web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr për volumin e muzikës/ Theret me thikë 19-vjeçari

23 Nëntor 2017, 17:12, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Modena të Italisë, ku një i ri shqiptar është goditur me thikë nga dy persona.

Sipas të dhënave të policisë italiane, mësohet se shqiptari i plagosur është i moshës 19-vjeçare, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Mediat italiane raportojnë se konflikti mesh shqiptarit dhe dy agresorëve ka nisur në autobus, ku shqiptari u ka kërkuar atyre të ulnin volumin e muzikës. Por në momentin që shqiptari ka zbritur në stacion 2 agresorët e kanë goditur me thikë. I riu shqiptar ishte student në Institutin ?Vallauri di Carpi?.

Policia është vënë në ndjekje të agresorëve, të cilët kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa 19-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./CityNews





Lajmet e fundit nga