web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë/ Motori përplaset me dy makina. Dy të plagosur me urgjencë në spital

18 Mars 2018, 21:49, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë është regjistruar në Lushnjë ku një motor me të cilin po udhëtonin dy persona është përplasur me një automjet tip Fiat dhe më pas me një Golf.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, njëri në Lushnjë e tjetri drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Të plagosurit janë të moshave 23 dhe 17 vjeç, ndërsa policia ka shoqëruar dy drejtuesit e automjeteve. /CNA.al





Lajmet e fundit nga