web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parandalohet një vrasje/ Pesë të arrestuar

26 Tetor 2017, 10:19, Aktualitet CNA

Pesë persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale janë vënë në pranga nga policia e Dibrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit akuzohen për një serë akuzash, që nga konflikti me armë zjarri, deri tek vjedhjet dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

Mësohet se mes personave të arrestuarve është dhe një person që akuzohet se është konfliktuar me armë me një person që i kishte një shumë lekësh borxh duke bërë të mundur parandalimin e një vrasje.
Konferenca e dhënë për media nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Drejtues, Edmond Tarkaj

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në vijim  të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar punën,  për pranadalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e  ngjarjeve të ndodhura më parë, për rikontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen  e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që mbajnë armë zjarri pa leje.

Në këtë kuadër  gjatë mbrëmjes së djeshme, Policia e Dibrës  ka parandaluar  përshkallëzimin e një konflikti, ku ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka sekuestruar armën e zjarrit me fishek në gojë, gati për qitje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë zbardhen 6 vjedhje, si dhe është goditur një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Janë arrestuar  5 shtetas dhe është shpallur në  kërkim një tjetër.

Për këto ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, armë zjarri,  automjete, motorçikleta,   lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara.

Më konkretisht:  Policia e Dibrës ka marrë informacion në rrugë policore për një konflikt  të ndodhur në orët e mbasdites midis dy personave në fshatin Shumbat, njësia Sllovë, konflikt i cili po përshkallëzohej në orët e mbrëmjes,  ku njëra palë në konflikt kishte një armë zjarri automatik kallashnikov me vete.

Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë në kohë ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin  në flagrancë të shtetasit:

Jetmir Kade, 35 vjeç, banues në fshatin  Shumbat, njësia Sllovë.

Ky shtetas ishte konfliktuar në orët e mbasdites me shtetasin A.D,  për një sasi lekësh rreth 9 mijë lekë  që ky i fundit ja kishte borxh .

Konflikti ishte përshkallëzuar në ofendime e kërcënime në orët e mbrëmjes , ku shtetasi Jetmir Kade , kishte marrë armën e zjarrit , ku dyshohet se ka qëlluar në ajër  para banesës së tij dhe më pas kishte shkuar rreth 300 metra larg banesës për tu sqaruar me shtetasin A.D.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Po  si rezultat i punës profesionale të bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore  6 raste të vjedhjes së pronës, ku për 4 raste janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Konkretisht  në vijim të operacionit të nisur tre ditë më parë ku u arrestua me inisiativën e Policisë  një prej autorëve Edison Çuku, 23 vjeç, banues Dobrovë, Peshkopi (i dënuar më parë për vjedhje), ku ndaj tij Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”,   nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Dibër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Gentjan Ismaili, 22 vjeç, banues  në njësinë administrative Melan, Dibër (i dënuar më parë për vjedhje).

Për këta dy shtetas nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit  është dokumentuar me prova ligjore  autorësia e  6 rasteve të vjedhjeve  të  ndodhura më parë, të cilat i kanë pranuar edhe vetë pas arrestimit të tyre.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë  vjedhur  2 automjete, 2 motorçikleta, një banesë  dhe një kopësht fëmijësh, konkretisht:

Dy shtetasit e lartëpërmendur, të dënuar më parë për vjedhje,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore kanë kryer vjedhjet si më poshtë :

Më datë 02.12.2016, në qytetin e Peshkopisë kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet S.R.

Më datë 12.08.2017,  në  Peshkopi, kanë vjedhur automjetin tip “Volksëagen Sharon”, në pronësi të shtetasit  me inicialet S.Gj.

Më datë 15.08.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur një motorçikletë tip “Honda”,  në pronësi të shtetasit me inicialet A.P.

Më datë 09.09.2017, në Peshkopi,  kanë vjedhur automjetin tip “Mercedez Benz”,  në pronësi të shtetasit me inicialet R.M.

Më datë 09.10.2017,  kanë vjedhur  Kopështin nr 1 në qytetin e Peshkopisë.

Më datë 13.10.2017, në Tiranë kanë vjedhur një motorçikletë në pronësi të shtetasit A.M.

Gjithashtu në kuadër të punës për kapjen e personave në kërkim nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është kapur personi në kërkim me inicialet :

F.Ç,  28 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e  Apelit Tiranë,   ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu në drejtim të evidentimit dhe goditjes së rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, të atyre që tentojnë ta shpërndajnë  në afërsi të shkollave apo në lokale nate, është goditur një tjetër rast gjatë ditës së djeshme, si dhe gjatë ditëve të fundit janë goditur edhe dy rate po të ngjashme, ku personat e arrestuar kultivonin bimë narkotike në numër të vogël dhe lëndën e prodhuar tentonin ta shpërndnin në doza të vogla.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Dibër  në bashkëpunim me   Efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër  kanë   arrestuar në flagrancë shtetasin :

Imer Lamallari, 50 vjeç, banues në fshatin Vasie, njësia administrative Kala e Dodës-Dibër

Si dhe kanë shpallur  në kërkim djalin i tij  shtetasin  me inicialet V.L, 26 vjeç, banues në fshatin Vasie, njësia administrative Kala e Dodës-Dibër, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në ambjentet para banesës së tij  i’u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe në stallën e bagëtive i’u gjet një fuçi plastike   me bimë të thara e dyshuar narkotike canabis sativa, me peshë 3 kilogram e 30 gramë e cila u sekuestra në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër , do të vijojë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, dhe në këtë kuadër fton  të gjithë banorët e qarkut Dibër të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 , apo të kontaktojnë me cilin do punonjës policie apo drejtues policie për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, duke ju garantuar ruajtijen e anonimait dhe reagimin e shpejtë e  të ashpër ndaj shkelësve të ligjit./ CityNews





Lajmet e fundit nga