“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Pas zgjedhjeve të mbajtura në Universitetin e Tiranës, për postin e Dekanit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku fitues rezultoi Prof.Dr. Sabri Laçi, me një diferencë të ngushtë me Prof.Dr. Aljula Jubani, fituesi i këtyre zgjedhjeve i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres Lindita Nikolla.
Në letrën në fjalë, profesor Laçi, shprehet se procesi zgjedhor ka pasur disa ngjarje të rënda, që kanë synuar manipulimin e rezultatit duke përjashtuar pedagogë nga pjesëmarrja në zgjedhje, presione ndaj studentëve etj.
Po ashtu ai shprehet se KZF u ka dhënë pedagogëve fletë votimi të cilat u takonin studentëve, e kësisoj më pasi i kanë shpallur të pavlefshme.
Po ashtu, burime të Citynews.al, konfirmuan se zgjedhjet në Universitetin e Tiranës janë zhvilluar nën ndikime të forta politike. Valentina Duka dhe Shezai Rrokaj, të cilët më parë mbanin postin e Dekanit dhe atë të zv.Rektorit, kanë ndërhyrë në procesin zgjedhor, si dy figura të njohura për mbështetje të njëri-tjetrit, që tashmë mbajnë postin e deputetit. Valentina Duka deputete e Lulzim Bashës, dhe Shezai Rrokaj, deputet i LSI-së. Po ashtu mësohet se ndërhyrje ka pasur edhe nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule.
Letra e plotë e Prof. Dr. Sabri Laçit:
Letër drejtuar Ministres së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë
Znj. Lindita Nikolla
Për dijeni zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
E nderuar Zonja Ministre,
Unë që po ju shkruaj jam Sabri Laçi, profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, kandidat për postin e dekanit të fakultetit, i shpallur fitues pas përmbylljes së numërimit të votave nga KZF (Komisioni i Zgjedhjeve në FHF).
Po Ju drejtohem për t?ju vënë në dijeni të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë këtij procesi, të cilat mendoj se kanë rëndësi jo vetëm për fakultetin tonë, por për gjithë sistemin universitar.
Kur vendosa të futem në garë, mendova se po hyj në një proces të ndershëm zgjedhor universitar, i bindur se pedagogët dhe studentët meritojnë standarde zgjedhore të larta dhe një proces që do të ndikonte pozitivisht në të ardhmen e institucionet tonë arsimor. Bëra një garë të ndershme i bindur se institucionet që garantojnë zgjedhjet do të ishin garanci për ruajtjen e standardeve të zgjedhjeve.
Fatkeqësisht këto institucione nuk e bënë një gjë të tillë. Si KZF ashtu edhe KIZ (Komisioni Institucional zgjedhor) u përfshinë në tentativën për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve që pa nisur procesi. KIZ përjashtoi në mënyrë arbitrare në kundërshtim me ligjin një pedagog, personel akademik me kohë të plotë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Gjatë zgjedhjeve përfaqësues të KIZ u kanë bërë presione studentëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje, duke krijuar tension. Ndërkohë, që me fillimin e procesit u verifikua se KZF u ka dhënë pedagogëve fletë studentësh për të votuar, duke i shpallur më pas vota të tilla si të pavlefshme. I njëjti komision largoi në kundërshtim me ligjin vëzhguesit nga procedura e numërimit të votave dhe më pas, kur e panë që rezultati ishte në favorin tim, bllokuan procesin, i cili u zhbllokua pas angazhimit të përfaqësuesve të Forumit për Autonominë Universitare dhe Liritë Akadamike, të cilët e gdhinë natën në fakultet në mbrotje të votës së kolegëve dhe studentëve.
Pasi dështoi tentativa për manipulimin e procesit zgjedhor në KZF, KIZ si gjithnjë konseguente në përjekjet për deformimin e procesit zgjedhor, është mbledhur pa dijeninë e kandidatëve dhe të përfaqësuesve të tyre si vëzhgues dhe po tenton të vejë në diskutim mandatin, fillimisht përmes rinumërimit, i cili ka konfirmuar saktësisht kandidatin fitues. Tani po kërkojnë të venë në diskutim formulën e llogaritjes së votave të studentëve, e cila është përcaktuar saktësisht në Rregulloren e Zgjedhjeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, e zbatuar në zgjedhjet e mëparshme.
E nderuara ministre. Duke besuar plotësisht në ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë Tuaj në garantimin e votës së lirë të pedagogëve dhe studentëve, Ju lutem ndërhyni që të paktën në univeristet të mos përhapet dukuria e shkatërrimit të procesit zgjedhor.
Me konsideratën më të lartë
Prof. Dr. Sabri Laçi /CityNews
Festivali i 56 i këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të...
Kërkimet e reja thonë se gratë janë më të lumtura me dikë që...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendimet ...
Lulzim Basha bojkotohet dhe braktiset nga të rinjtë gjatë ak...
Ministri i Drejtësisë së Italisë, Andrea Orlando, pritet që ...
Bllokimi i konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë...
Banka Botërore është e gatshme t’i ndajë deri në 200 milionë...
Një nga markat dhe kompanitë më prestigjoze në fushën e hote...
Historiani Kastriot Dervishi, ka rikthyer sërish vëmendjen n...
Pasi një muaj më parë erdhi për një takim pune me homologët ...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka përkujtuar lëvizje...
Avokati Spartak Ngjela, ka vijuar me sulmet ndaj klasës poli...
Pamundësia që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen p...
Mos lejimi i udhëtimit të qytetarëve nga Dibra drejt Tiranës...
Policia kufitare e Korçës, ka bërë të mundur arrestimin në f...
Policia kombëtare greke publikoi shifra dhe fakte nga veprim...
Hetimet e Krimeve të Rënda kanë arritur të zbërthejnë grupin...
I ftuar në studion e lajmeve në “Faxnews”, avokati Altin Gox...
Pas shembjes së një masivi shkëmborë në aksin Elbasan-Tiranë...
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Romë të Ital...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...