OSHEE hap tenderin e energjisë për nëntorin, fatura e importeve kalon 100 mln euro
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë uli ritmet e importit ...
Nga Dritan Laci
Sot kryeministri i ç?fazuar nga intoksikacioni i agimeve pa gjumë, gjeti rast për të shfryrë edhe njëherë të gjithë dështimin e tij për tu bërë gazetar, ndaj punonjësve të medias që e prisnin si zakonisht jashtë dyerve te parlamentit. Me një urrejtje gati tashmë të mirëkuptueshme ndaj ëndrrës së tij të papërmbushur për tu bërë gazetar, ai që është zgjedhur për të qenë Kryeministër i vendit, na u shpërfaq sot jo si i tillë por si një batakçi Kryeministër. Ndaj edhe në këto pak radhë të mëposhtme gjej rastin ti drejtohem Kryeministër pikërisht me gjuhën e një ëndrre që se përmbushi dot kurrë.
I nderuar Kryeministër i Shqipërisë
Po të drejtohem me gjuhën që ti sigurisht nuk do të parapëlqeje të të drejtoheshin. Sigurisht që ti pret që unë të të drejtohem me të njëjtin tërbjet me të cilin ju kuturise gazetarëve sot ndërsa të prisnin si zakonisht jashtë derës së parlamentit. Jo, jo mos e prit këtë gjuhë, sepse nuk ta jap ta shijosh këtë kënaqësi, as si supë të ftohtë. Urrejtja nuk mundet kurrë të ndalojë urrejtjen, vetëm dashuria mundet. Zakonisht urrehen të ngjashmit dhe pikërisht këtu ndahemi sepse ne gazetarët nuk jemi të ngjashmit e tu. Ne të mirëkuptojmë përse i urren gazetarët, sepse thellë-thellë ti i adhuron ata. Për pak protagonizëm ti do jepje gjithçka që në këto momente të ishe në vendin e tyre. Por për dështimin tënd, ti nuk u bërë kurrë gazetar dhe pse përpiqesh në copa hartimesh tashmë të mësuara përmendësh të jesh i ngjashëm me ta. Është e kuptueshme qe ti urren gazetarët sepse ti urren Frojdin brenda teje.
Po kaq e kuptueshme është që ti urren gazetarët edhe sepse shikon te ta ëndrrën tënde të pamishëruar, për t?u bërë gazetar. Të dëgjoj çdo ditë në farsën ku je zhytur dhe bindem gjithmonë e më shumë se ti nuk urren thjesht gazetarët, por ti urren të vërtetën. Ti mendon se urren gazetarët por në fakt urren vetveten, sepse ndryshe nga ti, ata e vendosin kokën rehat në krevat. Ti e ke humbur kokën, sepse kokën tënde në tepsinë që kërkove ta kishe të gjithë për veten, tashmë ta kanë vendosur në sininë e tyre grupet e narkotrafikut. Ti i urren gazetarët edhe sepse pasi ikin nga ti ata mund të marrin frymë lirisht. Ti këtë nuk mund ta durosh. Ti i urren gazetarët sepse ata të shikojnë drejt e në sy, edhe kuptojmë shumë më shumë kur sytë e tu janë të nxirë nga netët e gjata pa gjumë. Ti i urren gazetarët sepse ata ta plasin në sy mortajën shfarosëse që ke mbjellë në Shqipëri në këto pesë vite, një vend që vazhdon të braktiset nga dita në ditë.
Ne të mirëkuptojmë kur na urren, sepse nuk të kemi trajtuar asnjëherë me dashuri. Kjo ta vlon urrejten. Të bën të tërbohesh. Të bën të tregosh brendinë tënde të vërtetë. Pikërisht atë që duam të njohim nga ti. Anën e errët, të pisët, të zezë si netët e vështira që po kalon. Sa të mban durimi. Sa i vërtetë je. Sa i kulturë je. Pikërisht për këtë, ti sot nuk e kishe me gazetarët. Por re në kurthin e tyre. Tregove se ke konvulsione. Të hante trupi si mola që ha rrobat. Fole si një dështak që nuk mund të përfaqësosh më shqiptarët. Sot ti na binde përfundimisht që je thjesht një kryeministër që je zhytur në dëshpërim të thellë. Tregove; jo me gazetarët që marrin një rrogë modeste, se ata rrojnë ndershëm; por përballë shqiptarëve se nuk ke më dinjitet. Edhe ata pak që besonin në fillimet e punës tënde si kryeministër, duhet ta kenë humbur besimin te ti. Sepse ti sot nuk ke më aleat shqiptarët. Ti shqiptarët i fute ne burg për një tufë presh apo për një faturë energjie të papaguar, ndërkohë që majme me afera korruptive oligarkët e oborrit tënd. Ti nuk ke më aleat shqiptarët, sepse zgjodhe ti largosh. Ti nuk ke më aleat as drejtësinë, sepse sot kishte rastin më të mirë për të treguar se me të vertetë e doje drejtësinë, por zgjodhe të shitesh te narkotrafikantët.
Ndaj i dashur z. Kryeministër në dëshpërim i Shqipërisë je plotësisht i mirëkuptuar në urrejtjen tënde patologjike të pashërueshme ndaj gazetarëve. Sepse ata nuk janë si ti. Sepse ata në fund të ditës nuk çojnë drogë në shtëpitë e tyre, por çojnë ca dinjitet më shumë se ti. Dhe nesër historia nuk do ti tregojë me gisht si ti, ndaj je i mirëkuptuar në urrejtjen tënde ndaj tyre? / Opinion.al
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë uli ritmet e importit ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e ftuar n...
I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, deputeti Dashamir ...
Në konferencën e dhënë për media, drejtori i Drejtorisë Vend...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Burrel, ku...
Hajri Kadriu, një banor në Kamëz denoncon në “Stop”, se bash...
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, i ftuar në e...
I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, sekretari ...
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokra...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ishte e ftu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas...
Tatimet zbardhin 4 kategoritë e bizneseve që nuk duhet të pë...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Maqedoni, ...
Policia daneze gjatë viti 2017 kapi 750 klandestinë, që po p...
Pas qëndrimit të mbajtur kundrejt gazetarëve nga kryeministr...
Gazetari i kronikës Artan Hoxha, ka reaguar pas fyerjeve të ...
Autoritetet italiane kanë dëbuar ditën e sotme dy shteas, në...
Një gjë që s’u vu re në gjatë deklaratës për media të kryemi...
Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur një ditë ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fyerjes së tij ndaj gaz...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...