web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Redaksionale/ Mëkatari Bushati dhe “i mjeri” gazetar

3 Prill 2018, 08:49, Aktualitet CNA

Një sulm ndaj biznesit vazhdon të përsëritet jo vetëm nga politika, por edhe nga sekte të caktuara mediatike që vazhdojnë të sulmojnë biznesin sepse kanë frikë të godasin politiken.

Në fakt një nga kryesorët është Andi Bushati, i cili dje në fakt na çuditi disi, foli pro biznesit. Një marksist leninsit që kërkon të rrëzojë çdo sistem, flet mirë për biznesin dhe kjo ndodhi pasi Bushatit i thanë se po sillej si Hysni Kapo në vitin ?44.

Në paranojë, në fakt dje Bushati tha një nga idiotësitë më të papara dhe dëgjuara në shumë vite dhe urrejtjen e tij ndaj biznesit që nuk i përgjigjet e nxori duke bërë një krahasim kriminal, biznesmenët i krahasoi me 21 Janarin, trafikantët e kanabisit të Tahirit, edhe një herë duke na thënë se ata qenkan vërtetë problem.

Por gjithçka thoshte ka vetëm një sqarim, ato janë çështje pushteti, 21 Janari, trafikantët janë produkti i politikës dhe  njerëz të votuar dhe jo produkt i biznesmenëve, që janë aty ku ndodhen sot me punë, me djersë dhe kontribute.

Qeveritë venë e vinë, i voton dhe i zgjedh populli pikërisht që të mos krijohen oligarkë. Në vendin tonë janë të shumtë, nga ata që Bushati nuk i përmend, nuk ua thotë dot emrin sepse ka ngrënë në tavolina me ta, ka jetuar me ta, është paguar nga ata.

Qeverinë e zgjedhin votuesit pikërisht që mos krijohen oligarki, dhe prandaj atje kërkohet përgjegjësie, tek qeveria dhe politika, jo tek biznesi.

Andi Bushati e do biznesin pa zë, por vetëm të paguajë taksa, të digjet, të sulmohet, të anatemohet. E nëse i vjen mirë apo keq Bushatit kjo s’ka rëndësi, ne do jemi zëri i biznesit dhe do jemi pro kapitalistë, kundër marksistë. Në fakt Bushati nuk është as marksist, në teori ngelet i tillë, por në fakt është lekist.

Bushati ka një të drejtë në atë që thotë, që biznesmenët nuk janë të gjithë njësoj. Kjo nuk ka asnjë dyshim, por kush janë biznesmenë të mirë apo të këqinj, të drejtë apo të padrejtë, të aftë ose jo këtë e përcakton tregu dhe ligji si në çdo demokraci perëndimore.

Biznesmenët nuk janë të këqinj vetëm nga thashethemet e kafeneve dhe restoranteve luksoze të Tiranës.

Aty ku dëgjon fjalët që më pas bëhen lajme. Më tej në studiot televizive të biznesmenëve, ndërtuesve dhe oligarkëve që i japin Bushatit rrogë me miliona, këto pallavra bëhen të vërteta.

Pra, liria nuk i mungon askujt, por media dhe opinioni, në veçanti sulmi ndaj biznesit nuk mund të bëhet me muhabete drekash apo kafenesh. Por, gazetarët duhet të jenë profesionistë, me fakte dhe me prova të nxjerrin të vërtetën.

Në asnjë rast nuk mund të jetë gazetari e vërtetë ajo që pretendon Bushati, pas disa gotave verë apo pagesës që vjen nga ndonjë qejf prishur.

Në fakt ne nuk presim që ti të ndryshosh, se ti je i qartë, je një marksist Leninist profesionist, që pa u lodhur shume në shumë vite ke gjetur çelësin duke i rënë biznesit dhe duke përfituar nga politika.

Koha kur biznesi shahet e degjenerohet me perceptim dhe jo me fakte duhet të marrë fund.

Një koncesion dhe korrupsion i Edi Ramës nuk mund të përgjithësojë biznesin sepse jo të gjithë janë njësoj.

Kur aferat korruptive që prodhojnë partitë politike, sipas interesit të tyre momental, infiltrohen te ju, me ose pa para dhe ju ua çoni njerëzve si të vërteta.

A nuk është në fakt ky një korrupsion dhe krimi më i madh që i bëhet shqiptarëve?

Prandaj i dashur Bushat, problemi edhe një herë është politika dhe qeveria, nuk është biznesi.

Ne si ty jemi kundër oligarkëve, por jemi pro biznesit, kurse ti s?ke qënë kurrë i tillë sepse gjithmonë nuk bën luften me politiken, por bën luften me biznesin.

Ti ke përfituar nga kjo politikë, ti vetë ke aktivitet biznesi, por po keqpërdoresh për interesa të caktuara dhe kjo nuk të bën mirë jo vetëm ty, por opinionit, shqiptarëve, të cilët kanë humbur çdo besim në media dhe në gazetarët, për shkak të llojit dhe rracës tuaj, që natën hani e pini me politikanë të çdo ngjyre dhe biznesmenë, ndani edhe para me ta për aktivitetin që keni, por diten zgjoheni dhe bëni shenjtorin, kur në fakt jeni mëkatari. Ti dhe disa të tjerë si ti jeni mëkatarët kryesorë, që bëni marksistin por jetoni si kapitalistë dhe këtë e bëni mbi intriga dhe prapaskena.

Këtë Shqipërinë tonë edhe kaq sa është, këto 30 vite e ka zhvilluar biznesi dhe ta theksuam më lart, sa të zotë janë këtë e ka treguar tregu dhe ligjet. E në rast se biznesi shkel ligjin, ka institucione që duhet ta shkundin, jo siç e shkund ti dhe disa të tjerë për interesa të xhepit apo ndonjë prurësi, që për një darkë me vera të shtrenjta dhe ndonjë zarf plot e përplot, i duhet që paaftësinë e tij të fshehë duke të përdorur ty.

Prandaj po ta përsëris vazhdimisht, që je një marksist që ke tezat e Hysni Kapos në vitin ?44, por që fatmirësisht jeton si kapitalist dhe në publik bën populistin.

Në rrethin e gazetarëve tone, i dashur Bushat ti mund të quhesh oligark mediatik, jo sepse ke një kalem për të shkruar por për shkak të peshës që do të kapësh në treg dhe pagesave të majmë që merr, dhe këtë e ke prej aftësisë por edhe prej klientelizmit apo korrupsionit mediatik dhe politik.

Sot ka ende gazetarë që paguhen sa një pastrues, ose nuk marrin rrogat fare, kurse ti je gazetari-biznesmen apo ?oligarku? i medias që jeton si kapitalist dhe sillesh si marksist.

Në fakt nuk ke faj, ke shumë vite që e ke bërë këtë gjë dhe ke fituar, por tani ku shumë zëra të dalin kundër dhe të përmbysin ty dhe të tjerëve, tezat që më pas sjellin zarfa, kërceni përpjetë.

Në fakt nuk ka asgjë të keqe të ndahemi, disa me biznesin, disa kundër biznesit, disa me politikën dhe disa kundër politikës dhe estabilishmentit.

Ke zgjedhur të jesh pro politikës dhe kundër biznesit, ne do bëjmë të kundërten. Jo që të mos jemi si ty, por që të përballemi me ty dhe marksistët e medias që kanë pasuri qindra milion e flasin si të ?mjerë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga