web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Derrat serbë konkurrencë të pandershme derrave shqiptarë

19 Mars 2018, 16:34, Aktualitet CNA

Propaganda e regjimit u ofroi katundarëve shqiptarë një sihariq të jashtëzakonshëm: Që sot e tutje fermerët shqiptarë do të eksportojnë lirshëm në Serbi mish qengji, deleje, keci e dhije. Do të mund të eksportojnë edhe qengja e keca, dele e dhi, cjepër e deshër të gjallë lirshëm në Serbi! Kjo marrëveshje jo vetëm nuk është në të mirë të blegtorëve shqiptarë, por është në dëm të tyre një marrëveshje tipike neokoloniale të ngjashme me ato, që aplikonte dhe aplikon Franca me vendet frankofone të Afrikës sidomos asaj perëndimore. Për t?u kuptuar më mirë nga lexuesi theksojmë se të tilla marrëveshje me mish qengji, grurë, qumësht pluhur në shkëmbim të bananeve, kafesë e sidomos uraniumit Franca ka dekada që i zbaton me Gabonin apo me Beninin. Kuptohet Serbia nuk është Francë, por fatkeqësisht Shqipëria është më zi se Gaboni apo Benini.

Derrat kundra kecave

Miletit shqiptar propaganda qeveritare nuk u tregon se në shkëmbim të artikujve të mësipërm Serbia do eksportojë lirshëm (pa taksë doganore) në Shqipëri mish derri si edhe sallame, proshuta, salcice, xhambon, sallo, dhjamë e vishle me mish derri. Pra ky sukses për eksportet shqiptare në rastin më të mirë, e theksojmë në rastin më të mirë është siç thotë shprehja frazeologjike: “Hiqja Lenës e vërja Prenës!” Blegtorët shqiptarë, që mbarështojnë dele e dhi do eksportojnë, ndërsa blegtorët shqiptarë (kryesisht katolikë veriu dhe ortodoksë Myzeqeje) do të falimentojnë nga eksportet e derrave serbë në Shqipëri.

Kujtojmë se fiks 100 vjet më parë ndodhi e ashtuquajtura ?Lufta e Derrave?, kur Austro-Hungaria u përpoq ta shndërronte Serbinë në gjysëm koloni duke penguar eksportin e mishit të derrit serb nëpërmjet territoreve të perandorisë. Derri dhe nënproduktet e tij mbulonin rret 75% të eksporteve serbe. Pikërisht me paratë e fituara nga eksportimi i derrave Serbia siguronte edhe valutën e nevojshme për modernizimin e ushtrisë me topa Schneider-Creusot dhe mitroloza Saint Ettiene prodhim francez. Sollëm këtë shembull, që Serbia ka një traditë mbi 100-vjeçare të mbarështimit të derrave në tufa me mijëra krerë!

Sot Serbia mbarështron të paktën 12 herë më shumë derra se Shqipëria. Sot Serbia ka jo vetëm thertore moderne të standarteve të BE-së, por edhe fabrika përpunimi të nënprodukteve të mishit të derrit. Serbia vetëm duke përdorur avantazhet e ekonomisë së shkallës pa përdorur çmimet dumping do i falimentojë blegtorët shqiptarë. Në dijeninë time sot në Shqipëri nuk ka asnjë fermë derrash, që të mbarështojë minimumi 1 000 krerë derra, ndërsa në Serbi ka mbi 10 impiante të tilla, që u shkepën duke përfituar fonde europiane nga projekti ?Fiche? duke filluar, qe nga programi IPA 2009 (thuajse 10 vjet më parë)!

A përfitojnë shqiptarët nga eksportet e të imtave në Serbi?

