"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Por, sa janë këstet mujore nëse e merr huanë në 20 vjet? ?Monitor?, bazuar në kalkulatorin e kredisë, ka bërë llogaritjet për huanë në euro në shumën 52,500 euro dhe të njëjtën shumë konvertuar në lekë me kursin aktual, rreth 7 milionë lekë, për një afat prej 20 vitesh, bazuar në normën aktuale të interesave të kredive për pasuri të paluajtshme.
SI TA LEVERDIS MË MIRË
Në euro
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në dhjetor, interesi i kredisë së re për blerje banesash për individë në euro ishte 2.99%. Më këtë interes, shuma mujore që duhet të paguajë individi për 20 vjet është 291 euro (interesi llogaritet mbi principalin e mbetur dhe bankat e ndajnë pagesën mujore në këste të barabarta). Në fund të 20 viteve, individi do të ketë paguar gjithsej 69,818 euro, pra interesat e paguara arrijnë në 17,313 euro.
Në lekë
Nëse disa vite më parë diferenca e lartë mes interesave të kredive në lekë dhe në euro ishte një joshje e madhe, pasi arrinte ne 5-6 pikë përqindje, vitet e fundit ajo është reduktuar dukshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, në dhjetor, norma e interesit për kreditë e reja në lekë për blerje të pasurive të paluajtshme ishte 3.82%, pra vetëm një pikë përqindje më shumë se ajo në euro. Për një shumë prej 7 milionë lekë, për 20 vjet, kësti mujor është 41,758 lekë. Në fund, individi do të paguajë 10 milionë lekë, nga të cilat interesa janë 3 milionë lekë.
Rreziku i euros
Nëse kushtet mbeten siç janë sot, nëse e merr kredinë në monedhën e përbashkët fiton 5,500 euro nga interesat. Por, rreziku më i madh lidhet me ecurinë e kursit të këmbimit, në momentin që të ardhurat i ke në lekë. Psh, nëse leku zhvlerësohet në 147 lekë, shuma totale që do të duhet të paguhet në lekë për kredinë në euro arrin në 10.3 milionë lekë, pra më shumë sesa po ta kishte marrë huanë që në fillim në lekë. Sa më shumë të zhvlerësohet euro, aq më shumë rriten humbjet, të cilat janë veçanërisht të larta për bizneset, që kanë dhe shumat e kredisë dhe këstet mujore shumë më të larta sesa individët.
Me një situatë të tillë janë përballur të gjithë ata që e morën kredinë në vitin 2005, kur euro këmbehej me rreth 124 lekë. Teksa pas 2009-s, monedha e përbashkët filloi të zhvlerësohej me shpejtësi, për të qëndruar në nivelet e 140 lekëve për gati 7 vjet radhazi, kjo shkaktoi humbje të mëdha për personat që i kishin të ardhurat në lekë. Psh, në vitin 2005, një individ që kishte këste mujore prej 300 eurosh i duheshin në vit 446 mijë lekë, ndërsa në periudhën 2011-2015 i duheshin mesatarisht 504 mijë lekë në vit, pra 57,600 lekë më shumë në vit.
Në fund të vitit 2017, huaja në valutë përbënte 50% të totalit, sipas statistikave të BSH. Pesha e kredisë në monedhë të huaj ka rënë ndjeshëm në krahasim me një dekadë më parë, kur ajo i kalonte 70% të totalit.
Banka e Shqipërisë ka filluar së fundmi një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë. Në një ndryshim të fundit të rregullores ?Për disa ndryshime në rregulloren ?Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare? ka shtuar përmbajtjen e mëposhtme: ?Në rastin kur klienti aplikon për një kredi në monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjeneron të ardhurat, dhe kur banka vlerëson se kapacitetet e tij për t?u mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit janë të pamjaftueshme, banka i ofron klientit, si alternativë, një kredi të krahasueshme në monedhën në të cilën gjenerohen të ardhurat e tij?./ Monitor
Sipas dekretit të flukseve 2018, në Itali vihen në dispozici...
Në nëntor të këtij viti përfundon mandati i Guvernatorit të ...
Gjatë janarit dhe shkurtit bankat e nivelit të dytë kanë afi...
Është firmosur në Shpirag marrëveshje mes Qeverisë dhe kompa...
Tregtia është sektori nga sigurojnë fitimet pjesa më e madhe...
Një ditë më parë ambasadori Italian Alberto Cutillo, lëshoi ...
Zhvillohet sot në Tiranë Forumi i Biznesit Shqipëri-Itali me...
Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ishte i pran...
Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha D...
Tirana renditet e parafundit në Europë për sa i përket fuqis...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri...
Zyrtari i lartë i FMN-së, që ndodhet këto ditë për një vizit...
Shtypi i shkruar po kalon një periudhë të vështirë. Ai po ko...
Vodafone është kompania me shpenzimet më të madha të publici...
Me tregun e reklamave që nuk po rritet prej vitesh, kohë të ...
Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten dukshëm larg standardev...
Në ditën e kursimit (28.10) qytetarët pyesin veten, nëse vër...
Kompanitë e mëdha me pronësi shqiptare, në vite kanë arritur...
Qeveria shqiptare dorëzon kërkesën pranë Komisionit Europian...
Vendet e rajonit, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi janë oazi i e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...