Eksploziv ndaj biznesmenit / Policia në vendngjarje
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Burrel, ku...
Në konferencën e dhënë për media, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Bledar Çeliku, ka pasqyruar finalizimet e të gjitha operacioneve të kryera që janë ?Miloti?, ?Deltar?, ?Kolsh?, ?Vjeshtë 2017? dhe ?One Year?.
Ditën e sotme është raportuar se është bërë I mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale D. N, 20 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, nipi i ish-deputetit socialist Arben NDOKA. Gjatë kontrollit shtetasit iu sekuestruan nën cilësinë e provës materiale pistoletë e markës SMITH WESSON me 6 fishekë.
Sipas burimeve policorë mësohet se D.N është arrestuar për një sërë veprash penale.
“Gjatë ditës së sotme, në bashkëpunim me forcat e Repartit Special RENEA , është bërë i mundur arrestimi i shtetasit D. N, 20 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.
Në momentin e ndalimit nga forcat policore, shtetasit D.N, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– pistoletë e markës SMITH WESSON me 6 fishekë.
Për ketë shtetas , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendimin Penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76,22,25, 278/2 të Kodit Penal.
Kjo masë sigurie e vendosur pasi më datë 16.09.2014, në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin F.N.
Po ndaj shtetasit Danjan Ndoka, me Vendimin Penal datë 28.06.2017 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg” për veprat penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 89, 278/1 dhe 329 të Kodit Penal.
Kjo masë sigurie e vendosur pasi , më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal ?Detarit?, ka kanosur dhe dhunuar shtetasin F. D.
Gjithashtu , ky shtetas është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të gomave të mjetit tip fuoristrade Range Rover, me drejtues shtetasin B.L”.
Në vijim është raportuar operacioni ?Vjeshtë 2017?.
?Në kuadër të Operacionit “Vjeshtë 2017″, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , janë referuar materiale për pastrim të produkteve të veprës penale në ngarkim të 30 shtetasëve.
Konkretisht:
– Janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda Tirane 14 raste të hetimeve pasurore.
– Janë referuar në Prokurorinë e Rretheve Gjyqësorë Lezhë dhe Kurbin 15 raste te veprës penale te ?Pastrimit te produkteve te veprës penale?? .
Në bazë të këtyre referimeve, Gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro.
Pasuritë e vëna nën sekuestro preventive janë:
– godine banimi 3 kate, bar kafe,
– 4 apartamente banimi,
– 4 automjete luksoze
– 1 llogari bankare prej 41.000 Euro
– 1 sipërfaqe toke pemëtore prej 15.000 m2.
Të gjitha këto referime janë bërë duke u mbështetur mbi dënimet e dhëna në kohe të ndryshme nga Gjykatat të huaja dhe vendase për veprat penale të ?Shfrytëzimit të prostitucionit?, ?Trafikimit të lëndëve narkotike?, ?Pjesëmarrjes në organizata kriminale?.
Më tej është thënë se puna policore ka vijuar në goditje të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, duke u finalizuar me operacionet policore:
?Miloti?, ?Deltar? dhe ?Kolsh? ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 8 personave dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat penale të ” Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike” ” Kultivimit te bimëve narkotike ”
Gjatë këtyre operacioneve është sekuestruar një sasi prej:
– 385.5 kg lëndë narkotike canabis sattiva, – 80 fara bime te lendes narkotike,
– 12 automjete,
– 10 telefona celulare,
– 1 arme gjahu
– janë asgjësuar 468 bime narkotike.
Gjithashtu , në bashkëpunim me F.N.Sh-në Shkodër, në datat 20 – 21.10.2017 , janë kryer kontrolle ku si rezultat janë sekuestruar 4 kg lëndë narkotike cannabis sattiva dhe 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock me 27 fishekë. Në lidhje me këtë rast, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas si posedues të lëndës narkotike dhe të armës së zjarrit.
Objektiv i këtij Plan Operacioni kanë qenë edhe personat në kërkim ku :
– Janë ndaluar 10 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale ndaj të cilëve Prokuroria kishte lëshuar urdhrat e ekzekutimit te vendimeve te gjykatës:
Policia e Shtetit, fton të gjithë qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129 për të denoncuar çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale , duke garantuar për reagim të shpejtë në çdo rast.
Policia e Shtetit , do vazhdojë me përkushtim dhe pfofesionalizëm , me mbështetjen e partnerëve , të përmbushë me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve duke e bërë Shqipërinë një vend më të qetë e të sigurt? /CityNews
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Burrel, ku...
Hajri Kadriu, një banor në Kamëz denoncon në “Stop”, se bash...
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, i ftuar në e...
I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, sekretari ...
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokra...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ishte e ftu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas...
Tatimet zbardhin 4 kategoritë e bizneseve që nuk duhet të pë...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Maqedoni, ...
Policia daneze gjatë viti 2017 kapi 750 klandestinë, që po p...
Pas qëndrimit të mbajtur kundrejt gazetarëve nga kryeministr...
Gazetari i kronikës Artan Hoxha, ka reaguar pas fyerjeve të ...
Autoritetet italiane kanë dëbuar ditën e sotme dy shteas, në...
Një gjë që s’u vu re në gjatë deklaratës për media të kryemi...
Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur një ditë ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fyerjes së tij ndaj gaz...
Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News denoncoi mbrëmj...
Një ditë më parë, në vijimësi të hetimeve për bandën e Habil...
Skuadra e ndërhyrjes së shpejtë “Skifterët” e policisë së L...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti i PD-së Shere...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...