web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta nuk dekreton kreun e ri të Akademisë së Shkencave

27 Tetor 2017, 08:01, Aktualitet CNA

Presidenti Meta nuk do të dekretojë kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, dhe sipas presidencës shkak janë procedurat jo të rregullta në zgjedhje, pa kandidatë alternativë.

Mësohet se që prej zgjedhjeve, kryetari i ri nuk ka firmosur asnjë shkresë zyrtare. Ka qenë sekretari shkencor i Akademisë, akademiku Vasil Tole, ai që ka nënshkruar në emër të institucionit.

Mosdekretimi i kreut të Akademisë së Shkencave e bën të pafunksionueshëm këtë institucion, duke e detyruar të anulojë rezultatin e zgjedhjeve dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Gudar Beqiraj u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me 28 vota pro dhe 3 kundër më 4 shtator të këtij viti.

Ndërkohë, me 27 vota pro Myzafer Korkuti u zgjodh nënkryetar i Akademisë së Shkencave. Gudar Beqiraj e ka mbajtur më herët postin e kryetarit të ASH-së, në vitet 2009-2014. Procesi zgjedhor për kryetarin e Akademisë kaloi përmes polemikave dhe debateve, ku kritikat adresoheshin për një proces të mbyllur, shkëmbim vendesh mes nënkryetarit e kryetarit dhe zgjedhje pa alternativa.

Vetëm pak ditë pas zgjedhjes së tij nënkryetar, Myzafer Korkuti, 81 vjeç, dha dorëheqjen./ CityNews





Lajmet e fundit nga