web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha paralajmëron opozitën: Nëse nuk e rrëzoni Edi Ramën do të...

2 Prill 2018, 21:05, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh lideri historik i Partisë Demokratike, i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të rrëzojë qeverinë Rama. Ai e paralajmëroi atë se, “Nëse nuk e rrëzojnë, ai do të vijojë të qëndrojë në pushtet aq sa ka qëndruar Noriega.”

Berisha u shpreh se ai nuk ka qenë asnjëherë për bojkot të zgjedhjeve, por në kushtet në të cilat ndodhet vendi, ku Edi Rama ka grumbulluar miliarda euro nga trafikimi i drogës, atëherë nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është rrëzimi i kësaj qeverie, pavarësisht rrugës që duhet ndjekur, duke përjashtuar luftën civile.

Ai tha se ka rrugë për rrëzimin e një qeverie sa të duash, dhe nuk është vetëm lufta civile mundësia për rrëzimin e saj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga