Vasili-Ramës: Ngatërron qeverinë me kopshtin zoologjik. Zoti të mëshiroftë!
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Pak ditë më parë Tpz.al paralajmëroi për tenderin e paracaktuar të Albpetrol, për vendburimet e naftës.
Përmes një urdhëri që mban firmën e Damian Gjiknurit, Albpetrol u autorizua të ndjekë procedurat për të lidhur marrëveshje të reja për tre vendburime të naftës.
Dokumenti saktëson se kompanitë e interesuara për të marrë në dorëzim vendburimet e naftës në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë kanë afat për të aplikuar pranë Albpetrol deri në 31 mars të këtij viti.naf
Sipas njoftimit të ministrisë aplikimet do të kalojnë në lupën e një grupi të posaçëm negociatorësh që do të ngrejë kompania Albpetrol, me përfaqësues të ministrisë së Energjisë.
Burime për TPZ.al nga Albpetrol bëjnë me dije se më datë 31/03/2018, disa shoqëri të ndryshme në fushën e kërkimit, kanë marrë pjesë në tenderin e organizuar nga Albpetrol, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe ofertat përkatëse, për të lidhur marrëveshje hidrokarbure në lidhje me vendburimet e mësipërme.
Të bie në sy fakti se pjesëmarrës në këtë garë janë edhe shoqëri, të cilat kanë aktualisht detyrime ndaj shoqërisë Albpetrol.
Një nga kompanitë problematike që ka marrë pjesë këtë herë në tender është TRANS OIL GROUP. Ajo aktualisht është debitore ndaj Albpetrol dhe burime të Tpz.al bëjnë me dije se dhe AKBN pak kohë më parë i ka nisur shkresë për prishje kontrate.
Kjo përveçse është paradoksale, krijon një precedent të rrezikshëm në pasigurinë e marrëveshjeve hidrokarbure mes shoqërive të huaja dhe shtetit shqiptar.
Më herët Shoqëria Albpetrol prishi marrëveshjen hidrokarbure në mënyrë të njëanshme, me shoqërinë Transatlantik Albania ltd, për vendburimet e naftës Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj dhe me shoqërinë Phoenix për vendburimin e naftës Amonicë, para përfundimit të afatit, pasi këto shoqëri nuk kishin shlyer detyrimet ndaj Albpetrol për një kohë të gjatë.
Madje shoqëria Transatlantik Albania ltd është në arbitrazh me Albpetrol për prishjen para kohe të marrëveshjes hidrokarbure.
Një fitues tjetër me rekorde negative në tenderin e ri do të përbënte një rrezik me pasoja tepër të rënda për financat e shtetit dhe për më tepër shpallja e një fituesi problematik do të përligjte të gjitha pretendimet e ngritura nga shoqëria Transatlantik Albania ltd në arbitrazh.
Por ajo që bën skandalin më të madh dhe shkelje të hapur është fakti se shoqëria TRANS OIL GROUP është në konflikt interesi të hapur për pjesëmarrjen në këtë garë, pasi vëllai i Administratorit të Albpetrol, z. Kastriot Bejtaj, është drejtor në shoqërinë TRANS OIL GROUP, i cili quhet Edmond Bejtaj.
TRANS OIL GROUP përfaqësohet në Shqipëri me kompaninë VISOKA Oil. Në profilin e facebook të Edmond Bejtaj, shihet që ai punon në kompaninë VISOKA Oil.
Burime Tpz.al bëjnë me dije se ky informacion i ka shkuar dhe ministrit Gjiknuri, i cili nuk ka marrë ende një vendim nëse do të pranojë ose jo korrupsionin, abuzimin dhe nepotizmin me naftën shqiptare./TPZ.AL/E.H./
Më poshtë profili i Edmond Bejtaj:
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, n...
Gazetari Armand Shkullaku, është i ftuar në studion e emisio...
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në studion e laj...
Fletarrestet në adresim të shqiptarëve nga Kosova, për ekzek...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vendosur të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar ngjarjet e ditës...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e televizi...
Një grup intelektualësh shqiptar të Maqedonisë kanë hartuar...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e televizi...
Kryeministri rus Dmitri Medvedev tha se sanksionet e reja am...
Ish-kryeministri Sali Berisha, është i ftuar në studion e te...
Pas përjashtimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pë...
Byroja e Kuvendit, ka marrë vendimin vetëm me vota të depute...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkarkuar k...
Byroja e Kuvendit të Shqipërisë, është zhvilluar me dyer të ...
Byroja e Kuvendit ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste p...
Pas miratimit të kërkesës së PS nga Byroja e Kuvendit, për p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur pas...
Para mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, ku do të merret vendim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...