web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis ceremonia e përurimit të shtatores së Azem Hajdarit

27 Tetor 2017, 09:37, Aktualitet CNA

Në Bashkinë e Tropojës ka nisur, ceremonia e përurimit të shtatores së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.

Në përurimin e shtatores marrin pjesë personalitete të rëndësishme të vendit dhe trojeve shqiptare.

Të pranishëm në ceremoni janë: ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD, Lulzim Basha; kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi etj.

Ceremoninë e hapi me fjalën e tij, kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj. “Djalin tonë të bukur e përcollëm të ri, – tha Dusha, – dhe na u kthye në bronx. Azem, ti je gjallë dhe faleminderit që na dha mundësitë të ëndërrojmë”.





Lajmet e fundit nga