Serbia vetë është vend me blegtori intensive të të imtave, kështu që tregu serb është relativisht i ngopur me mish dhe nënprodukte mishi të imtash. Raporti cmim/cilësi i të imtave shqiptare e ka vështirë të cajë në tregun serb. Të imtat tona kanë avantazh cilësinë, sepse ushqehen rreth 9 muaj në vit në kullotë natyrore, por çmimin e kanë relativisht të lartë. Në Serbi krahas të imtave vendase importohet edhe mish të imtash nga vendet e Amerikës Latine me cmim më të ulët se cfarë ofrojën blegtorët shqiptarë si për shkak të efektit të ekonomisë së shkallës edhe për efekt të përdorimit të ngarkesave të tilla mishi për të fshehur trafikun e kokianës nga Amerika Latine në Serbi. Rezulton se tregu serb i të imtave dhe mishit të tyre është thuajse i satururar (ngopur). Vetë serbët janë përgjithësisht të varfër, kështu që konsumi i mishit të të imtave gjysëm ?free range? siç janë shumica e të imtave shqiptare është i kufizuar ndryshe nga ç?ndodh me vendet e pasura të BE-së. I vetmi rast eksporti të suksesshëm i qingjave të gjallë shqiptarë në Serbi do të jetë një herë në vit për Pashkët pravosllave. Qeveria Rama për të eksportuar një herë në vit qengja të gjallë në Serbi është gati të shkatërrojë mbarështimin e derrit në Shqipëri! Mesa duket ministri aktual i bujqësisë Niko Peleshi po i ngjan gjyshit të vet Nikolla Peleshi, që spiunonte revolucionarët maqedonas anti Jugosllavi mbretërore të Vllado Chernozemskit te konsulli jugosllav Simic në Korçë. Ky ministri ynë për borxhe të vjetra familjare apo borxhe të reja krijuar në motelet e Maqedonisë bashkë me kryeministrin tonë mik të Sashës (Vucici të Serbisë e ka ndarë mendjen të çojnë për lesh bubi sektorin e mbarështimit të derrit të blegtorisë shqiptare. Mjer ?delet? shqiptare, që neokolonializmi u shitet për patriotizëm dhe Parrulla e vjetër ?Trepca Rade, Belgrad Grade!? do zëvendësohet me Parullën ?Lalë, mirditorë, kurbinas punoni, që të majmen ?derrat? e Shumadijes!?

Histori suksesi dhe dështimi

Në kohë të tjera me tjetër administratë e ministër bujqësie u arrit një sukses i mirëfilltë për bujqësinë shqiptare. Me vepra jo më fjalë u bindën eurokratët në Bruksel të lejonin eksportet e vezëve shqiptare në BE. Pas kësaj fitoreje të bujqësisë shqiptare prodhimi i vezëve në Shqipëri (viti 2017) u rrit me 25 herë në krahasim me kohën e para liberalizmit të eksporteve të vezëve shqiptare në BE.

Nëse ?rilindasit? në pushtet duan ntë kenë suksese në bujqësi, le të zhbllokojnë eksportin e midhjeve në tregune  BE-së.Theksojmë se ky eksport me vlerë e me të ardhura, që në kohën e komunizmit, ka nja 22-23 vjet, që është bllokuar, sepse 22-23 vjet më parë në Shqipëri ka pasur ca raste kolere. Turp i Zotit, midhja shqiptare rrezikon shëndetin e konsumatorit europian, se gati një çerek shekulli më parë në Kuçovë apo në Urën Vajgurore ka pasur nja dy dyzina rastesh me kolerë. Nëse ?Rilindja? do i bindë eurokratë e Brukselit ta likuidojën një anakronizëm të tillë, mund të brohorasim fitore! Mund të themi me plot gojën se u bë diçka për akuakulturën shqiptare, se aparatshikët tanë bujqësorë i kanë hallall rrogat, që marrin nga taksat tona. Në të kundërt neokolonializmi agrar kundrejt Beogradit, të mos na shitet për sukses, se është më së paku turp e më së shumti tradhti kombëtare! /GJERGJ THANASI/CNA.al





Lajmet e fundit nga