Sezoni turistik 2026/ Fluks vizitorësh, por sfidat mbeten
Plazhet shqiptare janë mbushur me vizitorë, ndërsa sezoni ...
Plazhet shqiptare janë mbushur me vizitorë, ndërsa sezoni ...
Pas publikimit të pamjeve të Malit të Tomorrit ku dukej qartazi se po shfrytëzohej për përfitime materiale nga persona për të cilët ende nuk është marrë një masë ndalimi, ka ardhur dhe reagimi i ministrit Klosi.
Në një deklaratë të dhënë për mediet, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka lajmëruar pezullimin e 12 guroreve në Malin e Tomorrit, si dhe gjobitjen e personave të cilët shkelin ligjet për guroret.
Përveç gjobitjes dhe revokimit të lejes mjedisore, ministri Klosi tha se i gjithë dokumentacioni i tyre do të kalohet në sitë dhe sipas shkeljeve të konstatuara do të merren masa të ashpra deri në ndjekje penale.
?Janë evidentuar nga inspektoriati plot 12 gurore vetëm në këtë zonë të cilat janë krejtësisht jashtë çdo parametri mjedisor dhe shfrytëzojnë këto leje minerare në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Prandaj Inspektoriati i Mjedisit do të marrë masa duke i gjobitur ato që sot, duke kërkuar revokimin e lejeve mjedisore për të 12 subjektet dhe po ashtu duke parë të gjitha mundësitë që të 12 subjektet të kalojnë edhe për ndjekje penale?, ka thënë ministri Klosi i cili e cilësoi barbar dhe të pafalshëm dëmin e krijuar në një nga malet më të vizituar në mbarë vendin nga turistë vendas dhe të huaj.
Ai paralajmëroi një reformë të plotë së bashku me institucionet e tjera shtetërore në ndryshimet ligjore dhe lejet mjedisore për biznesin e guroreve.
?Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore të shfrytëzojnë në mënyrë barbare një nga pasuritë më të bukura natyrore të Shqipërisë që është Mali i Tomorrit. Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore, si shumë gurore në Shqipëri, të shfrytëzojnë pasuritë natyrore jashtë çdo kriteri mjedisor. Prandaj Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Inspektoriatin, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit do të ndërmarrin një reformë të tërë përsa i përket të gjithë sistemit të guroreve në Shqipëri. Do të reduktohen në mënyrë të menjëhershme të gjitha lejet mjedisore të dhëna për guroret të cilat janë jashtë kritereve. Do të kërkohet evidentimi i problematikave të gurores, duke parë lejet dhe mënyrën sesi shfrytëzohen këto gurore, pasi këto duhet të kenë një leje të mirëpërcaktuar, mënyrë pune të mirëpërcaktuar dhe mbrojtje mjedisi të përcaktuar me ligj?, ka theksuar ministri.
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit, paralajmëroi se nuk do të tolerohet më asnjë biznes që shkel ligjet në fuqi dhe se ka ardhur koha që bizneset të zhvillohen në respekt të mjedisit dhe komunitetit.
?Ne i vlerësojmë shumë të mirat që vijnë nga biznesi, ne vlerësojmë shumë mundësinë e punësimit të banorëve të zonës, vlerësojmë shumë që këta biznesmenë duan të fitojnë para, por këta biznesmenë që duan të fitojnë para nuk mund të shesin një pjesë të mjedisit shqiptar për përfitime. Së bashku me ministrinë e Energjisë do të përcaktojmë kriteret që duhet të kenë për ta rimarrë këtë leje mjedisore vetëm kur të plotësojnë kushtet, të vihen brenda kornizave për të cilat kanë marrë leje dhe të punojnë jo duke dëmtuar mjedisin por duke e rinovuar dhe duke kultivuar bimësinë e zonës dhe duke mbrojtur hapësirën publike?, ka deklaruar Klosi.
Gjithashtu Ministri Klosi theksoi se lufta kundër guroreve që shkelin lejet mjedisore është një nga pikat kryesore të aksionit 6- mujor, ?Të pastrojmë Shqipërinë që duam?.
Inspektimi në terren dhe masat e marra vijnë pas denoncimit të situatës në portalin e bashkëqeverisjes me qytetarët dhe në emisionin investigativ Fiks Fare.
