Telekom Albania zhvillon aktivitetin, "Vrapo për Objektivat Globale"
Kompania telefonike, Telekom Albania, po zhvillon një aktivi...
Kryetarja e Lëvizjes Socialite për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas skandalit, se 3 ish-zyrtarë policia të shpallur tashmë në kërkim, janë larguar nga vendi.
Në një konferencë për mediat, Kryemadhi deklaroi se, Rama, Tahiri dhe Çako janë në dijeni të vendit se ku fshihen këta të kërkuar, por nuk tregojnë nga frika se mos ju del dhe atyre emri si të përfshirë në trafik droge.
Sipas Kryemadhit me fshehjen që po u bëjnë të akuzuarve, treshja e sipër përmendur po tregon se janë pjesë e bandës së Habilajve.
“Askush më mirë se sa Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e Drejtësisë. Ai së bashku me mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e tij Sajmir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizje të tyre dhe janë në dispozicion të fshehjes së tyre. Kjo për faktin e thjesht se kanë frikë, se nëse dikush nga ata flet, flet për çorbën që zien në kazanin e krimit, e cila do të nxjerrë në krye të saj emrin e Edi Ramës, njeriu që mban përgjegjësinë kryesore për kanabizimin dhe banditizmin e qeverisjes në Shqipëri.”, – tha Kryemadhi.
Kryemadhi u shpreh se më i frikësuari sot është vetë Haki Çako, me vartësit e tij.
Fjala e plotë e Kryemadhit:
Urdhërarrestet për 3 ish drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë faktet më të fundit alarmante për të treguar që rendi nuk ekziston më në Shqipëri. Përfshirja në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të kupolës së Policisë së Shtetit vërteton edhe njëherë akuzat tona dhe të një pjese të medias se Narkoshteti nuk ka ndaluar aktivitetin e tij. Përkundrazi me fshehjen që po u bën 3 të akuzuarëve të drejtësisë po vërteton përpara shqiptarëve se vijon të jetë pjesë e banditizmit të Habiljave apo të bandave të tjera që kanë në pronësi drogën në Shqipëri.
Ky veprim i sotëm është në vazhdim të mbrojtjes së bandave të drogës dhe tregon edhe njëherë, se sot e kësaj dite nuk janë ndaluar nga policia 2 vëllezërit Habilaj, të cilët janë në kërkim. Askush më mirë se sa Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e Drejtësisë. Ai së bashku me mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e tij Sajmir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizje të tyre dhe janë në dispozicion të fshehjes së tyre. Kjo për faktin e thjesht se kanë frikë, se nëse dikush nga ata flet, flet për çorbën që zien në kazanin e krimit, e cila do të nxjerrë në krye të saj emrin e Edi Ramës, njeriu që mban përgjegjësinë kryesore për kanabizimin dhe banditizmin e qeverisjes në Shqipëri. Njeriu që sot ka frikë më shumë se 3 policët e akuzuar për trafik, por edhe më shumë se sa vetë Haki Çako apo drejtues të tjerë të policisë që janë njësoj të implikuar në trafikimin dhe bashkëpunimin me bandat kriminale, me të njëjtat banda që garantuan fitoren me votat e blera, me paratë e krimit, të njëjtat banda që i japin sot garancinë Edi Ramës se do të vijojë të drejtojë Shqipërinë.
Ndaj sot më shumë se kurrë Fronti ynë Opozitar kundë krimit të organizuar dhe mafies që mban peng pushtetin e blerë më votat e drogës duhet të bashkojmë forcat dhe të shporrim njëherë e mirë nga pushteti këtë lloj politikani që është përlyer në pazare dhe trafiqe me banditë.
Sot Edi Rama dhe oborri i tij heshtin për skandalin e radhës, hesht ish-ministri dhe Drejtori I Përgjithshëm I Policisë, por ta kenë të qartë se heshtja e tyre nuk do ti shpëtojë dot as nga fajësia dhe përgjegjësia që kanë për katastrofën ku po çojnë Shqipërinë. Sot dua të përshëndes deklaratën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë në këtë situatë për të cilën ndodhet Shqipëria.
LSI ka të njëjtin qëndrim të palëkundur se korrupsioni dhe kriminaliteti ngelen pengesat më të mëdha për zhvillimin e Shqipërisë. Kjo deklaratë e cila flet me emra të përveçëm dhe vendos gishtin mbi plagë është e kundërta e gjuhës së rrumbullakosur që kemi dëgjuar rëndom për këtë situatë kritike ku krimi dhe droga janë ulur këmbëkryq në qeverisjen e Rilindjes. /CityNews
Kompania telefonike, Telekom Albania, po zhvillon një aktivi...
Iraku nisi sot në shkretëtirën perëndimore të vendit operaci...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Modena të ...
Pas publikimit të lajmit nga gazeta “Rilindja Demokratike”, ...
Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama, deklaroi se do të v...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi prezantoi ...
Një ngjarje e rëndë, që ja kalon edhe imagjinatës më të çmen...
Qytetaret kur i drejtohen gjykates kane nevoje per zgjidhje ...
Gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Beqir Kalludra...
Sipas horoskopit shenja që do të bëjë namin në vitin 2018 do...
Policia e Italisë, ka arritur të shkatërrojë një bandë “skif...
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, rezulton të jetë pë...
Është shumë e vërtetë, që nuk mund të qëndrojmë larg gripit ...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka publikuar denonci...
Ka shumë arsye përse ne e shijojmë shumë një filxhan çaji: m...
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligj...
Pasqyrat janë kaq të zakonta sa nuk e vrasim ndonjëherë mend...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, zhvilloi një vizitë zyrta...
E kishit menduar ndonjëherë t’i përdornit gështenjat si prod...
Prokuroria e Krimeve të Renda ka nxjerrë një vendim për sek...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...