web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga ARTUR  AJAZI/ Zoti  Lu  foli edhe për opozitën e Lulit

19 Nëntor 2017, 12:47, Aktualitet CNA

Ashtu si para dhe tani përgjatë nisjes së procesit të Vettingu-t, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu,  është  lajmi kryesor në mjedisin politik, duke u vërtitur gjithmonë rreth të njëjtave tema, ?dekriminalizimi , drejtësia e molepsur, dhe peshqit e mëdhenj? që kanë 27 vjet që vegjetojnë  në pellgje të ndyra. Disa ditë më parë zoti Lu, u  kujtoi gjimnazistëve të qytetit të vogël të Rëshenit se ?në demokraci, çdo qeverisje që nuk është në sinkron me interesta e qytetarëve duhet të përmbyset?, duke përmendur madje edhe emra bandash , nga më të rrezikshme të vendit.

Fjalët e ambasadorit Lu, gjithmonë kanë patur efektin e duhur mediatik, ndërsa politikanët (nxiton e para opozita) mes tyre nuk harrojnë të tjerrin   hipotezat e para si ?Lu foli për qeverinë, Lu foli për ministrat? etj, etj. Kjo tashmë është bërë bajate, aq sa kjo opozitë duket më shumë se e pabesueshme. Por një tjetër anë e medaljes së fjalimeve të Lu-së mbetet  edhe nënteksti dhe nënkuptimi që ai ka edhe për veshin e ?shurdhër? të opozitës. Kjo pasi  kryediplomati amerikanë në Tiranë, flet me gjuhën e përfaqësuesit të DASh dhe jo me orekset e ndonjë politikani që sa herë i preken interesat, dhe sa herë i duhet të zbatojë rregullat e lojës në demokraci  i sulet edhe SHBA edhe BE. Madje në rradhët e opozitës ka nga ata që mendojnë dhe besojnë se ?zemërimi i zotit Lu, ka të bëjë vetëm me qeverinë e re që megjithëse e ka marrë vetë timonin, nuk po jep asnjë shenjë reflektimi se ka ndërmend të përballet me krimin dhe bandat?.

Kjo duket më shumë se absurde për çdo hamendësi dhe se çdo mëndje dritëshkurtër  që vjen  kryesisht nga oborri  dhe ?oborrtarët? e SHQUP-it, kur kujton se është pikërisht  kryeministri Rama, ai që në dy muajt e fundit i ka shpallur luftë të hapur bandave kriminale, dhe çdo deputeti apo qeveritari që ka patur, dhe që i zbulohen nga hetimet lidhjet me rrjetet kriminale. Ishte pikërisht Rama ai që ish-ministrin e përjashtoi nga çdo funksion politik, nga çdo mbështetje politike, duke i lënë dorën e lirë  Tikut dhe ?çunave të tij? të hetojnë  dhe ta kryqëzojnë atë, dhe cilindo tjetër që i vërtetohen lidhjet me bandat dhe trafikantët. Ngjarja e rëndë e Elbasanit, dhe goditja që policia i dha pastaj jo vetëm drejtuesve të dyshuar se ishin të lidhur me elementët kriminalë,  por edhe elementëve kriminalë, ishte sinjali më i qartë për këdo që përpiqet të fshihet edhe pas fjalëve të zotit Lu.

Rama i dha një mesazh të qartë edhe kreut të PD, për të spastruar rradhët e partisë tij nga çdo element me lidhje të dyshimta, apo edhe çdo drejtues lokal (si rasti Mallakastrës) që rezulton i dënuar nga organet e drejtësisë. Pra rezulton se fjalët e zotit Lu, nuk kanë qenë dhe nuk janë  vetëm për qeverinë, vetëm për gjykatat dhe prokuroritë, por edhe për opozitën dhe kreun e PD zotin Basha. Vetëm një opozitë e reformuar , ka të drejtën të kërkojë  reformimin e pozitës. Thirrja e tij që ?pas Vettingu-t për gjyqtarët  duhet nisur edhe ai për policinë? duket se ka mbështetur  modelin e Edi Ramës për të mos bërë vetëm spektakël,duke prekur thelbin e dekriminalizimit  edhe  brenda uniformave blu. Fjalimet dhe thirrjet  e zotit Lu,  shihen si një mbështetje për ministrin e Brëndëshëm zotin Xhafaj , dhe si spunto e tij për  të marë pushtet përtej kufijve të caktuara nga Rama.

Sipas nëntekstit të fjalimeve të zotit Donald Lu, tashmë  është e qartë se ?DASH ka nisur  fazën e dytë të betejës me krimin në  Shqipëri, dhe se ambasadori  foli qartë me emra, për kriminelët e politikës, si për ata që ishin në parlament,  dhe për ata që kanë patur lidhje të hershme me bandat dhe elementët e trafikut?. Pas një procesi të gjatë, politika shqiptare sot është në rrugën e gjatë  dhe të  vështirë  të dekriminalizimit , dhe se sinjalet e para të një rruge pa kthim  i dha pikërisht Rama dhe partia e tij,  duke u hequr mandatin dhe mbështetjen politike,  çdo emri që rezultonte i njollosur nga drejtësia. Procesi i  spastrimit të politikës nga elementë të dënuar, në selitë e opozitës ka mbetur në kufijtë e moralit dhe propogandës. Politika amerikane e përfaqësuar nga ambasadori Lu në Tiranë, e ka theksuar vazhdimisht se ?krimi dhe bandat në Shqipëri prej vitesh kanë patur lidhje me  pushtetarë  të fuqishëm?, duke nënkuptuar se ?së shpejti do të tregohen të gjitha  lidhjet konkrete midis njerëzve të krimit dhe njerëzve të politikës së lartë  tek të dy krahëve të politikës shqiptare?.

E ndërsa Rama dhe PS vazhdimisht në këto vite kanë treguar se ?nuk mbështesin asnjë individ që rezulton i lidhur dhe kompromentuar me rrjetet kriminale dhe ato të trafikut? duke i hapur rrugën  organeve të drejtësisë, duket se nga kampi kundërshtar nuk ka gjasa të ndodhë kjo. Pra nuk ka ndodhur dhe nuk  do të ndodhë që zoti Basha, pavarsisht këmbënguljes së zotit Lu, të nxjerrë jashtë rradhëve të partisë tij, çdo person dhe pushtetar lokal që rezulton me probleme me drejtësinë. Madje lidershipi opozitar,  arrin deri aty sa  të sakrifikojë  partinë për të shpëtuar çdo  pushtetar lokal. Këto veprime që bien ndesh me moralin e politikës dhe asaj çfarë  opozita e Lulit  deklaron për ?dekriminalizimin?, natyrisht synojnë të sakrifikojnë moralisht, politikisht  dhe fizikisht edhe PD. Ajo që presin shqiptarët të shtyrë më tepër nga dëshira se kurioziteti, është  vendosja e moralitetit  edhe në elitën e lidershipit të opozitës sepse Lu foli edhe për opozitën.

 





Lajmet e fundit nga