KQZ publikon raportet për deklarimin financiar të fushatës zgjedhore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zgur...
Nga Azem Parllaku
Në muajin prill kur, Aleksandar Vuçiç, siguroi postin e kreut të shtetit serb, premtonte se do të jetë President i të gjithëve dhe do ta kthejë Serbinë në një shtet modern. Meqenëse, partia e Vuçiç-it është grupimi më i madh politik në Serbi, i jep atij më shumë efektivitet në ushtrimin e detyrës si President. Përtej interesimit të ndërkombëtarëve, kryesisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, për shqiptarët qëndrimet e Vuçiç-it, janë shumë të rëndësishme, më konkretisht në dialogun e Beogradit me Prishtinën.
Sa i përket mardhënieve me Tiranën, Vuçiç, në njëfarë mënyre ka treguar se, është një komshi “i mirë” dhe kërkon të mbajë raporte pozitive me Tiranën zyrtare, e cila nga ana e saj, ka heshtur gjithnjë e më shpesh në lidhje me provokimet e herëpashershme dhe zhvillimet negative dhe agresive të Serbisë në rajon. Në tetor të vitit të kaluar si kryeministër Vuçiç, u tha invesitorëve serb; “Dua të inkurajoj njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës. Unë jam ndoshta subjektiv, por dua t’u them se kjo është e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndarjet politike, por duhet t’i kthehemi të ardhmes”.
Që nga ajo kohë, Vuçiç, ka vijuar të mbajë të njëjtin qëndrim sa i përket mardhënieve me Tiranën, ndërsa si ish-ministër në vitin 1999, e sot si President i Serbisë, po kërkon që, me Kosovën të mos luajë luftash. Tetë muaj pasi u zgjodh në krye të shtetit, Aleksandër Vuçiç, ka inicuar dialogun e brendshëm për Kosovën, me qëllim që, siç është shprehur ai, të gjendet një zgjidhje historike për marrëdhëniet serbo-shqiptare. Në Beograd, këtë fillimjave u mbajt takimi i parë i grupit të punës, i cili do të ofrojë mbështetje për debatin që, pritet të zhvillohet me partitë politike, me intelektualë e ekspertë të fushave të ndryshme, me përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Dialogu i brendshëm serb për Kosovën mund të prodhojë edhe rezultate të mira për vetë shoqërinë serbe, dhe nëse ky dialog e ka për qëllim që të hiqet dorë përfundimisht nga miti serb për Kosovën, atëherë vlen të thuhet, se është diçka e mirë në krijimin e kushteve të reja për paqe të qëndrueshme në rajon.
Mediat e Beogradit shpeshherë gjatë kësaj vjeshte, kanë raportuar se, ekziston një pajtim i plotë i elitave politike, shoqërore e intelektuale në Serbi për nevojën e ndryshimeve kushtetuese në këtë vend. Kushtetuta aktuale e Serbisë po ndryshon sepse ajo nuk është e mirë dhe se preambula e Kushtetutës për Kosovën me siguri do të fshihet. Hulumtimet tregojnë disponimin e elitave për ndryshim të Kushtetutës, teksa vlerësimi i përgjithshëm për preambulën është negativ. Kushtetuta aktuale e Serbisë Kosovën dhe Metohinë i konsideron si pjesë të shtetit serb. Duke u nisur nga ajo se Krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë, që ka pozitën e autonomisë thelbësore në kuadër të shtetit sovran të Serbisë, dhe se nga pozita e tillë e Krahinës së Kosovës e Metohisë burojnë detyrimet kushtetuese të të gjitha organeve shtetërore që të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat shtetërore në Kosovë e Metohi në të gjitha raportet e brendshme e të jashtme politike, qytetarët e Serbisë zbatojnë Kushtetutën e Republikës së Serbisë.
Prej kësaj përmbajtje detyruese të Kushtetutës së shtetit të tyre siç duket elitat e vendit fqinj të shqiptarëve, nuk janë më aq kokëfortë, mbasi 114 shtete, anëtare të Kombeve të Bashkuara, kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se perëndimi nuk do të heqë dorë nga Kosova, ndërsa Beogradi duhet të gjejë një zgjidhje për marrëdhëniet me shqiptarët. Duke i’u referuar takimit të javës së shkuar me zyrtarin e lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, i cili nxiti shumë reagime me qëndrimin se Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige”, Presidenti serb tashmë e ka të qartë se, tërësia tokësore e Kosovës nuk mund të preket, dhe se duhen respektuar mesazhet e Amerikës. Sigurisht që, shqiptarët duhet të besojnë se dialogu i brendshëm në Serbi “mund” të përfundojë me një traktat paqeje me Kosovën, e kjo e fundit nuk do të pengohet të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare.
Ajo që mbi të gjitha ka shumë rëndësi në këtë moment, është që Serbia të mos e pengojë Kosovën në nismat rajonale dhe anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtarë. Që nga koha kur u paralajmërua dialogu i brendshëm e deri më sot, kjo temë ka nxitur reagime të ndryshme në opinion. Një pjesë e serbëve pretendojnë se, qëllimi i Vuçiç-it, është krijimi i alibisë për pranimin e pavarësisë së Kosovës, përmes mbështetjes së Brukselit, ndërsa pjesa tjetër besojnë që, për çështjen e Kosovës, Vuçiç mendon njëjtë sikurse populli serb që mbështetet në Rusinë e cila do të ndihmojë Serbinë të ruajë atë që gjithmonë ka qenë serbe. Në esencë ky dialog pritet të shndërrohet në konsultime profesionale-politike të Presidentit dhe Qeverisë dhe Kryeministrit, me grupin e punës dhe njerëzit të cilët ata do t’i zgjedhin.
A do të avancohen më tej këto këto konsultime dhe çfarë ndikimi pozitiv do të kenë?! Kjo edhe mund të ndodhë në qoftë se dëshiron, ai i cili e ka ftuar dialogun, ky është Aleksandar Vuçiç. Dialogu i brendshëm për Kosovën, do të tregojë nëse Serbia, më në fund, do të heqë dorë nga mitet, dhe do të pajtohet se e ka humbur Kosovën, ose në variantin ekstrem, ndoshta do të duhej të mendohej eventualisht për shkëmbim të territoreve, ç’ka do të thotë që edhe Kosova ta ketënjë plan nga ana e saj lidhur me këtë temë. /CityNews
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zgur...
Një person është ndaluar nga policia në Kakavijë pasi ishte ...
Analiza në degën e PD ka filluar me probleme dhe përplasje t...
I deleguari në degën e PD-së Jamarbër Malltezi në një interv...
Sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thirrur në...
Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u ...
Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore në ngarim të Ma...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha sërish ka hedhur akuza nda...
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Z. Blendi Klosi mblodhi ...
Tashmë prej shumë vitesh në Tiranë është bërë traditë festa ...
Një komision Ad-Hoc, i përbërë nga ekspertë të huaj të menax...
Kryeministri Rama ka shkarkuar të gjithë prefektët në qarqe....
Partia Demokratike po zhvillon analizën e saj në degë. Në sh...
Pas publikimit të dosjes “Habilaj”, në të cilën i implikuar ...
Ndoshta e padëgjuar më parë dhe e vështirë për tu besuar, po...
Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeve...
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti sot në një takim Amb...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar më pa...
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin po zhvillon një ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...