web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A u helmuan dasmorët në Shijak?/ Dalin përgjigjet e analizave

24 Gusht 2017, 14:14, Aktualitet CNA

Disa ditë më parë rreth 50 dasmorë përfunduan në spitalin e Durrësit, me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë.

Në fillim u dyshua si një helmim për shkak të ushqimit që kishin konsumuar gjatë dasmës, por pas analizave toksikologjike të kryera nga AKU, dyshimi ra poshtë.

Kryeinspektoria e Inspektoriatit Shëndetësor, Xhaneta Saliu ka deklaruar se fakti që dasmorët që janë ndjerë keq nuk ka të bëjë me një helmim ushqimor.

Nga ana tjetër, vetë pronari i lokalit ku u zhvillua dasma, Durim Kapo ka thënë në një intervistë për ?Neës24? se iu duk e pabesueshme kur mori vesh se dasmorët mund të ishin helmuar nga ushqimi.

Më tej, ai ka sqaruar se mbase shkak për përkeqësimin e shëndetit të tyre mund të ketë qenë kondicioneri, i cili ishte 2-3 gradë poshtë normales./CityNews

 





Lajmet e fundit nga