Fjala e plotë e ministrit Klosi
Jemi këtu në një grup të përbërë nga Inspektoriati Mjedisor së bashku me përfaqësues të zonave të mbrojtura për të evidentuar disa nga problematikat të cilat na kanë ardhur nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes por po ashtu edhe nëpërmjet emisionit investigativ Fiks Fare në të cilën kemi evidentuar një sërë problemesh përsa i përket mënyrës sesi shfrytëzohen këto gurore. Janë evidentuar nga inspektoriati plot 12 gurore vetëm në këtë zonë të cilat janë krejtësisht jashtë çdo parametri mjedisor dhe shfrytëzojnë këto leje minerare në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Prandaj Inspektoriati i Mjedisit do të marrë masa duke i gjobitur ato që sot, duke kërkuar revokimin e lejeve mjedisore për të 12 subjektet dhe po ashtu duke parë të gjitha mundësitë që të 12 subjektet të kalojnë edhe për ndjekje penale.
Përsa i përket biznesit në këtë zonë, ne i vlerësojmë shumë të mirat që vijnë nga biznesi, ne vlerësojmë shumë mundësinë e punësimit të banorëve të zonës, vlerësojmë shumë që këta biznesmenë duan të fitojnë para, por këta biznesmenë që duan të fitojnë para nuk mund të shesin një pjesë të mjedisit shqiptar për përfitime.
?Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore të shfrytëzojnë në mënyrë barbare një nga pasuritë më të bukura natyrore të Shqipërisë që është Mali i Tomorrit. Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore, si shumë gurore në Shqipëri, të shfrytëzojnë pasuritë natyrore jashtë çdo kriteri mjedisor. Prandaj Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me inspektoriatin, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit do të ndërmarrin një reformë të tërë përsa i përket të gjithë sistemit të guroreve në Shqipëri. Do të reduktohen në mënyrë të menjëhershme të gjitha lejet mjedisore të dhëna për guroret të cilat janë jashtë kritereve. Do të kërkohet evidentimi i problematikave të gurores, duke parë lejet dhe mënyrën sesi shfrytëzohen këto gurore, pasi këto duhet të kenë një leje të mirëpërcaktuar, mënyrë pune të mirëpërcaktuar dhe mbrojtje mjedisi të përcaktuar me ligj.
Po ashtu do të vazhdojmë me të gjithë sistemin e shfrytëzimit të pasurive natyrore nëpërmjet guroreve në vendin tonë për të evidentuar të gjitha shkeljet dhe të gjitha ndryshimet që duhet të marrë legjislacioni shqiptar që këto gurore tashmë të vendosen nën kontroll dhe t?i shërbejnë komunitetit dhe jo të dëmtojnë komunitetin.
Mendoj që në 6 muajt e aksionit tonë për të pastruar Shqipërinë një nga pikat kryesore do të jetë edhe lufta kundër abuzimit nëpërmjet guroreve dhe shfrytëzimit pa kriter pranë zonave të banuara në kundërshtim me të gjitha kushtet e lejeve mjedisore.
Përsa përket ditës së sotme, të 12 subjektet do të gjobiten nga Inspektoriati, në vijim do të verifikohen dhe do të shkojnë për revokim të lejes mjedisore të gjitha subjektet dhe po ashtu së bashku me ministrinë e Energjisë do të përcaktojmë kriteret që duhet të kenë për ta rimarrë këtë leje mjedisore vetëm kur të plotësojnë kushtet, të vihen brenda kornizave për të cilat kanë marrë leje dhe të punojnë jo duke dëmtuar mjedisin por duke e rinovuar dhe duke kultivuar bimësinë e zonës dhe duke mbrojtur hapësirën publike.
Vetëm pak orë më parë policia e Elbasanit raportoi lajmin se...
Në një deklaratë për mediet, kryetari I Partisë Demokratike ...
Ashtu si para dhe tani përgjatë nisjes së procesit të Vettin...
Pas qarkullimit të lajmit të bujshëm se pas 2013 investimet ...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendsh...
Moti i keq në Greqi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, po...
“Më në fund, ministri i Financave e pranon që investimet e h...
Ditën e sotme teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit, ka rën...
Ditën e sotme drejtori i policisë rrugore, Mitat Tola, në nj...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar ...
Pas marrjes së tepsisë së pushtetit nga Partia Socialiste, k...
Nga ana tjetër, rënia e konsumit prej rritjes së taksave duk...
Me përvuajtje i kujtojmë kryeministrit Edvin se viti 2018 ës...
Ditën e sotme policia e Kapshticës ka bërë të mundur arresti...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim ambasadorët...
Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) është në qendër të...
Tre persona janë aksidentuar rëndë nga bashkfashtari i tyre ...
Flitet aq shumë për reforma në raporte e strategji, por për ...
Samsung ka prezantuar tabletin e ri të quajtur Galaxy Tab A....
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...