web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkon për të vizituar motrën, gjendet i varur në pemën e ullirit

27 Tetor 2017, 18:31, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një fshat të Elbasanit, ku një shtetas 62-vjeçar, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Shtetasi me inicialet Sh.K., 62 vjeç, nga Lapraka është gjetur i varur në një pemë ulliri në fshatin Katund i Ri në Elbasan, ku kishte shkuar për të vizituar motrën e tij.

Sipas policisë dyshohet se i ndjeri është vetëvarur, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet e rastit janë referuar në Prokurorinë e Elbasanit. /CityNews





Lajmet e fundit nga