Deputeti socialist zbulon arsyen pse Basha hoqi senatorët e PD dhe vendosi biznesmenë në lista
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas l...
Në një deklaratë të dhënë për mediat, kreu i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka reaguar pas largimit nga salla, pasi nuk po votoheshin çështje të rendit të ditës.
Të fjalën e tij Çollaku është shprehur se Këshilli Bashkiak ka shkelur Rregulloren për miratimin e 2 vendimeve korruptive, ku së pari bëhet fjalë për një favorizim të paligjshëm të një biznesi taksish, në shkelje të konkurencës dhe së dyti zëvendësimi i palmave (600 mijë euro) me pisha është aferë korruptive prej 2.5 milionë euro, ku vtëm 1 pishë kushton 5 milionë lekë.
Çollaku ka pohuar se PD nuk u bë pjesë e farsës në favor të oligarkëve dhe në ditët në vijim pritet të zbardhen aferat.
Fjala e plotë:
?Siç e keni ndjekur sot gjatë ditës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, këshilltarët e Partisë Demokratike kanë qënë pjesë e debateve konstruktive për çështjet e parashikuara në rendin e ditës. Kemi dhënë argumenta, kritikat dhe oponencën por edhe mbështetjen në ato që na janë dukur racionale dhe në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Në mënyrë të papritur, jashtë çdo lloj procedure të mbledhjes, jashtë çdo lloj detyrimi të rregullores, nga grupi i maxhorancës është tentuar të imponohej dy vendime për tu diskutuar në mbledhjen e Këshillit, për të cilat në dijeni janë vetëm krerët e grupit të maxhorancës. Asnjë komisioni nuk i ka trajtuar projekvendimet dhe nuk janë mbledhur. Asnjë këshilltar, jo vetëm të opozitës por edhe një pjesë e mirë e maxhorancës nuk ishin në dijeni të këtyre projektvendimeve dhe për këtë shkak po tentohet me forcën e kartonave në mënyrë abuzive që ato të kalojnë në mënyrë të dhunshme duke thyer çdo etikë, çdo kod, çdo respekt të mandatit të këshilltarëve, çdo procedurë të ndjekur deri më sot.
Një nga këto projektvendime është aferë e pastër, një shërbim dhe favorizim që i bëhet një biznesi taksish në kryeqytet në kundërshtim dhe në dhunim me normat normale të konkurencës dhe respektit të biznese të tjera. Për më tepër në dhunim flagrant të institucionit të Këshillit Bashkiak, pa dijeninë e këshilltarëve, në mënyrë klandestine dhe ky process po ndodh në mënyrë fallso dhe fasadë në këto momente në Këshill.
Në këtë situatë ne kemi vendosur të mos jemi fasadë e kësaj historie të shëmtuar, abusive dhe të këtij monopoli që duan të krijojnë për interesa oligarkësh të caktuar e interesash private që do ti zbardhim në ditët në vijim.
Gjithashtu pjesë e vendimeve të shëmtuara e të turpshme që ky Këshill Bashkiak i dominuar dhe në dhunën e kartonave socialistë, është edhe një aferë e pastër korruspioni, një aferë e rëndë për xhepat e qytetarëve, është historia e palmave. Palmat e nglura në mënyrë të marrë nga kjo maxhorancë përgjatë autostradës me një kosto të jashtëzakonshëm për xhepat e qytetarëve, sepse qytetarët e Tiranës duhet të dinë se kosto e një palme ka qënë mbi 5 mijë euro, dhe duke qënë se palma u thanë dhe kjo marrëzi u diskretitua në mënyrë publike, duke se mekanizmi i korrupsionit dhe aferave kërkon një akrburant tjetër. Dhe karburanti tjetër e kanë gjetur. Kanë vendosur të shkulin palmat e të ngulin pishat. Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kostoja e një pishe që duan të mbjellin me këto vendime të turpshme që po marrin në atë sallë, është 5 milionë lekë të vjetra. Vetëm një pishë kushton 5 milionë lekë. Imagjinoni se sa vakte ushqimore për fëmijët, sa shkolla do të ishin ndërtuar apo rehabilituar në rast se këtyre oligarkëve dhe këtyre njerëzve totalisht pa asnjë lloj shenje përgjegjesie në interes të qytetarëve, nuk do ti kishin rezistuar tundimit për të vjedhur e grabitur.
Vendimi që po marrin është një absurditet i radhës. Harxhohen 2.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës për të shkulur palma e për të ngulur pisha. Është e tupshme, komike dhe tragjike duke menduar që ky abuzim ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe të Tiranës që vetëm para disa javësh u ngarkuan me një taksë të re për ujin, që do e paguajë çdo qytetar i Tiranës. justifikimi për taksën e ujit ishte se nuk na dalin fondet që të bëjëm rehabilitim në rrjet ndërkohë që harxhohen 2.5 milionë euro për të ngulur pisha të cialt me projektin e zgjerimit të autostradës, për një vit apo dy do të hiqen prap. Pra është një abuzim i turpshëm dhe i pamerituar për llogjikën e qytetarisë në këtë kryeqytet, pavarësisht bindjeve politike.
Këshilltarët PD nuk mund të bëjnë pjesë e kësaj fasade, nuk mund të bëhen pjesë e këtij krimi që po u bëhet qytetarëve të Tiranës ndaj ne sot kemi refuzuar këtë teatër të shëmtuar sepse në fund të fundit siç thuhet në fjalët e urta; turpin çdo njeri e ka për vete. Këta njerëz që abuzojnë me mandatin dhe besimin e qytetarëve të Tiranës dhe votuesit e tyre në mos paçin turp nga qytetarët e Shqipërisë, të kenë turp para atyre njerëzve që i kanë votuar dhe besuar dhe sot detyrohen të paguajnë tekat e tyre, korrupsionin e tyre me taksa të shtrenja të cilat çdo familje e Tiranës do të fillojë ti provojë në kurriz. Beteja jonë do të vazhdojë, do të denoncojmë, do të monitorojmë por ne nuk mund të bëhemi as fasadë dhe as makiazh i kësja histori të turpshme e mafioze ku vetëm mënje të mbrapshta mund të provojnë historira të tilla të abuzimit flagrant me fondet dhe me mundimin e qytetarëve?. /CityNews
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas l...
I ftuar në studion e Report Tv, kreu i grupit parlametar të ...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Transbal...
Ai konsiderohet si deputeti më torollak i Partisë Demokratik...
Policia greke ka arritur të arrestojë 2 persona, të cilët po...
Në vijim të punës për parandalimin e rasteve që përbëjnë vep...
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri në bashkëpunim me ...
Kryetari i PR, Fatmir Mediu i ftuar në “45 minuta” me Denis ...
Policia e kryeqytetit ka arritur të dy të miturat 16-vjeçare...
Policia e Tiranës ka goditur ditën e sotme dy raste të trafi...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e mes...
Partia Demokratike, ka zhvilluar analizën e saj në Vlorë, e ...
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, është mira...
Mbrëmjen e djeshme lajmi mori dhenë. Tre drejtues policie is...
Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i...
Kryetarja e Lëvizjes Socialite për Integrim, Monika Kryemadh...
Kompania telefonike, Telekom Albania, po zhvillon një aktivi...
Iraku nisi sot në shkretëtirën perëndimore të vendit operaci...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Modena të ...
Pas publikimit të lajmit nga gazeta “Rilindja Demokratike”, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...