web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama mbledh ambasadorët/ Puna e gjithsecilit do të  vlerësohet në bazë të kontributeve reale

24 Gusht 2017, 09:19, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka folur pak minuta më parë gjatë një takimi të zhvilluar me ambasadorët te ministria e Jashtme.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se shërbimi i jashtëm kërkon organizim dhe në këtë drejtim ka shumë për të bërë.

Gjithashtu, ai ka shtuar se puna e shefit të ri të diplomacisë shqiptare do të matet çdo vit, duke marrë parasysh shkëmbimet tregtare dhe si do të përmirësohet roli i shërbimit të jashtëm.

?Ekonomia e vendit është një fushë që minsitria e jashtme nuk mund ta kosiderojë jashtë sferës së përgjegjesive. Edhe unë kam përgjegjësitë e mija për një dobësi kaq të rëndë. Është e domosdoshme një qasje radikalisht e re dhe na duhen njerëz të aftë për ta përballuar me dinjitet këtë sfidë. Puna  e shefit të ri të diplomacisë shqiptare do të matet çdo vit. Puna e tyre do të vlerësohet me sa dhe si do përmirësohet roli i shërbimit të jashtëm si edhe me sa ka ndikuar diplomacia në shkëmbimet tregtare. Puna e gjithsecilit do të  vlerësohet në bazë të kontributeve reale. Duhet qartësi dhe bashkëpunim me shërbimin e jashtëm, pasi ky i fundit ka nevojë për organizim?, deklaroi Rama./CityNews





Lajmet e fundit nga