web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur/ Arrestohen dy persona

27 Tetor 2017, 07:47, Aktualitet CNA

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, të cilët po drejtonin automjetin nën efektin e alkoolit.

Policia njofton se të arrestuarit janë shtetasit: Mynyr Murataj, 57 vjeç, banues në Fier,  dhe Valmir Malko, 46 vjeç, banues në Divjakë

Murataj u ndaluanë  aksin rrugor Fier-Lushnje, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip Land Rover me targa FR 4600 D, në gjëndje të dehur në masën 1.10 mg/l.

Ndërsa Valmir Malko u ndalua pasi në fshatin Karavasta, u kap duke drejtuar mjetin tip Ford Tranzit me targa AB 583 T, në gjëndje të dehur në masën 0.87 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drjetimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal./ CityNews





Lajmet e fundit nga