Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Raportohet për 235 viktima, mijëra të plagosur
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
Policia rumune ndali para pak ditësh një gomone me migrantë ilegalë. Duket se Deti i Zi po shihet si alternativë e re nga kontrabandistët pas vështirësimit të itinerarit të Mesdheut.
Në vjeshtën e vitit 2015, Bashkimi Europian vendosi shpërndarjen e 160.000 refugjatëve nga strehimoret e refugjatëve në Itali dhe Greqi. Rumania, ashtu si shtetet e Vishegradit, Polonia, Hungaria, Çekia e Sllovakia – në fillim rezistoi kundër një kuote të refugjatëve, por më vonë pranoi të merrte refugjatë në bazë të kapaciteteve të saj.
Në bazë të mekanizmit të shpërndarjes, ky vend duhet të merrte 6.300 refugjatë, më vonë u fol për 4.000 vetë, tani duhet të vijnë në Rumani vetëm 2000 refugjatë nga Italia e Greqia. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm rumun, Teodor Melescanu në një intervistë për televizionin. Deri më tani ky vend ka pranuar 710 migrantë kryesisht nga Siria, Iraku dhe Jemeni. Rumania nuk bën pjesë në vendet e dëshiruara nga refugjatët, por pas deklaratës së ministrit Melescanu kjo mund të ndryshojë.
Rrugë e rrezikshme përmes Detit të Zi
Brenda javës së kaluar ka pasur dy përpjekje për të sjellë refugjatë nga Turqia ilegalisht përmes Detit të Zi. Më 20 gusht roja bregdetare rumune ndaloi një gomone me 50 migrantë. Një javë më parë një varkë e motorizuar me 69 irakianë u ndalua në brigjet e Detit të Zi. Shumica e refugjatëve ishin minorenë.
Nuk është hera e parë që përmes Detit të Zi vijnë refugjatë në BE. Që në shtator 2014 policia rumune ndali një gomone me 132 refugjatë, një vit më vonë 68 refugjatë të tjerë që kërkonin të hynin ilegalisht në Rumani.
Presidenti rumun, Klaus Iohannis në një intervistë televizive ishte shprehur një vit më parë, se Rumania do të pranojë një numër të caktuar refugjatësh, por do t’i mbrojë me sukses kufijtë e saj ndaj refugjatëve. “Ka pasur përpjekje nga grupet e refugjatëve që të vijnë nga Serbia në Rumani dhe më pas të vazhdojnë drejt Europës, por këtë ne arritëm ta ndalim. Po kështu do të ndalim edhe ata që duan të vijnë përmes Detit të Zi”, ka thënë Iohannis. Sipas presidentit rumun Deti i Zi është shumë më i pakapërcyeshëm se Deti Mesdhe.
Edhe Bullgaria i trembet fluksit të refugjatëve
Por situata duket se ka ndryshuar muajt e fundit. Në dëshpërimin e tyre njerëzit janë të gatshëm të marrin përsipër edhe rrugë më të rrezikshme, si përmes Detit të Zi. Me sa duket pas mbylljes së itinerarit të Egjeut, atij të Ballkanit dhe bllokimit në Mesdhe, kontrabandistët duket se janë të gatshëm të përdorin si alternativë edhe Detin Mesdhe.
Nëse Deti i Zi kthehet në një itinerar të ri, kjo nuk mund të prekë vetëm Rumaninë, por edhe Bullgarinë me një fluks të ri refugjatësh. Qeveria në Sofje ka ndërmarrë hapa konkretë kundër migracionit ilegal. Një gardh me gjemba ndan gati të gjithë kufirin me Turqinë. 600 ushtarë dhe trupa, së bashku me drone do të angazhohen për të ndalur refugjatët të vijnë në Europë. Ende nuk ka plane se si do të mbrohej Bullgaria e Rumania kundër migrantëve ilegalë. Por pritet që edhe ky itinerar të bllokohet shpejt e refugjatët sërish do të kërkojnë rrugë të reja për të ardhur në Europë./DW
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë alarmin në lidhje me s...
Pronari i Omega Pharma Group-kompania e ndaluar me vendim të...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka reagua...
Kafenetë Starbucks kanë vendosur Wi-Fi-n më të shpejtë që mu...
Kryeministri Edi Rama do të prezantojnë qeverinë e re këtë t...
Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar sërish situa...
Serialet turke kanë pushtuar botën duke u ndjekur nga një nu...
Policia e Korçës ka dhënë detaje nga zjarri i rënë pasditen ...
Ish-deputetja e Partinë Demokratike, Majlinda Bregu, ka falë...
Karabinierët e Novarrës arrestuan 43 vjecarin shqiptar me i...
Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj,...
Pak çaste më përpara është përfshirë nga flakët një banesë d...
Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha dhe ish-ambasadori...
Karabinierët italianë arrestuan në Frascati, zonë në perifer...
Policia italiane është përplasur ditëne sotme me emigrantë ...
Në Shqipëri policia njoftoi sot se pas sulmeve terroriste në...
Një raport i policisë dhe prokurorisë holandeze ka nxjerrë n...
Disa ditë më parë rreth 50 dasmorë përfunduan në spitalin e ...
Stacey Dooley, një gazetare hulumtuese nga Londra udhëtoi në...
U duk sikur përballë tij ishin ulur kundërshtarë dhe jo bash...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...