Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka përmendur kushtet që ka për kryeminstrin Rama, për ta pranuar se drejtësia po funksionon. Për këtë ai ka renditur një sërë pyetjesh dhe ka kërkuar që drejtësia të jetë e pavarur.
Kryedemokrati Basha tha para mediave se:
?Duam të dimë kur do të dalë para drejtësisë, Saimir Tahiri, i akuzuar si njeriu kyç i trafikut të drogës?
Kur do dalin para drejtësisë kupola e policisë, të cilët ishin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në trafikun e drogës?
Kur do të dalë para drejtësisë Vangjush Dako, i cili është faktuar se ka bërë pazare me koncesione dhe tendera në këmbim të votave?
Kur do të dalë para drejtësisë Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit?
Kur do të kapen pjesa e pakapur të bandës së Habilajve dhe Klement Balili?
Kur do të dalë para drejtësisë Damian Gjiknuri, i cili ka bërë pazare me banditët në shkëmbim të votave?
Nuk mund dhe nuk do të lejojmë që këto çështje të lihen në harresë. Por një gjë të jetë e qartë, pa u vënë para drejtësisë këto raste flagrante, ka vetëm farsë?- u shpreh Basha.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët në lidhje me lirimin e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, Basha tha se nuk komenton vendimet e Gjykatave, por tha se drejtesia duhet te jete e pavarur dhe e barabarte per te gjithe.
?Pse nuk u arrestua Ervis Roshi? Pse nuk arrestohet Erion Veliaj i cili po tjetërson pronë publike në mes të Tiranës?- tha Basha.
Deklarata e Bashës:
Sot kemi diskutuar për një numër të madh çështjesh. Një pjesë të madhe të diskutimit e ka zënë gjendja e rendit dhe e drejtësisë në vend.
Kam një mesazh për të gjithë qytetarët.
Mos heshtni! Kërkoni llogari se çfarë po bën drejtësia për çështjet kapitale në vend!
Ne duam të dimë, kur do të dalë Sajmir Tahiri para drejtësisë, i akuzuar dhe i interceptuar nga antimafia italiane, si njeriu kyç i drogës dhe i trafikut të drogës, kur ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe krahu i djathtë i Edi Ramës.
Ne duam të dimë, kur do të kapen dhe do të vihen përpara drejtësisë kokat e policisë, drejtorët në arrati të kupolës së Policisë së Shtetit, po kështu, të akuzuar si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të trafikut të drogës dhe bashkëpunimit me organizatat kriminale.
Ne duam të dimë, se kur do të dalë përpara drejtësisë Vangjush Dako, i akuzuar se ka bërë pazare, në shkëmbim të vjedhjes së votave, me tenderat dhe koçensionet, në Bashkinë e Durrësit, dhe më gjerë.
Ne duam të dimë se kur do të dalë përpara drejtësisë Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit, nyjes ballkanike të heroinës.
Ne duam të dimë se kur do të kapen anëtarët e pakapur të bandës ?Habilaj?, kur do të dalë përpara drejtësisë Klement Balili.
Ne duam të dimë se kur do të dalë përpara drejtësisë, kur do të hetohet Damian Gjiknuri, i akuzuar publikisht se ka bërë pazare me banditët, në shkëmbim të skemës së blerjes së votave, që në zgjedhjet e Dibrës, e deri në zgjedhjet e fundit në Vlorë dhe në të gjithë vendin.
Këto janë çështjet të cilat ne nuk mund të lejojmë kurrësesi, as të harrohen, as të anashkalohen, as të mbulohen nga farsa apo skandale të tjera të vogla, të cilat duhen zbardhur dfhe duhen vënë para drejtësisë.
Një gjë duhet të jetë e qartë, pa u vënë këta njerëz para përgjegjësisë, pa funksionuar drejtësia, në këto raste flagrante të denoncuara me fakte nga opozita, nuk ka drejtësi, por ka vetëm propagandë, farsë dhe kjo përbën një rrezik për vendin. Kjo do të thotë që më së fundi, narko-shteti, i ka shtrirë tentakulat tek drejtësia duke pamundësuar drejtësinë e barabartë përpara ligjit për këdo, duke mbrojtur dhe duke fshehur përgjegjësinë penale të njerëzve me pushtet dhe pushtetarëve të lidhur me krimin.
Top Channel: Funksionoi drejtësia sot për z.Fran Frrokaj, kryetarin e Bashkisë së Lezhës, z.Basha?
Basha: Nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj apo të jap vlerësimet e mia, për vendimet e gjyqësorit, por mund t?ju them se drejtësi është vetëm ajo që funksionon në mënyrë të barabartë në raste të barabarta.
Përse nuk është arrestuar Elvis Rroshi?
Përse nuk është ndjekur i njejti standard për të njejtat akuza për dhjetëra pushtetarë socialistë?
Erjon Veliaj po tjetërson pronë publike në qendër të tiranës, tek Teatri Kombëtar bashkë me Edi Ramën.
Është tjetërsuar prona në Fier për të favorizuar inceneratorët e Arben Ahmetajt.
Përse nuk vepron drejtësia në këto raste?
Ky është shqetësimi. Kjo është kërkesa që kam ndaj qytetarëve. Mos harroni! Mos heshtni! Kërkojini llogari drejtësisë të bëjë punën e saj e pavarur nga axhenda politike e Edi Ramës, axhendë e cila ka një dhe vetëm një qëllim: të shpëtojë varkën, që po përmbytet, me në krye Sajmir Tahirin, autorët e drogës së Maminasit, për të cilin akoma nuk ka drejtësi, por ka vetëm një shofer dhe një administrator, si dhe autorët e drogës së Xibrakës. Ku janë ?kokat? e Xibrakës? Përse? Sepse janë të gjithë të lidhur dorë për dorë në vallen e narko-mafias dhe narko-shtetit në Shqipëri. / CNA.al
Propaganda e regjimit u ofroi katundarëve shqiptarë një siha...
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Tran...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në kryeqytet, ku si pasojë...
Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli, në ...
Sekretari për Burimet njerëzore në Partinë Demokratike, Fatb...
Mbledhja e grupit parlamentar të PD ka filluar me një sqarim...
Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD, Sali Berisha ka “kryqëzu...
Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ak...
Nga AGRON GJEKMARKAJ*Në Tiranë mbizotëron ligji i xhunglës. ...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë të ditur se rr...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për “Për të kontrolluar...
Kjo jave do jete plot debate për juve qe jeni ne një lidhje....
Ju mund të përjetoni marrëdhënie romantike me qetësi të plot...
Reshjet e vazhdueshme të rëna gjatë ditëve të fundit kanë rë...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në faqen e tij ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga vranësira dhe shira t...
Rreth saj kishin thënë se është një Job apo Gates i ri, por ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në Lushnjë ku një mot...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...