per tu dukur sa me debil per ti pelqyer shefit. Ne kete pike Saimir Tahiri qe i ndershem. Problemi nuk eshte Saimir Tahiri vetem por ai dhe shoket e tij bashke ne PS ne PD ne LSI te cilet ashtu grumbull i kane shndërruar shqiptaret ne nje shoqëri te degraduar ku cdo te drejte e kerkojne si favor, ku pas cdo favori servilosen dhe shiten pastaj kur e kuptojne se kane gabuar marrin valixhet e ikin dhe perfundojne ne kampe emigrantesh per te marre gjellen ne kazan.
Saimir Tahiri mbase nuk eshte as me i korruptuari as me i pasuri nga koleget e tij. Tranzicioni shqiptar, kjo kohe urdi e hajdutëve nuk mund te gjykohet siç duhet nese si tape i veme koken e Saimir Tahirit i cili nuk eshte me ?turk? se te tjerët. /Panorama.com
Avokati Spartak ngjela, i ftuar në emisionin “45 Minuta” në ...
Autoritetet greke kanë arritur të shkatërrojnë një grup nark...
Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë “Rama 1”, Saimir Tahiri,...
Pas dorëheqjes së Saimir Tahirit nga mandati i deputetit, is...
Në adresë të redaksisë së CNA.al, ka mbërritur një denoncim ...
3 maj 2018, Romë – Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s mb...
Italia duket se do të ketë një problem dhe lidhet me emërimi...
Dritan Gradica dhe Julian Deblini janë sipas mediave spanjol...
Autoritetet shqiptare kanë nisur një hetim pasuror ndaj 24-v...
Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të ish-ministrit të B...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një 35-vjeçar ka n...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga hetimet që kanë nisur ndaj ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për...
Në kuadër të inspektimeve për menaxhimin e integruar të mbet...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, i cili vinte n...
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, në një deklaratë pë...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një prononcim për med...
Ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një d...
Kryetari i komisionit për çështjen ‘Tahiri’ Edi Paloka ka re...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...