web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Artur AJAZI/ Shteti përgjithmonë në krizë

24 Gusht 2017, 11:41, Aktualitet CNA

Ajo që çdo njëri nga ne konstaton  dukshëm në jetën e përditshme, është  veç  të tjerave edhe fakti tronditës që na cfilit,  dhe na ka bërë mosbesues, pasi  shteti  duket sikur ndodhet në një krizë të thellë të përjetshme. Kjo  duket  dhe preket nga  ne që jetojmë  përgjatë  gjithë vitit  këtu, për  emigrantin kur  shkel  sapo zbret  nga avioni apo trageti, apo edhe për ata që vijnë përmes doganave tona të përfolura  me rrugë tokësore. Shqipëria  ka kohë (mbi 27 vjet) që  ndodhet  në  krizë të thellë  institucionale, politike dhe shoqërore, një krizë e cila ka sjellë çdo ditë  probleme serioze të kthyera në  makth  për  jetën tonë.

Kriza  ka përfshirë individin dhe shtetin, në  krizë  gjendet e  tashmja  dhe e ardhmja  jonë e përbashkët.  Asnjë strukturë  e  shtetit  nuk  ka mbetur jashtë  kësaj krize  e cila ka shtrirje   shumëdimensionale, ekonomike, politike, institucionale, morale, kulturore, identitare, fetare shoqërore  etj. Në  krizë ndodhet  gjyqsori, legjislativi, media, familja, arsimi , shëndetsia, shoqëria  civile  duke  u futur  në një rreth vicioz  zinxhir që mund të paralizojnë  shtetin. Shqiptarëve  shteti  u mungon sot  në rrugë, në sportele, në institucione, në vendin e punës, në familjet e tyre, jashtë kufijve  gjeografikë.

Reputacioni  dhe kredibiliteti  i institucioneve të shtetit  ka  kohë  që është  vënë në  pikëpyetje.  Shteti shqiptarëve ka lindur  para 100 e ca vitesh, ka vazhduar  me kongrese , kryengritje, më tej me  Ahmet Zogun, i cili pas largimit nga Shqipëria erdhi sërish  me një forcë ushtarake  jugosllave për të shijuar ambiencjen e tij për të bërë shtetin. Konferenca e Ambasadorëve i njohu Shqipërisë  kufijtë e vitit 1913, dhe ne u bëmë anëtarë  të  Lidhjes së Kombeve. Shteti  i shqiptarëve vazhdoi me Enver Hoxhën, për 45 vjet, pastaj  vendi  përjetoi  ndryshimin e sistemit politik, dhe shteti  sërish përjetoi  rënie dhe ngritje  të shpeshta.

Kanë kaluar mbi 100 e ca vjet, por shqiptarët  ende edhe sot nuk kanë  mësuar  asgjë  nga historia, ata  ende edhe  sot nuk  dinë, dhe nuk  duan ta bëjnë shtetin e tyre. Kriza  globale,  dhe sidomos  kriza  ku gjenden  sot  institucionet e  këtij vendi,  rrezikojnë  paralizimin e  shtetit  ligjor,  dhe po  zbeh  aspiratën e shumicës së shqiptarëve për  të hyrë  në Europë. Kjo situatë, ka rrënuar  ekonomikisht  shumicën e shqiptarëve, dhe ulur  kredibilitetin e vendit  tonë  tek partnerët  ndërkombtarë. Kjo ka shkaktuar  tek  shqiptarët,  humbjen e besimit tek  klasa politike, e cila sot është e damkosur  si  e korruptuar.

Kjo klasë politike, e mbërthyer nga injoranca, mungesa e vizionit  politik, moral, dhe e zhytur  në  korrupsion, ka  shkatërruar  zinxhirin  e funksionimit  të  shtetit. Ka dy dekada që politika shqiptare, po ndrydh dhe shkatërron ëndërrat e shqiptarëve, dhe me paturpësi, me dogma  dhe fjalime  demagogjike,  mundohet  të  mbijetojë. Çdo njeri  nga ne, ka sot nevojë më shumë se kurrë për shtetin, për  ndihmën e tij, për tu ndjerë mirë në vendin e punës, në sigurinë e jetës, në të ardhmen e fëmijëve, për të besuar dhe jetuar  më mirë.

Ka mbi 27 vjet, që shqiptarët  kanë patur  rastin të provojnë politikanë,  liderë,  kryetarë  partish e kryetarë shteti,  kryeministra dhe ministra, deputetë e kryetarë bashkish,  qeveritarë dhe opozitarë, të cilët u kanë  shkaktuar  zhgënjime të mëdha. Për afro 45 vjet, ne të mësuar me  ?partinë ? shtet? dhe  dhe liderin e përjetshëm, me ndërgjegje  lejuam dhe krijuam modelin e  një klase  politike arrogante,  fuqiplotë, të pakontrollueshme  në metodat  për  të marrë  e për  të mbajtur  pushtet me çdo  çmim, e duke mos bërë kurrë shtet.

Një  parti  politike, që nuk është demokratike  brenda saj, nuk është e aftë për  qytetarët e  saj, dhe për të bërë shtetin. Fakti është se, shtetin  nuk mund ta bëjnë ata që krijuan  partinë-shtet, e duke krijuar  një  piramidë  mendimi e veprimi, pa asnjë parim, aspirat, e moral. Në Shqipëri, politika ka  mbi dy dekada  që sillet keq,  pa vizion, pa  ide, por duke  sunduar  gjoja  ?në  emër  të qytetarëve? e duke mos  bërë kurrë  shtet. Shoqëria  shqiptare duhet  të  gjejë forcë  e aftësi të dalë mbi amullinë e tranzicionit dhe të shohë përpara, të flakë  modelet e dështuara, dhe të  krijojë  qasje drejt  atyre  që premtojnë  një politikë europeiste, për të ngritur dhe forcuar  shtetin e munguar./CityNews





Lajmet e fundit nga