Vrasja mizore e gjykatëses Hafizi/ Meta: “T’i jepet autorit një dënim shembullor”
Nuk kishte si të mungonte mesazhi i ngushëllimit të Presiden...
Krimi ka marrë një revansh të paparë. Po vret kudo, në rrugë, lokale, hyrje pallatesh, makina, dhe brënda banesave. Revanshi i krimit nuk ndalet as me propogandën e policisë dhe statistikat e saj si 9-mujor, duke renditur si ?arritje? të saj, rritjen e forcës goditëse dhe zbuluese nga 40 në 55 per qind, as edhe me deklarata pompoze drejtuesish të lartë të Policisë Shtetit se ?krimin e kemi bërë zap, çdo akt kriminal do të ketë ndëshkim?. Kjo demagogji e dalë boje dhe kjo metodë e vjetëruar, ka sjellë situata të favorshme për krimin.
Edhe kriminelët tashmë e dinë dhe janë mësuar me recitimet standarde. Ata e dine se, pas ?aksioneve? të tyre, do të shohin në ekrane zyrtarë të lartë të Ministrisë Brëndshme dhe Policisë Shtetit, duke paralajmëruar ?identifikimin dhe kapjen e kriminelëve?. Qytetarët tmerrohen nga atentatet, nga vrasjet, nga tritoli dhe aktet e tjera kriminale, nga Shkodra deri në Sarandë, dhe policia sërish reciton versionet e trashëguara në komunikimin me mediat dhe qytetarin. Revanshin e krimit pranojnë edhe drejtuesit e uniformave blu, edhe ata nën zë thonë se ?situata ka marrë për keq?. Dhe jo vetëm kaq.
Vetëm për vitin 2017, numri dhe fuqia e krimeve është rritur ndjeshëm. Plagosjet nuk janë në evidencë fare. Më të shqetësuarit, më të frikësuarit dhe më të tmerruarit nga këto akte kriminale që nuk po ndalen as në qendrat e qyteteve tona, janë qytetarët e thjeshtë. Qytetarët shprehen se ? kemi frikë të afrohemi dhe ulemi edhe në lokale , nuk dihet çfarë ndodh, ecim me frikë rrugëve, krimi mund të godasë objektivin e tij, por mund ta pësojmë edhe ne?.
Qytetarët nuk ndjehen të sigurtë për jetën, pronën e tyre, ata nuk ndjehen të sigurtë në banesat e tyre në lokale dhe tregje, madje as në qendra qytetesh. Dhe si për ironi të fatit, sa herë ndodhin krime të tilla makabre, policia ose nuk gjendet fare në patrullim, ose gjendet e strukur diku pas rrugicave me pretendimin ?jemi me shërbim?. Duket sikur krimi ka organizim më perfekt, ndërlidhje më perfekte, dhe transport më perfekt. Krimi ndodh në qendra qytetesh, kriminelët arrijnë të largohen qetësisht përmes bulevardeve dhe rrugëve dalëse me mjetet e tyre, i braktisin ato, dhe policia gjen vetëm gëzhojat dhe makinat e braktisura. Specialistët e kriminalistikës thonë se ?revanshi i krimit lidhet me dobësimin e forcës goditëse të policisë, gjithmonë që ajo bie, krimi ngre krye dhe godet pa mëshirë?. Revanshi i krimit nuk ndalet, dhe as ka shanse të ndalet. Sot krimi dirigjohet nga specialistë të krimit, ata kanë struktura të mirëfillta, kanë sistemin e tyre të ndërlidhjes, bizneset e tyre, shefat e tyre, bazat e tyre. Gjithçka e ngritur në sistem, ndaj dhe revanshin e tyre nuk e ndal as policia.
Ajo për të cilën sot shqiptarët duhet të kërkojnë me ngulm nga kjo qeveri duhet të jetë rendi dhe siguria e munguar. Shqipëria çdo vit regjistron qindra të vrarë nga aktet kriminale, kurse policia krahasimet i bën me ?uljen e numrit të vrasjeve nga ky vit, në këtë vit?. Vrasjet sot nuk përbëjnë më alamin për policinë, pasi ato janë kthyer si vjedhjet e xhepave dikur në trena dhe autobuzë, dhe kjo është e tmerrshme. Një punonjës policie u shpreh se ?çdo ditë që marrim turnin, plagosjet dhe vrasjet po i regjistrojmë si ngjarje ordinere, aq të zakonshme janë bërë?.
Po deri kur vendi do të mbetet peng i krimit, deri kur qytetarët do të mbeten peng i pasigurisë për jetën e tyre dhe fëmijëve në rrugë e kudo, deri kur policia do të rrijë strukur rrugicave dhe periferisë ? Gjendja e rënduar e rendit dhe sigurisë është e jashtëzakonshme, ndaj ajo kërkon masa të jashtëzakonshme dhe jo demagogji kryeministrore./CityNews
Nuk kishte si të mungonte mesazhi i ngushëllimit të Presiden...
Edhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka shprehur ngus...
Analisti Andi Bushati ka qenë i ftuar në studion e “News24” ...
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, sot ka depo...
Kjo foto flet sa për 1 000 fjalë për fatin e shqiptarëve, t...
Vetëm 3 ditë më parë një seri aksidentesh ndodhën në Qafë Th...
Ndër dhjetra e qindra reagime në rrjete sociale e jo vetëm, ...
Mbi 100 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur është bila...
Këtë të enjte hasje ngado si titull kryesor të mediave një v...
Pas krimit që tronditi Tiranën, ku gjyqtarja Fildes Hafizi ...
Një aksion ‘i fortë’ i policisë së Sarandës ka bërë të mundu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehu...
Pak orë nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin shqiptar, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur hid...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Edi Ramën, pas lajm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar në r...
Fadil Kasemi, 53 vjeç, ekzekutoi në mënyrë barbare ditën e s...
Të tjera detaje vijnë nga krimi makabër që tronditi kryeqyte...
Një djalë i ri ka zbuluar se cila është e dashura e të atit ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur tepër e re...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...